{"id":80031,"date":"2020-05-01T13:22:11","date_gmt":"2020-05-01T11:22:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/peshqeshi-i-kck-mbi-lungomare-u-ndertua-me-firmen-e-edi-rames\/2020\/05\/01\/"},"modified":"2020-05-01T13:22:11","modified_gmt":"2020-05-01T11:22:11","slug":"peshqeshi-i-kck-mbi-lungomare-u-ndertua-me-firmen-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/peshqeshi-i-kck-mbi-lungomare-u-ndertua-me-firmen-e-edi-rames\/2020\/05\/01\/","title":{"rendered":"\u2018Peshqeshi i K\u00c7K\u2019 mbi Lungomare u nd\u00ebrtua me firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt e Vlor\u00ebs ishin t\u00eb mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimit t\u00eb qarkullimit, nj\u00eb ekskavator u shfaq n\u00eb Lungomare dhe pasi shkuli nj\u00eb palm\u00eb, hapi nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb re nd\u00ebrtimi mbi asfalt n\u00eb mbr\u00ebmjet mes 20 dhe 25 prillit.<\/p>\n<p>Arnimi i Lungomares p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb karburanti u prit me zem\u00ebrim nga qytetar\u00ebt vlonjat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt protestuan m\u00eb 27 prill kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjes, pavar\u00ebsisht ndalimit t\u00eb grumbullimeve si pasoj\u00eb e epidemis\u00eb s\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb skandal. U hodh\u00ebn miliona euro dhe nd\u00ebrtimi zgjati aq shum\u00eb sa bizneset [p\u00ebrreth] falimentuan. E si mund t\u00eb shkat\u00ebrrohet kjo pron\u00eb publike si pa asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs e nat\u00ebs?!Dhe kur?\u201d pyet i revoltuar Ervin Sota, pronar i nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi disa blloqe m\u00eb posht\u00eb sh\u00ebtitores.<\/p>\n<p>Kantieri n\u00eb Lungomare kishte p\u00ebr q\u00ebllim nd\u00ebrtimin e nj\u00eb tende p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb karburanti, q\u00eb ndryshe nga qindra biznese t\u00eb tjera n\u00eb zon\u00eb, i mbijetoi val\u00ebs s\u00eb prishjeve dhe shpron\u00ebsimeve t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>Zem\u00ebrimit t\u00eb qytetar\u00ebve, kryeministri Edi Rama iu p\u00ebrgjigj me akuza ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi karburantin \u201cnj\u00eb peshqesh t\u00eb K\u00c7K\u201d n\u00eb replikat me ndjek\u00ebsit e tij n\u00eb Facebook. Por ndryshe nga pretendimi, BIRN zbuloi se Rama e firmosi arnimin e Lungomares n\u00eb favor t\u00eb karburantit t\u00eb nj\u00eb ish-gjyqtari t\u00eb shkarkuar nga vetingu- pjes\u00eb e grupit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ai i ironizon si \u201c<a href=\"\/?p=66161\">organizata K\u00c7K<\/a>\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se karburanti n\u00eb Lungomare \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb ish-gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, <a href=\"\/?p=51104\">Shk\u00eblzen Selimi<\/a> dhe kompanis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb hidrokarbureve n\u00eb vend, \u201cKastrati\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Kryeministri e firmosi lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb tend\u00ebs n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit n\u00eb maj 2019; vet\u00ebm pak muaj pasi familja Selimi e shiti gjysm\u00ebn e pron\u00ebs te kompania \u201cKastrati\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Ortak\u00ebria e ish-gjyqtarit Selimi me kompanin\u00eb \u201cKastrati\u201d nuk \u00ebsht\u00eb ndryshimi i vet\u00ebm q\u00eb i parapriu nd\u00ebrhyrjes n\u00eb Lungomare. BIRN m\u00ebsoi gjithashtu se bashkia e Vlor\u00ebs i k\u00ebrkoi kompanis\u00eb belge t\u00eb modifikonte projektin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb vend karburantit n\u00eb Lungomare, nd\u00ebrsa i dha objektit edhe 58 m2 hap\u00ebsir\u00eb publike me qira.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtari Shk\u00eblzen Selimi mohoi akuzat se nd\u00ebrtimi i tend\u00ebs ishte abuziv, nd\u00ebrsa i tha BIRN se karburanti i tij i mbijetoi shpron\u00ebsimit, pasi fitoi nj\u00eb betej\u00eb gjyq\u00ebsore kund\u00ebr K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe nga bizneset e tjera q\u00eb hesht\u00ebn dhe e pranuan shpron\u00ebsimin, un\u00eb e godita procesin si t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe e kam shpallur t\u00eb pavlefsh\u00ebm,\u201d tha Selimi.