{"id":80033,"date":"2020-03-06T17:23:20","date_gmt":"2020-03-06T16:23:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hoteli-me-5-yje-ne-barcelone-u-pagua-2-here-nga-fusha-dhe-bashkia-e-tiranes\/2020\/03\/06\/"},"modified":"2026-04-25T12:36:18","modified_gmt":"2026-04-25T10:36:18","slug":"hoteli-me-5-yje-ne-barcelone-u-pagua-2-here-nga-fusha-dhe-bashkia-e-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hoteli-me-5-yje-ne-barcelone-u-pagua-2-here-nga-fusha-dhe-bashkia-e-tiranes\/2020\/03\/06\/","title":{"rendered":"Hoteli me 5 yje n\u00eb Barcelon\u00eb u pagua 2 her\u00eb &#8211; nga Fusha dhe Bashkia e Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Tiran\u00ebs iu drejtua gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pushimin e hetimit ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen se p\u00ebrfituan pagesa nga biznesmeni Shk\u00eblqim Fusha p\u00ebr q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb nj\u00eb hotel me 5 yje n\u00eb Barcelon\u00eb n\u00eb qershor 2018.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr pushim u nd\u00ebrmor vet\u00ebm 3 muaj pas regjistrimit t\u00eb nj\u00eb procedimi penal me akuzat e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe korrupsionit, pas publikimit n\u00eb media t\u00eb nj\u00eb fature t\u00eb paguar nga karta personale e biznesmenit Fusha p\u00ebr llogari t\u00eb n\u00ebnkryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, Arbjan Mazniku.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga konkluzioni i Prokuroris\u00eb, dokumentet hetimore t\u00eb siguruara nga BIRN ngrejn\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb dyfishta mbi seriozitetin e hetimit dhe zyrtar\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u2013t\u00eb cil\u00ebt rezultojn\u00eb se jo vet\u00ebm p\u00ebrfituan q\u00ebndrimin n\u00eb hotel nga Fusha, por p\u00ebrfituan edhe rimbursim p\u00ebr kostot e akomodimit n\u00eb Barcelon\u00eb nga arka e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ceremonia e ndarjes s\u00eb \u00e7mimit \u201cEuropean Prize for Public Urban Space\u201d u zhvillua m\u00eb 20 qershor n\u00eb Barcelon\u00eb dhe Bashkia e Tiran\u00ebs u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb k\u00ebt\u00eb event nga nj\u00eb delegacion prej 5 vetash.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb kryetari i Bashkis\u00eb, Erion Veliaj, n\u00ebnkryetari Arbjan Mazniku, drejtori i Planifikimit Urban, Ditjon Babo\u00e7i, drejtori i Sh\u00ebrbimeve Mb\u00ebshtet\u00ebse, Fatjon Sallaku dhe dy p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb Medias, Denis Dedej dhe Luis Tanushi. Drejt Barcelon\u00ebs udh\u00ebtuan m\u00eb 19 qershor edhe biznesmeni Fusha dhe djali i tij, me ftes\u00eb t\u00eb projektuesit belg t\u00eb sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryebashkiaku Veliaj u akomodua n\u00eb hotelin \u201cAlma Barcelona\u201d nga organizator\u00ebt e eventit, dokumentet tregojn\u00eb se Mazniku e Babo\u00e7i zgjodh\u00ebn t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hotel me kryetarin fal\u00eb bujaris\u00eb s\u00eb biznesmenit Fusha, i cili e pagoi fatur\u00ebn e q\u00ebndrimit t\u00eb tyre p\u00ebr dy net\u00eb me nj\u00eb vler\u00eb prej 1816 euro n\u00eb total.<\/p>\n<p>Pas kthimit n\u00eb Tiran\u00eb, Mazniku dhe Babo\u00e7i u rimbursuan edhe nga arka e Bashkis\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebr shpenzimet e hotelit me 1465 euro n\u00eb total.