{"id":80039,"date":"2019-11-12T14:57:34","date_gmt":"2019-11-12T13:57:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/autoritetet-bejne-nje-sy-qorr-ndaj-kercenimit-te-gazetareve-nga-krimi\/2019\/11\/12\/"},"modified":"2026-04-25T13:22:59","modified_gmt":"2026-04-25T11:22:59","slug":"autoritetet-bejne-nje-sy-qorr-ndaj-kercenimit-te-gazetareve-nga-krimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/autoritetet-bejne-nje-sy-qorr-ndaj-kercenimit-te-gazetareve-nga-krimi\/2019\/11\/12\/","title":{"rendered":"Autoritetet mbyllin syt\u00eb ndaj k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb gazetar\u00ebve nga krimi i organizuar"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 20 n\u00ebntor 2018, salla nr.1 e seancave n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Tiran\u00eb ishte e mbushur me gazetar\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb 11 pandehurve t\u00eb akuzuar p\u00ebr sulmin e armatosur ndaj policis\u00eb n\u00eb qershor 2015 n\u00eb fshatin Lazarat t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, ku gjat\u00eb nj\u00eb operacioni antidrog\u00eb mbeti i vrar\u00eb oficeri i forcave RENEA, Ibrahim Basha dhe u plagos\u00ebn dy efektiv\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Seanca gjyq\u00ebsore ndaj t\u00eb akuzuarve p\u00ebr vrasje nisi nj\u00eb or\u00eb me vones\u00eb dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, gazetar\u00ebt dhe operator\u00ebt e pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit u b\u00ebn\u00eb objektiv i ofendimeve dhe i k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta nga familjar\u00ebt e t\u00eb pandehurve. Kur trupi gjykues hyri n\u00eb sall\u00eb dhe shpalli vendimin, t\u00eb pandehurit tentuan t\u00eb shkat\u00ebrronin kafazin dhe mikrofonin duke goditur me grushte dhe shkelma, nd\u00ebrkoh\u00eb familjar\u00ebt e tyre nis\u00ebn t\u00eb mallkojn\u00eb gjyqtar\u00ebt &#8211; duke b\u00ebrtitur mes t\u00eb tjerash: \u201cju vdekshin f\u00ebmij\u00ebt\u201d dhe duke hedhur karrige drejt gazetar\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb momentin kur procesi p\u00ebrfundoi dhe gjykata shpalli vendimin duke d\u00ebnuar me burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme disa nga t\u00eb pandehurit, familjar\u00ebt e tyre kap\u00ebn karriget dhe tentuan t\u00eb godisnin jo vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs gjykuese, por sigurisht filluan t\u00eb godisnin edhe gazetar\u00ebt,\u201d kujton Klodiana Lala, gazetare e televizionit News 24.\u00a0 \u201cPolicia e burgjeve nuk nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u00eb shuar konfliktin,\u201d shtoi Lala, duke n\u00ebnvizuar se u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngarkuar.<\/p>\n<p>Incidenti gjat\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb \u2018Lazaratit\u2019 nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. D\u00ebshmit\u00eb e mbledhura nga BIRN nga nj\u00eb duzin\u00eb reporter\u00ebsh t\u00eb kronik\u00ebs, prokuror\u00eb dhe gjyqtar\u00eb, tregojn\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e medias p\u00ebrballen me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb vazhdueshme n\u00eb gjykata nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb cil\u00ebt synojn\u00eb t\u00eb kufizojn\u00eb raportimin e aktiviteve t\u00eb tyre kriminale n\u00eb media.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb jemi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe gjyqet b\u00ebhen jo vet\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, por b\u00ebhen edhe jasht\u00eb, ku nj\u00eb shkrim i medias mund t\u2019i prish\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn apo nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb nd\u00ebrton i pandehuri apo avokat\u00ebt e tij,\u201d shprehet Elton Qyno, gazetar i Shqiptarja.com, i cili prej 13 vitesh raporton mbi \u00e7\u00ebshtjet e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cTrysnia q\u00eb ushtron media nga ajo q\u00eb mund t\u00eb arrihet m\u00eb pas nga t\u00eb pandehurit, pra nj\u00eb vendim pafaj\u00ebsie, mund t\u00eb mos i merret p\u00ebrsip\u00ebr nga ana e gjykat\u00ebs apo