{"id":80053,"date":"2019-12-24T18:31:10","date_gmt":"2019-12-24T17:31:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/lufta-e-cmendur-per-pronesine-e-folie-marine\/2019\/12\/24\/"},"modified":"2019-12-24T18:31:10","modified_gmt":"2019-12-24T17:31:10","slug":"lufta-e-cmendur-per-pronesine-e-folie-marine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/lufta-e-cmendur-per-pronesine-e-folie-marine\/2019\/12\/24\/","title":{"rendered":"Lufta e \u00e7mendur p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e \u2018 Folie Marine \u2019"},"content":{"rendered":"<p>Nga fillimi i shtatorit, zyra e kadastr\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb regjistroi nj\u00eb seri t\u00eb pazakont\u00eb largimesh nga puna t\u00eb drejtuesve t\u00eb saj. Brenda pak muajsh, kat\u00ebr drejtues t\u00eb k\u00ebtij institucion dhan\u00eb dor\u00ebheqjen me pretendimin se vendimi i tyre bazohej n\u00eb arsye personale dhe familjare.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat dhe dokumentet e mbledhura nga BIRN tregojn\u00eb se ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb deklaruar publikisht, dor\u00ebheqjet mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruara p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb konflikti t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tok\u00eb me vler\u00eb miliona euro n\u00eb bregdetin e fshatit Jal\u00eb, mbi t\u00eb cil\u00ebn ngrihet nj\u00eb pjes\u00eb e resortit luksoz \u2018 Folie Marine.\u2019<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb specifike, dor\u00ebheqjet lidhen me refuzimin nga zyrtar\u00ebt e Kadastr\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr t\u00eb regjistruar nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb pezullonte veprimet e regjistrimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 148 mij\u00eb metrash katror\u00eb n\u00eb bregdetin e fshatit Jal\u00eb &#8211; nj\u00eb prej zonave m\u00eb t\u00eb lakmuara t\u00eb Rivier\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb u vu n\u00eb l\u00ebvizje nga Avokatura e Shtetit, e cila b\u00ebri rekurs ndaj nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs q\u00eb ia njihte k\u00ebt\u00eb pron\u00eb familjes Gjoka nga Vunoi. Vendimi nxorri n\u00eb sip\u00ebrfaqe nj\u00eb konflikt q\u00eb vijonte prej vitesh p\u00ebr pron\u00ebn me vler\u00eb miliona euro.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja- sipas dokumenteve q\u00eb BIRN ka siguruar- \u00ebsht\u00eb fokusuar kryesisht mbi pron\u00ebsin\u00eb e 1.6 hektar\u00ebve truall, mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar klubi i nat\u00ebs \u2018Folie Marine\u2019 dhe dy godina pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjtit kompleks turistik. Mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pron\u00eb, kompanis\u00eb \u2018Soleil &amp; Sea\u2019 i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga qeveria statusi i \u2018investitorit strategjik\u2019 dhe po nd\u00ebrton aty nj\u00eb fshat turistik t\u00eb njohur si \u2018Soleil Village\u2019.<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebtij investimi, sipas Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike q\u00eb drejtohet nga kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb 67 milion\u00eb euro. Qeveria merr p\u00ebrsip\u00ebr edhe mb\u00ebshtetjen e investitorit n\u00eb problemet e pron\u00ebsis\u00eb ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta, por konflikti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb duket se i ka dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej pal\u00ebve n\u00eb konflikt, Kristo Gjoka, i cili fitoi t\u00eb drejtat mbi pron\u00ebn me vendim e shkurtit 2019 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, akuzon n\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim penal biznesmenin Alban Xhillari dhe t\u00eb af\u00ebrm apo t\u00eb njohur t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit se po p\u00ebrdorin ndikimin e tyre n\u00eb qeveri p\u00ebr t\u2019ua rr\u00ebmbyer pron\u00ebn me dokumente t\u00eb falsifikuara, n\u00ebn pretekstin e investimit strategjik.<\/p>\n<p>Biznesmeni Xhillari \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur po ashtu me kall\u00ebzim penal ndaj Gjok\u00ebs dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb, q\u00eb i cil\u00ebson \u201cpjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal\u201c. Kall\u00ebzimi q\u00eb Xhillari ia vuri n\u00eb dispozicion BIRN \u00ebsht\u00eb firmosur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb Kempixh &#8211; nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb cil\u00ebn ai e ka zot\u00ebruar dikur dhe q\u00eb ka n\u00eb pron\u00ebsi disa prej godinave n\u00eb resortin turistik.