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre p\u00ebr Prokurorin\u00eb, Mazniku dhe Babo\u00e7i n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe biznesmeni Fusha n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr dhan\u00eb deklarime kontradiktore p\u00ebr rrethanat e pages\u00ebs s\u00eb hotelit nga ky i fundit. Por n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb, d\u00ebshmia e biznesmenit Fusha konsiderohet si \u201cversioni zyrtar\u201d i historis\u00eb, duke shkarkuar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia zyrtar\u00ebt e kall\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Mazniku dhe Babo\u00e7i pretenduan gjithashtu para Prokuroris\u00eb se ia kthyen parat\u00eb e hotelit Fush\u00ebs n\u00eb cash, pas mb\u00ebrritjes s\u00eb tyre n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN p\u00ebr p\u00ebrfitimin e dyfisht\u00eb t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb hotelit, Mazniku tha se nuk kishte koment, pasi sipas tij \u201c\u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb ezauruar n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKur flet drejt\u00ebsia, t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb heshtin,\u201d tha Mazniku p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi. Ditjon Babo\u00e7i nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr koment nga BIRN.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj nuk i shpjegoi kontradiktat e hetimit n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike me BIRN.<\/p>\n<p>\u201cProkurori nuk mbyll hetime, por i b\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb gjykat\u00ebs. Presim nj\u00eb verdikt t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00ebse k\u00ebrkesa jon\u00eb p\u00ebr pushimin e procedimit do t\u00eb vler\u00ebsohet apo jo e drejt\u00eb,\u201d tha Imeraj.<\/p>\n<p>Vendimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr pushimin e hetimit shihet me dyshim nga Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit, e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kall\u00ebzuesit.<\/p>\n<p>\u201cKemi dyshime p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr mbylljen e hetimit,\u201d tha Adriana Kalaja, p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Aleanc\u00ebs p\u00ebr BIRN. \u201cMendojm\u00eb q\u00eb hetimet me nd\u00ebrhyrje nuk jan\u00eb t\u00eb plota dhe ne nuk jemi thirrur p\u00ebr t\u2019u pyetur nga Prokuroria,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>\u201cNuk kishte dhoma, ndaj u dhash\u00eb t\u00eb miat\u201d <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ceremonin\u00eb e ndarjes s\u00eb \u00e7mimit \u201cEuropean Prize for Urban Public Space\u201d m\u00eb 20 qershor 2018 n\u00eb Barcelon\u00eb, projekti i sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, i zbatuar nga kompania Fusha sh.p.k, fitoi \u00e7mimin e par\u00eb. Fusha Sh.p.k \u00ebsht\u00eb kontraktori m\u00eb i madh i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs prej koh\u00ebs q\u00eb ky institucion drejtohet nga Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Suksesi i Bashkis\u00eb n\u00eb Barcelon\u00eb u mjegullua megjithat\u00eb n\u00eb gusht 2019 nga publikimi n\u00eb portalin JOQ i nj\u00eb fature hoteli t\u00eb paguar nga karta personale e biznesmenit Fusha p\u00ebr llogari t\u00eb Maznikut.<\/p>\n<p>Ngjarja u denoncua si \u201ckonflikt i past\u00ebr interesi\u201d nga Partia Demokratike n\u00eb opozit\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs mb\u00ebrrit\u00ebn dy kall\u00ebzime paralele p\u00ebr hetimin e \u00e7\u00ebshtjes, nj\u00eb nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe i dyti nga Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb tre muajve t\u00eb hetimit, prokuror\u00ebt Elisabeta Imeraj dhe Alket Mersini administruan procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiran\u00ebs p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb aktivitetit si dhe d\u00ebshmit\u00eb e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Urdhrat e sh\u00ebrbimit tregojn\u00eb se Bashkia shpenzoi mbi 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe 590 euro p\u00ebr bileta avioni, pagesa hoteli dhe dieta p\u00ebr pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e delegacionit- me p\u00ebrjashtim t\u00eb hotelit t\u00eb Veliajt q\u00eb rezulton i paguar nga organizator\u00ebt.