\u00a0 \u201cKarburantin nuk e kam b\u00ebr\u00eb tani, ka qen\u00eb aty q\u00eb nga viti 2000. Un\u00eb e bleva n\u00eb vitin 2013,\u201dshtoi ai.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku i Vlor\u00ebs, Dritan Leli i tha BIRN se nd\u00ebrhyrja n\u00eb sh\u00ebtitore ishte e detyruar p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb mund\u00ebsive ligjore t\u00eb shpron\u00ebsimit. Leli nuk komentoi arsyet se pse i dha karburantit edhe 58 m2 hap\u00ebsir\u00eb publike me qira.<\/p>\n<p>Edhe kryeministri Edi Rama e mbrojti nd\u00ebrhyrjen n\u00eb Lungomare t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPika e karburantit ka qen\u00eb atje dhe thjesht po kthehet nga nj\u00eb zhele e mbetur mbi rrug\u00eb, n\u00eb nj\u00eb objekt t\u00eb integruar me projektin nga vet\u00eb arkitekti belg i Lungomares,\u201d u tha Rama ndjek\u00ebsve n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p><strong>Beteja ligjore p\u00ebr karburantin \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sh\u00ebtitorja n\u00eb bregdetin e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb projekti \u201cflamur\u201d i Rilindjes Urbane dhe ka kushtuar deri m\u00eb tani rreth <a href=\"\/?p=65196\">15.5 milion\u00eb euro<\/a>. Projekti kryesor prej 9.4 milion\u00eb eurosh u financua nga fondet IPA t\u00eb Bashkimit Europian, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr nga qeveria shqiptare, p\u00ebrmes Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb shpron\u00ebsimet, fatura e Lungomares llogaritet n\u00eb rreth 30 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, qeveria rrafshoi me dhjetra nd\u00ebrtesa, lokale dhe restorante t\u00eb nd\u00ebrtuara pran\u00eb vij\u00ebs s\u00eb bregdetit dhe n\u00eb gjurm\u00ebn e Lungomares s\u00eb ardhshme. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative u shemb me eksploziv edhe kompleksi Jon, nd\u00ebrtim i t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb kreut t\u00eb Partis\u00eb Demokratike \u2013 l\u00ebvizje q\u00eb i kushtoi Shqip\u00ebris\u00eb <a href=\"https:\/\/faktoje.al\/tabaku-gjykata-europiane-e-strasburgut-14-milione-euro-demshperblim-per-pronaret-e-ligjshem\/\">13.2 milion\u00eb euro<\/a> n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut.<\/p>\n<p>Karburanti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb ish-gjyqtarit Shk\u00eblzen Selimi dhe babait t\u00eb tij i shp\u00ebtoi k\u00ebsaj vale. Selimi e bleu karburantin n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb atin n\u00eb vitin 2013- kur ishte ende an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Sipas deklaratave t\u00eb tij t\u00eb pasuris\u00eb, prona kushtoi 250 mij\u00eb euro dhe u ble pjes\u00ebrisht me kredi dhe pjes\u00ebrisht me parat\u00eb e fituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2014, qeveria nxorri vendimin p\u00ebr shpron\u00ebsimin p\u00ebr interes publik t\u00eb pasurive q\u00eb prekeshin nga nd\u00ebrtimi i segmetit rrugor Skel\u00eb-Uj\u00eb i Ftoht\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, mes t\u00eb cilave b\u00ebnte pjes\u00eb edhe karburanti i Selimit.<\/p>\n<p>Por gjyqtari nuk e pranoi vendimin dhe e paditi K\u00ebshillin e Ministrave fillimisht n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Selimi i tha BIRN se e paditi procesin e shpron\u00ebsimit, pasi vlera e d\u00ebmshp\u00ebrblimit ishte sa 1\/3 e \u00e7mimit q\u00eb ai kishte paguar p\u00ebr ta bler\u00eb karburantin n\u00eb vitin 2013. Ai shtoi gjithashtu se karburanti i kishte shp\u00ebtuar prishjes, pasi ai kishte fituar nj\u00eb sigurim padie n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Rekordet gjyq\u00ebsore tregojn\u00eb se pas vendimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi iu drejtua me padi edhe Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit- ku punon si gjyqtare bashk\u00ebshortja e tij. M\u00eb 18 n\u00ebntor 2015, Apeli vendosi pranimin e padis\u00eb dhe shfuqizimin e pjessh\u00ebm t\u00eb VKM-s\u00eb p\u00ebr shpron\u00ebsimin e karburantit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Shk\u00eblzen dhe Kujtim Selimit.