prokuror\u00ebve,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnime e gazetar\u00ebve brenda gjykat\u00ebs konfirmohen dhe nga kryetari i Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Sand\u00ebr Simoni, i cili thot\u00eb se edhe pse nga institucioni q\u00eb ai drejton jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa referime n\u00eb polici, k\u00ebto denoncime nuk jan\u00eb ndjekur nga organet ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet e vazhdueshme, shpesh n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, Policia e Burgjeve ka d\u00ebshtuar t\u00eb ofroj\u00eb siguri p\u00ebr gazetar\u00ebt q\u00eb raportojn\u00eb nga Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, nd\u00ebrkoh\u00eb Policia e Shtetit nuk i ka hetuar k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj reporter\u00ebve edhe kur ka pasur referime.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN n\u00eb lidhje mbi incidentet gjat\u00eb \u00e7\u00ebshtjes \u2018Lazarati\u2019 dhe raste t\u00eb tjera k\u00ebrc\u00ebnimesh ndaj medias, Policia e Shtetit tha se nga verifikimet e b\u00ebra nuk ishin konstatuar parregullsi gjat\u00eb k\u00ebsaj seance. Edhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve mohoi se Policia e Burgjeve t\u00eb kishte hasur probleme sigurie n\u00eb Gjykat\u00ebn p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>\u201cDeri n\u00eb momentin q\u00eb flasim nuk ka patur raste t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb ambientet e gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, shkalla e par\u00eb dhe e dyt\u00eb,\u201d tha Drejtoria e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk kemi patur asnj\u00eb rast dhe nuk kemi patur ankesa nga gazetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebrc\u00ebnime e shantazhe n\u00eb sallat e gjykatave,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb i tha BIRN se \u201cp\u00ebr periudh\u00ebn 2018-2019 nuk rezulton q\u00eb policia t\u00eb ket\u00eb referuar ndonj\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb gazetar\u00ebve gjat\u00eb kryerjes s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p><strong>Media e k\u00ebrc\u00ebnuar nga krimi <\/strong><\/p>\n<p>Liria e medias dhe siguria e gazetar\u00ebve ka sh\u00ebnjuar p\u00ebrkeq\u00ebsim gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb raport i\u00a0 publikuar n\u00eb qershor nga nj\u00eb grup organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pas nj\u00eb misioni faktmbledh\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00ebnvizonte se gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb shpesh shenjest\u00ebr e sulmeve fizike dhe verbale, t\u00eb cilat nuk hetohen dhe zbardhen nga organet ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt q\u00eb raportojn\u00eb mbi proceset gjyq\u00ebsore n\u00eb gjykata shprehen se shantazhet, k\u00ebrc\u00ebnimet apo pengimi i tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanca &#8211; kryesisht ato ndaj organizatave kriminale, jan\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe kryhen n\u00ebn hund\u00ebn e forcave t\u00eb siguris\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebrc\u00ebnimeve, ata thon\u00eb se ka edhe raste kur t\u00eb af\u00ebrmit e t\u00eb akuzuarve ndikojn\u00eb tek pronar\u00ebt e mediave ku punojn\u00eb duke arritur q\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb publikimin e lajmeve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb profesionin tim m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb kem p\u00ebrplasje ose presione t\u00eb vazhdueshme nga pal\u00ebt e p\u00ebrfshira n\u00eb proces,\u201d thot\u00eb Elton Qyno. Ai shprehet se presione vijn\u00eb kryesisht gjat\u00eb pun\u00ebs n\u00eb terren, por edhe n\u00eb sall\u00ebn e gjykimit &#8211; kryesisht nga familjaret e t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>\u201cPresionet jan\u00eb t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme, duke filluar nga: \u2018mos ndiqni gjyqet\u2019; q\u00eb t\u00eb mos filmojm\u00eb personat e pandehur ose familjar\u00ebt e tyre,\u201d shtoi Qyno. \u201cM\u00eb tep\u00ebr kan\u00eb qen\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb largohemi nga salla e gjykimit, q\u00eb t\u00eb mos kemi v\u00ebmendje n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Gazetari i televizionit A2, Armand Bajrami shprehet se pal\u00ebt n\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore penale mundohen shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur monitorimin e medias dhe jo gjithmon\u00eb p\u00ebrdorin k\u00ebrc\u00ebnimet, por edhe metoda m\u00eb t\u00eb sofistikuara.