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e Bashkis\u00eb u ndan\u00eb n\u00eb dy hotele gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tyre n\u00eb Barcelon\u00eb: Veliaj, Mazniku dhe Babo\u00e7i u akomoduan n\u00eb hotel Alma \u2013vet\u00ebm disa hapa larg bulevardit kryesor \u201cPasseig de Gr\u00e0cia\u201d, nd\u00ebrsa tre punonj\u00ebsit e tjer\u00eb n\u00eb hotelin \u201cAstoria\u201d.\u00a0 Biznesmeni Fusha dhe djali i tij rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb hotelin \u201cMajestic\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre p\u00ebr Prokurorin\u00eb, Mazniku dhe Babo\u00e7i mohuan q\u00eb t\u00eb ishin n\u00eb dijeni se dhomat e hotelit t\u00eb tyre p\u00ebr 19 dhe 20 qershorin ishin paguar m\u00eb par\u00eb nga biznesmeni Fusha. Ata deklaruan se ishin akomoduar n\u00eb hotel Alma n\u00eb Barcelon\u00eb n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs, nd\u00ebrsa t\u00eb nes\u00ebrmen e kishin kaluar dit\u00ebn n\u00eb ceremonin\u00eb e ndarjes s\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Pages\u00ebn e fatur\u00ebs nga Fusha, Mazniku tha se e kishte m\u00ebsuar m\u00ebngjesin e 21 qershorit 2018, kur kishte shkuar n\u00eb recepsion p\u00ebr t\u00eb paguar fatur\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNga personeli i hotelit jam informuar q\u00eb pagesa [578 euro p\u00ebr dy net\u00eb] ishte kryer nga shtetasi Shk\u00eblqim Fusha, administrator i shoq\u00ebris\u00eb Fusha sh.p.k. Kam komunikuar me shtetasin Shk\u00eblqim Fusha, t\u00eb cilit i kam th\u00ebn\u00eb se do ta b\u00ebj rimbursimin me t\u2019u kthyer n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr faktin se at\u00eb dit\u00eb kam udh\u00ebtuar n\u00eb Lond\u00ebr\u2026,\u201d ka th\u00ebn\u00eb Mazniku n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>Mazniku ka shtuar gjithashtu se fatur\u00ebn e hotelit e kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Bashki dhe ishte rimbursuar nga Bashkia m\u00eb 8 tetor 2018 n\u00eb llogarin\u00eb s\u00eb pag\u00ebs. I pyetur mbi form\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb shum\u00ebs ndaj Shk\u00eblqim Fush\u00ebs, Mazniku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur \u201cia kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb kesh\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Mazniku, Babo\u00e7i ka deklaruar n\u00eb Prokurori se e kishte m\u00ebsuar n\u00eb Tiran\u00eb faktin se fatura e dhom\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb vler\u00ebn 887 euro ishte paguar nga biznesmeni Fusha, por nuk e mbante mend se nga kush. Edhe Babo\u00e7i deklaroi se parat\u00eb ia kishte kthyer Fush\u00ebs cash n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Biznesmeni Shk\u00eblqim Fusha tregoi nj\u00eb tjet\u00ebr version t\u00eb historis\u00eb p\u00ebrball\u00eb Prokuroris\u00eb. Ai tha se kishte planifikuar t\u00eb shkonte n\u00eb Barcelon\u00eb s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten, vajz\u00ebn, djalin dhe drejtuesin teknik t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 qershor 2018, ai tha se pagoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme dy dhoma n\u00eb hotel \u201cAlma\u201d p\u00ebr veten, bashk\u00ebshorten dhe vajz\u00ebn dhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dhomave t\u00eb tjera, kishte rezervuar n\u00eb hotel Majestic dy dhoma t\u00eb tjera p\u00ebr djalin dhe drejtuesin teknik.<\/p>\n<p>Planet sipas Fush\u00ebs ndryshuan, pasi bashk\u00ebshortja dhe e bija e anuluan udh\u00ebtimin p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, nd\u00ebrsa drejtuesi teknik e anuloi p\u00ebr arsye familjare.<\/p>\n<p>Kur Fusha me t\u00eb birin mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb hotel Alma n\u00eb Barcelon\u00eb, dikush nga delegacioni i Bashkis\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb se nuk kishte m\u00eb dhoma t\u00eb lira n\u00eb hotel.