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2016, qeveria u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj me rekurs n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, por d\u00ebshtoi. Vendimi p\u00ebr mospranimin e rekursit u mor n\u00eb koh\u00ebn kur Selimi ishte ende an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 30 korrik 2018 p\u00ebr \u201clidhje me krimin e organizuar\u201d, vendim i cili u la m\u00eb pas n\u00eb fuqi edhe nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit.<\/p>\n<p>Selimi i mohoi dyshimet n\u00ebse ishte favorizuar p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb tij apo t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike me BIRN, nd\u00ebrsa tha se nuk kishte pasur nj\u00eb trajtim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga bizneset e tjera n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAs un\u00eb as bashk\u00ebshortja nuk kemi marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje,\u201d tha ish-gjyqtari.<\/p>\n<p>Selimi i tha BIRN se vendimi i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit ishte i ngjash\u00ebm me vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut mbi shpron\u00ebsimin e kompleksit \u201cJon\u201d.<\/p>\n<p>\u201cI vetmi ndryshim \u00ebsht\u00eb q\u00eb un\u00eb e godita n\u00eb gjykat\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt hesht\u00ebn dhe e pranuan shpron\u00ebsimin,\u201d tha Selimi.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtari kund\u00ebrshtoi gjithashtu iden\u00eb se mund t\u00eb kishte p\u00ebrfituar nga qeveria. \u201cUn\u00eb nuk kam qen\u00eb dakord me k\u00ebt\u00eb qeveri apo me Edi Ram\u00ebn, q\u00eb e konsideroj n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shkarkimin nga gjykata,\u201d tha Selimi duke iu referuar lejes p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tend\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ortak\u00ebria me kompanin\u00eb \u201cKastrati\u201d <\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb shpron\u00ebsuar ish-gjyqtarin Shk\u00eblzen Selimi dhe baban\u00eb e tij u pranua edhe nga kryebashkiaku i Vlor\u00ebs, <a href=\"\/?p=63254\">Dritan Leli<\/a>. Ai tha se kur shpron\u00ebsimi nuk u arrit, bashkia vendosi t\u00eb ndryshonte projektin, q\u00eb ky t\u00eb p\u00ebrshtatej m\u00eb mir\u00eb me karburantin q\u00eb mbeti si pjes\u00eb e rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Leli i tha BIRN se i ishin drejtuar studios belge q\u00eb b\u00ebri projektin e Lungomares dhe ata kishin propozuar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb tende mbi karburantin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet ku ligj\u00ebrisht nuk u gjet nj\u00eb zgjidhje, i k\u00ebrkuam projektuesit belg t\u00eb Lungomares t\u00eb\u00a0 p\u00ebrshtaste nj\u00eb projekt, i cili do t\u00eb ta b\u00ebnte stacionin e karburantit m\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn publike,\u201d tha Leli. Por ai nuk komentoi dh\u00ebnien me qira t\u00eb pron\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se qeveria dhe bashkia e Vlor\u00ebs ndryshuan mendje p\u00ebr objektin pasi kishin kaluar dy vjet nga d\u00ebshtimi i rekursit n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb mb\u00ebrrihej n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Kujtim Selimi, babai i ish-gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, i shiti n\u00eb janar 2019 pjes\u00ebn e tij t\u00eb pron\u00ebs kompanis\u00eb \u201cKastrati\u201d.<\/p>\n<p>Pes\u00eb muaj pas shitjes s\u00eb aksioneve, <a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/6816\">K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit<\/a>, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb \u201cKastrati\u201d miratoi lejen p\u00ebr rikonstruksionin e karburantit. Po ashtu u miratua edhe leja p\u00ebr t\u00eb ndryshuar projektin e Lungomares, duke i shtuar nj\u00eb tend\u00eb n\u00eb form\u00eb kryqi mbi projektin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KKT-s\u00eb thuhet gjithashtu se karburanti merr 58 metra katror\u00eb me qira nga Bashkia e Vlor\u00ebs, q\u00eb do p\u00ebrdoreshin p\u00ebr struktur\u00ebn e re.