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb, dua t\u00eb evidentoj edhe raste shum\u00eb t\u00eb rralla, kur kan\u00eb qen\u00eb mbase edhe avokat\u00ebt e pal\u00ebve n\u00eb proces q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb na shmangin nga proceset e caktuara gjyq\u00ebsore, jo duke na e th\u00ebn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb mos marrim pjes\u00eb n\u00eb seanca t\u00eb caktuara, por duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb na e zhvleft\u00ebsojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e seanc\u00ebs,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Gazetarja e s\u00eb p\u00ebrditshmes \u201cShekulli\u201d, Xhentila Gjoshi shprehet se i \u00ebsht\u00eb dashur shpesh t\u00eb p\u00ebrballet me fjal\u00eb intimiduese n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKryesisht familjar\u00ebt e t\u00eb pandehurve mundohen q\u00eb t\u00eb na intimidojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos ndjekur proceset q\u00eb zhvillohen ndaj tyre,\u201d tha ajo, duke shtuar se ka pasur raste kur \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb mos i ndjek\u00eb seancat.<\/p>\n<p>\u201cE ndodhur e vetme n\u00eb sall\u00eb dhe n\u00eb mesin e familjar\u00ebve, q\u00eb shikimi i tyre drejtohet vet\u00ebm nga \u2018ty\u2019, isha e detyruar q\u00eb t\u00eb mos e ndiqja,\u201d tha Gjoshi, duke n\u00ebnvizuar se k\u00ebto nuk jan\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7uara dhe zakonisht lidhen me \u00e7\u00ebshtje me interes t\u00eb lart\u00eb publik.<\/p>\n<p>Gazetari i televizionit Klan, Ermal Vija thekson se presionet ushtrohen kryesisht brenda ambienteve t\u00eb gjykat\u00ebs dhe n\u00eb korridoret e saj.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb qen\u00eb kryesisht familjar\u00eb q\u00eb kan\u00eb tentuar t\u00eb ndikojn\u00eb t\u00eb mos evidentohen si raste,\u201d tha Vija.\u00a0 \u201cKa pasur edhe raste jasht\u00eb ambienteve t\u00eb gjykat\u00ebs, por kryesisht n\u00eb territorin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe gazetarja e s\u00eb p\u00ebrditshmes \u201cPanorama\u201d, Bleona Metushi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me intimidime, p\u00ebr t\u00eb cilat thot\u00eb se ndodhin r\u00ebndom n\u00eb sallat e gjyqit p\u00ebrpara se t\u00eb fillojn\u00eb seancat gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dy-tre raste kur jan\u00eb munduar t\u00eb m\u00eb intimidojn\u00eb apo t\u00eb tregojn\u00eb q\u00eb \u2018ti s\u2019duhet t\u00eb futesh apo s\u2019duhet t\u00eb ta ndjek\u00ebsh k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb\u2019, tha ajo. \u201cKa pasur raste q\u00eb qoft\u00eb edhe me veprime, pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb, t\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb mua t\u00eb mos shkoj n\u00eb nj\u00eb apo dy seanca,\u201d shtoi Metushi.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimet ndaj gazetar\u00ebve nuk kan\u00eb mbetur pa u v\u00ebn\u00eb re edhe nga stafi i Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, shprehet kryetari Sand\u00ebr Simoni.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, k\u00ebto vite jan\u00eb zhvilluar procese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb terrorizmit, t\u00eb trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, t\u00eb trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve, t\u00eb gjob\u00ebv\u00ebnieve dhe p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn e proceseve personat q\u00eb interferojn\u00eb n\u00eb ambientet e gjykat\u00ebs, jan\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb pandehurve, edhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tyre q\u00eb mund t\u00eb paraqesin edhe rrezikshm\u00ebri shoq\u00ebrore dhe mundohen q\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekstra-proceduriale,\u201d tha Simoni.