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Xhillari la t\u00eb kuptohej se ai ishte investitori pas fshatit turistik, edhe pse kompania q\u00eb mori statusin e investitorit strategjik \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dikujt tjet\u00ebr. T\u00eb dyja pal\u00ebt pretendojn\u00eb implikimin e zyrtar\u00ebve dhe ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb socialiste n\u00eb favor t\u00eb nj\u00ebrit apo tjetrit.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, qeveria shqiptare p\u00ebrmes Avokatit t\u00eb Shtetit ka marr\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim me nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit pron\u00ebsin\u00eb e disa sip\u00ebrfaqeve t\u00eb tok\u00ebs, t\u00eb cilat ishin regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jani Kost\u00ebs, ish-administrator i kompanis\u00eb Kempixh. Avokati i Shtetit ka b\u00ebr\u00eb gjithashtu rekurs edhe ndaj vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb p\u00ebr pasurit\u00eb q\u00eb i ishin njohur Kristo Gjok\u00ebs. Avokatura po ashtu k\u00ebrkoi pezullimin e ekzekutimit t\u00eb vendimit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Familja Gjoka i sheh q\u00ebndrimet e Avokatit t\u00eb Shtetit si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta zhveshur at\u00eb nga prona, e cila n\u00eb rast se kthehet n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e shtetit i kalon investitorit strategjik, sipas ligjit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb situata e krijuar duket si simptom\u00eb e abuzimit nd\u00ebr vite me pronat n\u00eb bregdet, t\u00eb cilat rezultojn\u00eb t\u00eb pamenaxhuara, pa harta kadastrale dhe me nj\u00eb mori pretendimesh p\u00ebr mbivendosje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nd\u00ebrhyrja e qeveris\u00eb duket se e ka acaruar edhe m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn, pasi kjo e fundit p\u00ebrmes statusit t\u00eb investimeve strategjike vendoset n\u00eb krah t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb n\u00eb proceset e kontestuara t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2018Grupe t\u00eb strukturuara kriminale\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Ligji i debatuesh\u00ebm i investimeve strategjike, i miratuar n\u00eb vitin 2015, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr bllokimin e njohjeve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e fshatrave t\u00eb bregdetit n\u00eb favor t\u00eb kompanive q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb drejta p\u00ebr investime n\u00eb struktura turistike.<\/p>\n<p>Lista e kompanive q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar statusin e investitor\u00ebve strategjik\u00eb p\u00ebrfshin aktualisht 8 shoq\u00ebri. Statusi jepet nga nj\u00eb institucion i quajtur Komiteti i Investimeve Strategjike. N\u00eb list\u00ebn e tokave t\u00eb dh\u00ebna me k\u00ebt\u00eb ligj gjenden parcela n\u00eb Gjirin e Lalzit, n\u00eb Dh\u00ebrmi dhe n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka miratuar gjithashtu nj\u00eb masterplan p\u00ebr zon\u00ebn e jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si dhe ka n\u00eb proces miratimin e masterplaneve p\u00ebr zona t\u00eb tjera bregdetare, ku parcela t\u00eb m\u00ebdha toke jan\u00eb ndar\u00eb m\u00eb vete t\u00eb sh\u00ebnjuara si zona p\u00ebr \u201cinvestime strategjike\u201d.<\/p>\n<p>Investigimet e m\u00ebparshme t\u00eb BIRN kan\u00eb zbuluar se ngjash\u00ebm me rastin e resortit \u2018Folie Marine\u2019, disa nga k\u00ebto investime strategjike n\u00eb bregdetin e Jonit jan\u00eb nd\u00ebrtuar gjithashtu n\u00eb toka t\u00eb kontestuara.<\/p>\n<p><strong>Lexo m\u00eb shum\u00eb<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/?p=47258\">Investimet \u2018strategjike\u2019 n\u00eb turiz\u00ebm ngrihen mbi prona t\u00eb kontestuara<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/?p=46889\">Investimet \u2018strategjike\u2019 n\u00eb turiz\u00ebm k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb habitatet e lagunave shqiptare<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim penal ndaj 10 individ\u00ebve t\u00eb depozituar me 1 n\u00ebntor 2019 \u2013 ku p\u00ebrfshihet edhe biznesmeni Alban Xhillari, Kristo Gjoka pretendon se ky i fundit p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimit dhe ryshfetit po synonte bllokimin e pron\u00ebs s\u00eb tij dhe \u00e7regjistrimin e saj nga kadastra e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjoka rendit nd\u00ebr t\u00eb kall\u00ebzuarit