<\/p>\n<p>P\u00ebr aktivist\u00ebt q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb lejimin e karburantit n\u00eb sh\u00ebtitore, vendimi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb atij edhe hap\u00ebsir\u00eb publike n\u00eb dispozicion \u00ebsht\u00eb abuzim. Deri t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, <a href=\"https:\/\/secure.avaaz.org\/en\/community_petitions\/keshilli_kombetar_i_territorit_te_shqiperise_te_mos_ndertohet_karburanti_ne_shetitoren_buze_detit_vlore_lungomare\/?rc=fb&amp;utm_source=sharetools&amp;utm_medium=facebook&amp;utm_campaign=petition-985520-te_mos_ndertohet_karburanti_ne_shetitoren_buze_detit_vlore_lungomare&amp;utm_term=MTgtqb%2Ben\">nj\u00eb peticion online<\/a> p\u00ebr t\u00eb ndaluar nd\u00ebrtimin u n\u00ebnshkua nga mbi 1700 persona.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta na qenk\u00ebrkan t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelurit, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur vlonjat\u00ebt detyrohen t\u00eb mbyllen brenda, shkat\u00ebrrojn\u00eb pron\u00ebn publike si grabit\u00ebs pirat\u00eb,\u201d tha Ervin Sota, pjestar i protest\u00ebs s\u00eb 27 prillit.<\/p>\n<p>Edhe aktivisti Arben Abazi e konsideron abuzive p\u00ebrfitimin e pron\u00ebs publike.<\/p>\n<p>\u201cAi karburant \u00ebsht\u00eb nj\u00eb min\u00eb me sahat posht\u00eb nj\u00eb pallati q\u00eb ka banor\u00eb dhe n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb\u00a0 sh\u00ebtitoreje t\u00eb populluar,\u201d tha Abazi p\u00ebr BIRN. Abazi u shoq\u00ebrua dy her\u00eb nga Policia e Vlor\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb organizimit t\u00eb protest\u00ebs dhe thyerjes s\u00eb karantin\u00ebs, duke shkelur rregullat e qarkullimit.<\/p>\n<p>Florian Brahimaj, nj\u00eb prej nism\u00ebtar\u00ebve t\u00eb peticionit online, i tha BIRN po ashtu se nd\u00ebrhyrja c\u00ebnonte korsin\u00eb e bi\u00e7ikletave dhe se tanim\u00eb, trotuari p\u00ebrfundonte brenda karburantit.<\/p>\n<p>\u201cNuk duhej t\u00eb lejohej karburanti si lloj biznesi (n\u00eb Lungomare), pasi Lungomare \u00ebsht\u00eb segment me\u00a0 akses qarkullimi t\u00eb kufizuar p\u00ebr pasoj\u00eb ligji nuk e lejon\u201d, tha Brahimaj. Ai tha se ata do t\u00eb k\u00ebrkonin q\u00eb leja t\u00eb pezullohej dhe q\u00eb sh\u00ebtitorja t\u00eb rikthehej n\u00eb gjendjen e saj t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimet e protestuesve ran\u00eb megjithat\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr. Dy dit\u00eb pas protest\u00ebs, nd\u00ebrtimi i tend\u00ebs pothuajse ka p\u00ebrfunduar, nd\u00ebrsa rrethimi \u00ebsht\u00eb hequr. Puna n\u00eb objekt po vazhdon p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb funksion t\u00eb pompave t\u00eb karburantit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt e Vlor\u00ebs ishin t\u00eb mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimit t\u00eb qarkullimit, nj\u00eb ekskavator u shfaq n\u00eb Lungomare dhe pasi shkuli nj\u00eb palm\u00eb, hapi nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb re nd\u00ebrtimi mbi asfalt n\u00eb mbr\u00ebmjet mes 20 dhe 25 prillit. Arnimi i Lungomares p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb karburanti u prit me zem\u00ebrim nga qytetar\u00ebt [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":80032,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[1473,829,415,473],"tags":[2193,980,2004,867,1133,1288,883,1438,1137,2434,1140,1613,1118,721,761,851,852,103,2413,1147,1149,887,1542,112,118,1607,1152,1334,1780,885,2435,1664,2168,1294,259,1350,804,223,420,891],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ilustrim-Lungomare-566x400-1.jpg","fifu_image_alt":"Ilustrim nga Jurgena Tahiri","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80031"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80031"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80031\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80032"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}