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak kemi pasur raste t\u00eb sjelljeve agresive, k\u00ebrc\u00ebnuese, apo shantazhuese\u00a0 ndaj pal\u00ebve n\u00eb proces, por edhe ndaj medias, gazetar\u00ebve e subjekteve t\u00eb tjera, si d\u00ebshmitar\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Simoni i tha BIRN se n\u00eb rastet ku jan\u00eb konstatuar shantazhe ose k\u00ebrc\u00ebnime, bazuar n\u00eb rregulloren e gjykat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb mbajtur nj\u00eb procesverbal me p\u00ebrshkrimin e incidentit nga oficeri i siguris\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb referim n\u00eb strukturat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb rendit, konkretisht n\u00eb komisariatet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebn \u201chund\u00ebn\u201d e forcave t\u00eb siguris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb incidentin gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u2018Lazarati\u2019, n\u00eb momentin kur familjar\u00ebt e t\u00eb pandehurve hodh\u00ebn karriget drejt gazetar\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, k\u00ebta t\u00eb fundit u larguan me shpejt\u00ebsi nga salla e gjyqit n\u00ebp\u00ebrmjet der\u00ebs s\u00eb brendshme. Nd\u00ebrsa gazetar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb gjetur strehim, ishin t\u00eb detyruar t\u00eb kalonin p\u00ebrmes turm\u00ebs s\u00eb xhindosur t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb t\u00eb pandehurve q\u00eb vazhdonin t\u2019i ofendonin e k\u00ebrc\u00ebnonin.<\/p>\n<p>Edhe pse gjyqtar\u00ebt dhe gazetar\u00ebt bien pre e k\u00ebrc\u00ebnimeve nga t\u00eb pandehurit dhe familjar\u00ebt e tyre, reporter\u00ebt shpesh duhet t\u00eb bazohen vet\u00ebm n\u00eb eksperienc\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u2019u mbrojtur, sa koh\u00eb q\u00eb organet ligjzbatuese b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sy qorr ndaj siguris\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cFaktikisht m\u00eb shum\u00eb jam ndjer\u00eb i mbrojtur nga vetja ime, pasi kam par\u00eb situat\u00ebn apo terrenin se si zhvillohet n\u00eb prokurori apo n\u00eb gjykat\u00eb dhe kam vendosur kur duhet t\u00eb afrohem e kur duhet t\u00eb largohem,\u201d thot\u00eb Elton Qyno i Shqiptarja.com.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa p\u00ebrsa i p\u00ebrket siguris\u00eb policore q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se kam pasur ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb mbrojtje,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Gazetarja Klodiana Lala thekson se n\u00eb nj\u00eb rast, nj\u00eb i pandehur, an\u00ebtar i nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal ka k\u00ebrc\u00ebnuar hapur gazetar\u00ebt n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Ajo shtoi se ishte detyr\u00eb e prokurorit t\u00eb niste hetimin kryesisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sepse ka ndodhur n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, por sipas saj nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi familjar\u00eb t\u00eb t\u00eb pandehurve q\u00eb flasin n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit me gazetar\u00ebt dhe u k\u00ebrkojn\u00eb atyre q\u00eb t\u00eb mos shkruajn\u00eb, apo kemi edhe t\u00eb pandehur q\u00eb u kan\u00eb k\u00ebrkuar gazetar\u00ebve t\u00eb dalin nga salla e gjyqit duke u th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse nuk dalin, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ken\u00eb pun\u00eb me ta,\u201d tha Lala.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, i cili foli n\u00eb kushtet e anonimatit, pranoi se ka qen\u00eb prezent n\u00eb disa raste kur ka konstatuar se ka pasur n\u00eb sall\u00eb trysni t\u00eb ushtruar ndaj gazetar\u00ebve, por se veprimet nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur nisjen e hetimeve.