e tij edhe kreun aktual t\u00eb kadastr\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Taulant Canameti dhe Jani Kost\u00ebn &#8211; p\u00ebr t\u00eb cilin thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrm i Alban Xhillarit, si dhe disa persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb sipas tij kan\u00eb gisht n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar pron\u00ebn. Ai pretendon se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb biznesmen i quajtur Alban Xhillari, i cili prej vitesh n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e kallashnikov\u00ebve ka terrorizuar banor\u00ebt e fshatit Vuno dhe ka zaptuar t\u00eb gjith\u00eb Jal\u00ebn&#8230;,\u201c shprehet Gjoka n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar kryeministrit dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb institucionesh t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me BIRN, Gjoka pretendoi se ligjshm\u00ebria e pron\u00ebs s\u00eb tij nuk ishte n\u00eb diskutim dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, asnj\u00eb nga punonj\u00ebsit e Kadastr\u00ebs nuk mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb regjistronte vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Gjoka po ashtu akuzon Xhillarin dhe personat e lidhur me t\u00eb p\u00ebr legalizimin p\u00ebrmes dokumenteve t\u00eb falsifikuara t\u00eb godinave t\u00eb ngritura prej kompanis\u00eb Kempixh n\u00eb zon\u00ebn e Jal\u00ebs. Ai i vuri n\u00eb dispozicion p\u00ebr BIRN nj\u00eb mori dokumentesh dhe vendimesh, p\u00ebrfshir\u00eb komunikime t\u00eb brendshme t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb, vendime t\u00eb gjykatave dhe harta q\u00eb sipas tij tregonin vendndodhjen e pron\u00ebs q\u00eb pretendohej nga dy pal\u00ebt. Gjoka tha se do i k\u00ebrkonte bashkis\u00eb Himar\u00eb q\u00eb t\u00eb prishte godinat, q\u00eb sipas tij ishin pa leje.<\/p>\n<p>Ai pretendon nd\u00ebr t\u00eb tjera se atij po i merret prona ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e minoritetit grek. N\u00eb kall\u00ebzim, Gjoka thot\u00eb se leja e nd\u00ebrtimit nga KKT dhe statusi i \u2018investitorit strategjik\u2019 p\u00ebr resortin \u2018Folie Marine\u2019 jan\u00eb p\u00ebrfituar me dokumente t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>Gjoka pretendon n\u00eb kall\u00ebzimin e tij p\u00ebrfshirjen e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb personash q\u00eb ai i cil\u00ebson si pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Xhillarit, p\u00ebrfshir\u00eb administratorin e \u2018Soleil&amp;Sea\u2019, Ardit Bajraktari, i cili del p\u00ebrfaq\u00ebsues i kompanis\u00eb edhe n\u00eb vendimin e marrjes s\u00eb statusit si investitor strategjik.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij denoncimi, kompania Kempixh e administruar n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme nga vet\u00eb Alban Xhillari dhe m\u00eb pas nga Jani Kosta, kall\u00ebzoi penalisht Kristo Gjok\u00ebn dhe 6 persona t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb denoncimin q\u00eb BIRN mori nga Xhillari p\u00ebrmes aplikacionit\u00a0 \u2018\u00cbhat\u2019s app\u2019, pretendohet se Gjoka dhe personat rreth tij jan\u00eb gjithashtu nj\u00eb \u201cgrup i strukturuar kriminal\u201c.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim akuzohet p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit Gjykata e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe ekspertja q\u00eb b\u00ebri matjet topografike dhe q\u00eb sipas kall\u00ebzimit, mori \u201cv\u00ebrejtje nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi i Kempixh po ashtu shprehet se \u00ebsht\u00eb pala tjet\u00ebr ajo q\u00eb ka p\u00ebrdorur forc\u00eb, dokumente false dhe ryshfet p\u00ebr ta marr\u00eb pron\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e dokumentacionit q\u00eb ndodhet n\u00eb dosje, i marr\u00eb si nga Arshiva e Shtetit dhe nga Arshiva Vlor\u00eb pas pyetjeve q\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb pran\u00eb k\u00ebtyre institucioneve, na \u00ebsht\u00eb\u00a0 th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij dokumentacioni \u00ebsht\u00eb i falsifikuar,\u201d thuhet n\u00eb kall\u00ebzimin e Kempixh.