<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb kujtohet se cili nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e bashkis\u00eb m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk paska m\u00eb dhoma t\u00eb lira n\u00eb k\u00ebt\u00eb hotel. Aty u kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00ebse d\u00ebshironi mund t\u00eb p\u00ebrdorni dhomat e mia t\u00eb cilat i kisha t\u00eb prenotuara n\u00eb hotelin \u201cAlma Barcelona\u201d, pasi kisha edhe dy dhoma t\u00eb tjera t\u00eb prenotuara te hoteli tjet\u00ebr,\u201d tha Fusha.<\/p>\n<p>Fusha ka pretenduar n\u00eb Prokurori se kishte m\u00ebsuar m\u00eb 21 qershor se n\u00eb dhomat e paguara prej tij ishin akomoduar Mazniku dhe Babo\u00e7i. Ai pretendoi gjithashtu se hoteli i kishte d\u00ebrguar nj\u00eb formular pas mb\u00ebrritjes n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrputhjes s\u00eb emrit t\u00eb prenotuesit me personat q\u00eb kishin fjetur- por shtoi se nuk e dispononte k\u00ebt\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Fusha pretendoi gjithashtu se i kishte marr\u00eb mbrapsht pagesat e hotelit nga Mazniku dhe Babo\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cPasi jam kthyer n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb ka kontaktuar shtetasi Ditjon Babo\u00e7i me t\u00eb cilin jam takuar dhe m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb rimbursimin cash sipas fatur\u00ebs s\u00eb hotelit p\u00ebr net\u00ebt e q\u00ebndrimit te Alma Barcelona. Disa dit\u00eb m\u00eb pas, t\u00eb nj\u00ebjtin veprim ka kryer edhe Arbjan Mazniku,\u201d p\u00ebrfundon Fusha n\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p><strong>Mbyllja e hetimit <\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs i nisi hetimet m\u00eb 26 shtator 2019 p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201ckorrupsionit pasiv t\u00eb personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d dhe \u201cshp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d. Hetimet u kryen nga drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Elisabeta Imeraj dhe prokurori Alket Mersini.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb m\u00eb 17 dhjetor 2019, prokuror\u00ebt i k\u00ebrkuan gjykat\u00ebs pushimin e procedimit penal, me konkluzionin se Mazniku dhe Babo\u00e7i \u00a0\u201cnuk kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme asnj\u00eb lloj p\u00ebrfitimi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00ebrthorazi\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria i justifikon pagesat e hotelit q\u00eb Mazniku dhe Babo\u00e7i p\u00ebrfituan nga Bashkia e Tiran\u00ebs me argumentin se ata kishin dor\u00ebzuar pran\u00eb financ\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb dokument justifikues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpenzim, e cila \u00ebsht\u00eb fatura e l\u00ebshuar nga hotel Alma n\u00eb Barcelon\u00eb. Sipas Prokuroris\u00eb, rimbursimi i shpenzimeve nga buxheti i bashkis\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb periudh\u00ebn korrik-gusht n\u00eb llogarit\u00eb personale t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb delegacionit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr justifikimin e pages\u00ebs s\u00eb fatur\u00ebs s\u00eb hotelit nga karta personale e biznesmenit Shk\u00eblqim Fusha, prokuroris\u00eb i ka ardhur n\u00eb ndihm\u00eb d\u00ebshmia e k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cNga aktet hetimore e pik\u00ebrisht referuar dokumentacionit t\u00eb administruar rezulton se shtetasit Arbjan Mazniku e Ditjon Babo\u00e7i nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb rezervim hoteli dhe n\u00eb dat\u00ebn 19 qershor 2018\u2026 nga recepsioni i hotelit jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se nuk ka dhoma p\u00ebr akomodimin e tyre,\u201d deklaron Prokuroria.