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt ankohen se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i denoncosh k\u00ebrc\u00ebnimet dhe intimidimet, pasi ato kryhen n\u00eb m\u00ebnyra gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb sofistikuara. Ata shprehin gjithashtu mosbesim ndaj policis\u00eb, n\u00ebse do t\u2019i hetonte ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj tyre.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrsa i p\u00ebrket siguris\u00eb s\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb raport me familjar\u00ebt e t\u00eb pandehurve apo k\u00ebta t\u00eb fundit\u2026, nuk \u00ebsht\u00eb se ka pasur ndonj\u00eb reagim nga policia edhe kur t\u00eb pandehurit kan\u00eb reaguar n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit apo familjar\u00ebt e tyre kan\u00eb reaguar po n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit,\u201d tha Qyno. \u201cAsnj\u00ebher\u00eb nuk i kam referuar presionet. Ku t\u2019i referoj, n\u00eb polici?\u201d pyeti ai.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb dua t\u00eb them, se sot jan\u00eb sofistikuar m\u00ebnyrat\u2026 gazetar\u00ebt n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb denoncime sepse nuk arrijn\u00eb dot t\u00eb provojn\u00eb p\u00ebrpara institucioneve t\u00eb gjith\u00eb intimidimin apo k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga personat e pandehur apo familjar\u00ebt e tyre,\u201d theksoi Klodiana Lala, sht\u00ebpia e s\u00eb cil\u00ebs u sulmua me bresh\u00ebri kallashnikovi nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Asnj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit pas sulmit t\u00eb armatosur ndaj sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb gazetares Klodiana Lala, policia nuk ka b\u00ebr\u00eb progres n\u00eb identifikimin e agresor\u00ebve; megjith\u00eb p\u00ebrbetimet p\u00ebr hetime t\u00eb shpejta t\u00eb krer\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimet ndaj jet\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve trajtohen gjithashtu pa interes nga organet ligjzbatuese. Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Sand\u00ebr Simoni pohon p\u00ebr BIRN se jan\u00eb referuar disa denoncime pran\u00eb komisariatit q\u00eb mbulon territorin e k\u00ebsaj gjykate p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime ndaj medias, por shton se hetimet nuk kan\u00eb vazhduar.<\/p>\n<p>\u201cKa patur edhe veprime hetimore, marrjen e tyre n\u00eb pyetje dhe intervistim t\u00eb tyre nga komisariti p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb ka n\u00eb juridiksion ambientet e gjykat\u00ebs,\u201d tha ai. \u201cNuk ka patur vijueshm\u00ebri t\u00eb procedimeve penale ndaj tyre, mbase nuk \u00ebsht\u00eb arritur rezultat hetimor p\u00ebr t\u2019i atribuuar vepr\u00ebn penale apo p\u00ebr t\u00eb regjistruar vepr\u00ebn penale,\u201d shtoi Simoni.<\/p>\n<p>Sipas Simonit, n\u00eb rastet kur k\u00ebto vepra penale kryhen n\u00eb sall\u00ebn e gjykimit, \u00ebsht\u00eb detyrim i prokurorit q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb ndjekjen penale, nd\u00ebrsa n\u00eb rastet kur ndodhin n\u00eb ambientet jasht\u00eb sall\u00ebs gjykimit, por n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb gjykat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e k\u00ebsaj t\u00eb fundit t\u2019a referoj\u00eb n\u00eb autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi nj\u00eb sistem kamerash v\u00ebzhgimi t\u00eb sofistikuar n\u00eb ambientet e gjykat\u00ebs dhe n\u00eb \u00e7do rast nga ana jon\u00eb jan\u00eb marr\u00eb masat q\u00eb evidentimi i incidenteve, trysnive, shantazheve apo presioneve t\u00eb dokumentohet dhe gjithashtu t\u00eb merren regjistrimet audio dhe video duke ia referuar autoriteteve p\u00ebrkat\u00ebse,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb teknologjin\u00eb e sofistikuar t\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion nga gjykata, policia e Tiran\u00ebs nuk evidentoi ndonj\u00eb rast t\u00eb hetimit dhe d\u00ebrgimit n\u00eb prokurori t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj gazetar\u00ebve. Edhe p\u00ebr rastin e \u00e7\u00ebshtjes Lazarati, incident q\u00eb u b\u00eb publik gjer\u00ebsisht n\u00eb media, policia n\u00ebnvizoi se nuk kishte gjetur prova.