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzim ve\u00e7ohet si fakt i dyshimt\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb mes shtetasve Klodjan Jahaj, Klodian Xhyheri, Indrit Kaporaj dhe Spiro Gjoka, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb merrnin gjysm\u00ebn e sip\u00ebrfaqes s\u00eb p\u00ebrfituar nga Kristo Gjoka n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit. N\u00eb kontrat\u00ebn q\u00eb Xhillari i d\u00ebrgoi BIRN, k\u00ebta persona e p\u00ebrfitonin tok\u00ebn si shp\u00ebrblim p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb do jepnin p\u00ebr regjistrimin e saj n\u00eb Kadast\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e kuptueshme leht\u00ebsisht se kjo sip\u00ebrfaqe i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtyre personave, pasi k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb vendimi t\u00eb till\u00eb nga gjykata n\u00ebp\u00ebrmjet veprime korruptive, pasi nuk ka asnj\u00eb arsye logjike minimale apo ligjore p\u00ebr hartimin e nj\u00eb veprimi t\u00eb till\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb kall\u00ebzim.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN p\u00ebr rolin e zotit Bajraktari, Xhillari tha se kjo \u201cnuk ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme.\u201d Nga ana tjet\u00ebr, ai pretendoi se investimi i tij ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit n\u00eb zon\u00eb dhe se po rrezikohej nga \u201cky grup\u201d &#8211; duke n\u00ebnkuptuar Gjok\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb dy pal\u00ebt nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb kall\u00ebzimet e tyre dhe n\u00eb bisedat e b\u00ebra me BIRN pretendojn\u00eb p\u00ebrfshirjen e paligjshme zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tyre. Ata akuzojn\u00eb ministra dhe ish-ministra t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shtetit, si prokuror\u00eb, polic\u00eb dhe gjyqtar\u00eb. Akuzat megjithat\u00eb nuk mund t\u00eb provohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Kompania me statusin e investitorit strategjik, \u201cSoleil &amp; Sea\u201d dhe Bajraktari nuk u arrit\u00ebn dot p\u00ebr koment. Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e BIRN tregojn\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb e favorizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike &#8211; pjes\u00eb e s\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb kryeministri, zv.kryeministri dhe disa ministra, n\u00eb rast se ka pal\u00eb t\u00eb treta q\u00eb kan\u00eb pretendime mbi pron\u00ebn, kompania do ket\u00eb mb\u00ebshtetje nga qeveria.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rast se pas kryerjes s\u00eb regjistrimit fillestar t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb zhvillimit, rezultojn\u00eb tituj pron\u00ebsie t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb treta private, at\u00ebher\u00eb investimi\/investitori strategjik p\u00ebrfiton mb\u00ebshtetje,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti vendim n\u00ebnvizon se investitori duhet t\u00eb synoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me pronar\u00ebt e tok\u00ebs, por \u201cn\u00eb rast se investitorit strategjik i c\u00ebnohet prona q\u00eb disponon nga pal\u00eb t\u00eb treta, investitori, sipas rastit, p\u00ebrfiton t\u00eb drejt\u00ebn e shpron\u00ebsimit ose t\u00eb marrjes me qira me kontrat\u00ebn 1 euro\u201d.<\/p>\n<p>Kristo Gjoka ka sulmuar pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar kryeministrit Rama, ambasadave, prokuroris\u00eb dhe disa ministrave. Ai k\u00ebrkon heqjen e statusit t\u00eb investitorit strategjik p\u00ebr \u2018Soleil &amp; Sea\u2019, duke akuzuar kompanin\u00eb se ka p\u00ebrdorur dokumente t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p><strong>Kaos n\u00eb kadast\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 23 prill 2019, Gjykata e Lart\u00eb vendosi pezullimin e ekzekutimit t\u00eb vendimit p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs n\u00eb Jal\u00eb-mbi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ndodhet edhe \u201cFolie Marine\u201d. Vendimi u mor nga tre gjyqtar\u00ebt e fundit t\u00eb mbetur asokohe n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori, Edmond Islamaj dhe Ardian Dvorani.<\/p>\n<p>BIRN m\u00ebsoi se tet\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, ky vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ekzekutuar ende, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka shkaktuar kaos ne zyr\u00ebn e kadastr\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs.\u00a0 Fillimisht, vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb u refuzua nga ish-drejtori i kadastr\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs \u2013 n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb Zyra e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme Vlor\u00eb, Klodian Troci.