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, shtetasi Shk\u00eblqim Fusha i gjendur i pranish\u00ebm u ka ofruar q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb dhomat e prenotuara nga ai p\u00ebr llogari t\u00eb punonj\u00ebsve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij\u2026,\u201d argumenton m\u00eb tej Prokuroria.<\/p>\n<p>Dy prokuror\u00ebt argumentojn\u00eb gjithashtu se nuk provohet q\u00eb Mazniku dhe Babo\u00e7i t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni se fatura e hotelit t\u00eb tyre ishte paguar nga Fusha \u2013fakt q\u00eb sipas Prokuroris\u00eb e kan\u00eb m\u00ebsuar kur jan\u00eb pajisur nga recepsioni me faturat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tyre n\u00eb hotel.<\/p>\n<p>Prokuroria argumenton n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr se e ka t\u00eb provuar faktin q\u00eb m\u00eb 16 qershor 2018, biznesmeni Fusha ka paguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme me kart\u00ebn e tij personale p\u00ebrmes faqes \u201cBooking\u201d dy dhoma p\u00ebr dy net\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb hotelin Alma Barcelona dhe ka prenotuar dy dhoma t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb n\u00eb hotelin \u201cMajestic\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria merr gjithashtu p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb pretendimin se hotel Alma i kishte d\u00ebrguar Fush\u00ebs nj\u00eb formular tip p\u00ebr sakt\u00ebsimin e mosp\u00ebrputhjes s\u00eb emrit t\u00eb prenotuesit me emrat e personave q\u00eb kan\u00eb fjetur \u2013ndon\u00ebse Fusha deklaroi se nuk e kishte ruajtur at\u00eb dhe nj\u00eb dokument i till\u00eb nuk ekziston n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb sip\u00ebr, megjith\u00ebse ekzistojn\u00eb dyshime nuk ka prova q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se shtetasit Arbjan Mazniku dhe Ditjon Babo\u00e7i t\u00eb ken\u00eb kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal,\u201d thon\u00eb prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu fakti i provuar nuk parashikohet nga ligji as si ndonj\u00eb vep\u00ebr penale e parashikuar n\u00eb Kodin Penal,\u201d p\u00ebrfundojn\u00eb ata, duke k\u00ebrkuar pushimin e hetimit.<\/p>\n<p>Seanca paraprake n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 25 mars.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Tiran\u00ebs iu drejtua gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pushimin e hetimit ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen se p\u00ebrfituan pagesa nga biznesmeni Shk\u00eblqim Fusha p\u00ebr q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb nj\u00eb hotel me 5 yje n\u00eb Barcelon\u00eb n\u00eb qershor 2018. Vendimi p\u00ebr pushim u nd\u00ebrmor vet\u00ebm [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":80034,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,828,829,415,473],"tags":[2436,692,2437,1078,2438,1616,1288,883,1475,862,611,2439,1613,946,948,1279,851,852,1634,1178,2440,1056,2191,900,1355,1538,863,2320,1528,1364,874,885,2052,1693,1783,149,778,358,175,359,1609,1544,2441,1533,1091,1545,391,223],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/800-0-1745390314xveliaj-mazniku-379.jpg","fifu_image_alt":"Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80033"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80033"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80033\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80035,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80033\/revisions\/80035"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80034"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80033"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80033"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80033"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}