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb marr\u00eb deklarime nga punonj\u00ebsit e policis\u00eb s\u00eb burgjeve dhe nga gazetar\u00ebt e pranish\u00ebm, por askush nuk ka pasur ndonj\u00eb pretendim ligjor apo t\u00eb ket\u00eb kryer kall\u00ebzim penal,\u201d tha Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>Nga gazetar\u00ebt e intervistuar nga BIRN, vet\u00ebm nj\u00eb prej tyre pohoi se at\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetur nga punonj\u00ebsit e policis\u00eb s\u00eb rendit p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur dhe n\u00ebse do t\u00eb donte t\u00eb kryente referime p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. Gazetar\u00ebt e tjer\u00eb u shprehen se policia nuk u kishte k\u00ebrkuar fare deklarime.<\/p>\n<p>Edhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve mohoi t\u00eb ket\u00eb konstatuara raste t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb ishte ndryshe, kryetari i seanc\u00ebs sipas kompetencave q\u00eb i jep ligji nd\u00ebrhyn duke urdh\u00ebruar forcat e siguris\u00eb t\u00eb nxjerrin jasht\u00eb ambienteve t\u00eb gjykat\u00ebs pal\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnuese, ashtu sikurse pala e k\u00ebrc\u00ebnuar duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb denoncimin n\u00eb prokurori, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur sepse nuk ka patur raste t\u00eb tilla,\u201d tha DPGJ n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje kategorike me shkrim.<\/p>\n<p>\u201cPunonj\u00ebsi i policis\u00eb me sh\u00ebrbim n\u00eb sallat e gjyqit, n\u00eb kushtet e debatit verbal nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb pa lejen apo urdhrin e kryetarit t\u00eb seanc\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur ka p\u00ebrplasje fizike n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, kur rrezikohet jeta dhe sh\u00ebndeti i trupit gjykues dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb sall\u00eb, nd\u00ebrhyn me iniciativ\u00eb, \u201c shtoi DPGJ, duke lar\u00eb duart nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Simoni sugjeroi se mosveprimi i forcave t\u00eb policis\u00eb s\u00eb burgjeve mund t\u00eb zgjidhet duke rekrutuar staf m\u00eb t\u00eb specializuar.<\/p>\n<p>\u201cEm\u00ebrimi apo caktimi i nj\u00eb punonj\u00ebsi sigurie t\u00eb specializuar apo profilizuar sipas kushteve t\u00eb siguris\u00eb, me arsim t\u00eb specializuar p\u00ebr punonj\u00ebs sigurie, do krijonte nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb personat n\u00eb sall\u00ebn e gjykimit t\u00eb ishin t\u00eb mbrojtur nga k\u00ebrc\u00ebnimet, shantazhimet, intimidimet,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb metat q\u00eb kemi ne n\u00eb raport me garantimin e siguris\u00eb dhe mbrojtjes fizike t\u00eb pal\u00ebve dhe t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb ve\u00e7anti,\u201d p\u00ebrfundoi Simoni.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 20 n\u00ebntor 2018, salla nr.1 e seancave n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Tiran\u00eb ishte e mbushur me gazetar\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb 11 pandehurve t\u00eb akuzuar p\u00ebr sulmin e armatosur ndaj policis\u00eb n\u00eb qershor 2015 n\u00eb fshatin Lazarat t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, ku gjat\u00eb nj\u00eb operacioni antidrog\u00eb mbeti [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":80040,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,828,482,829,679],"tags":[2423,883,1699,2248,761,851,852,107,1634,1178,2339,802,2255,1979,1835,1151,2446,1980,2447,1311,897,874,2265,1663,1664,1162,2448,149,778,358,1590,2397,717,1609,1544,1091,391,804,1667,1668],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/xDtiCFu_Z3s.jpg","fifu_image_alt":"Foto ilustruese","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80039"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80039"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80039\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80041,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80039\/revisions\/80041"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}