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb relacion p\u00ebr Departamentin e Anti-Korrupsionit n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave me 2 maj 2019, Troci shprehet se k\u00ebrkesa e Avokatit t\u00eb Shtetit dhe pretendimet p\u00ebr mbivendosje pronash n\u00eb zon\u00ebn e Jal\u00ebs nuk mund t\u00eb trajtoheshin.<\/p>\n<p>Troci, i cili akuzohet nga kompania Kempixh se kishte ekzekutuar me urgjenc\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, shprehet nd\u00ebr t\u00eb tjera se zona e Jal\u00ebs ishte \u201dzon\u00eb e pamenaxhuar\u201c, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk disponoheshin harta kadastrale t\u00eb pasurive dhe nuk mund t\u00eb konstatohej mbivendosja.<\/p>\n<p>Pak jav\u00eb pas firmosjes s\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrgjigje, m\u00eb 15 maj, Troci u spostua n\u00eb vendin e zv.drejtorit t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, nd\u00ebrsa drejtues i ASHK-s\u00eb s\u00eb sapokrijuar u caktua Florian Alimadhi, i cili m\u00eb her\u00ebt kishte qen\u00eb regjistrues n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nga maji deri n\u00eb shtator 2019 kishte marr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb urdh\u00ebr me shkrim nga Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs, Alimadhi dhe punonj\u00ebsit e ASHK-s\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebrs\u00ebri refuzuan t\u00eb regjistronin vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 shtator ASHK kreu nj\u00eb akt-kontrolli dhe i konsideroi jo-ligjore arsyet e dh\u00ebna deri n\u00eb at\u00eb moment nga drejtuesit e deg\u00ebs lokale t\u00eb Vlor\u00ebs, duke k\u00ebrkuar s\u00ebrish regjistrimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb si dhe \u201cmiratimin e urdhrit p\u00ebr ndalimin e veprimeve me pasurit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Prej k\u00ebtij momenti, disa drejtues t\u00eb Kadastr\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb dhan\u00eb dor\u00ebheqjen nj\u00ebri pas tjetrit. Dy dit\u00eb pas k\u00ebtij urdhri, m\u00eb 8 shtator 2019, drejtori i ASHK-s\u00eb, Florian Alimadhi dhe n\u00ebndrejtori Klodian Troci dhan\u00eb dor\u00ebheqjen, nd\u00ebrsa n\u00eb krye t\u00eb institucionit u komandua juristi Alteo Naz\u00ebraj.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 shtator, Naz\u00ebraj delegoi te nj\u00eb nga jurist\u00ebt e kadastr\u00ebs veprimet e k\u00ebrkuara nga ASHK, por juristi ashtu si\u00e7 edhe kishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt, refuzoi t\u00eb kryente veprimet. M\u00eb 19 shtator Naz\u00ebraj dha dor\u00ebheqjen nga kadastra e Vlor\u00ebs, duke q\u00ebndruar n\u00eb krye t\u00eb institucionit vet\u00ebm 10 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Naz\u00ebraj u z\u00ebvend\u00ebsua nga Elona Hodaj (Kurti), nd\u00ebrsa u komandua si zv.drejtor Taulant Canameti, i cili \u00ebsht\u00eb transferuar nga Tirana. M\u00eb 27 shtator, Hodaj i delegon Canametit kompetencat mbi sh\u00ebrbimet n\u00eb sektorin e sportelit dhe kadastr\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 shtator, Canameti nxjerr nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb brendsh\u00ebm me t\u00eb cilin duhej t\u00eb regjistronte vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. \u00a0Por drejtoresha Hodaj e shfuqizoi k\u00ebt\u00eb vendim vet\u00ebm 24 or\u00eb pasi ai ishte firmosur, duke arsyetuar se Canameti nuk ishte i autorizuar p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar urdhra dhe as t\u00eb marr\u00eb vendime. Hodaj urdh\u00ebroi anulimin e urdh\u00ebrit dhe fshirjen e sh\u00ebnimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb regjistrin hipotekor. Pak dit\u00eb pasi firmosi k\u00ebt\u00eb anulim, m\u00eb 6 tetor 2019, Hodaj dha dor\u00ebheqjen, nd\u00ebrsa Canameti mori postin e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos largimit t\u00eb 4 drejtuesve n\u00eb pak muaj, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb kadastr\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb u shkarkuan dhe ndaj t\u00eb tjer\u00ebve u mor\u00ebn masa disiplinore. Duke k\u00ebrkuar t\u00eb mbeteshin anonim\u00eb, jurist\u00eb t\u00eb ASHK-s\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb i than\u00eb BIRN se ndjeheshin t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, sepse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb me vler\u00eb miliona euro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, BIRN m\u00ebsoi se para policis\u00eb, asnj\u00eb nga zyrtar\u00ebt nuk ka pranuar se \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar ashtu si\u00e7 pretendojn\u00eb pal\u00ebt n\u00eb kall\u00ebzimet e tyre.<\/p>\n<p>BIRN arriti t\u00eb kontaktonte vet\u00ebm me nj\u00eb prej ish-drejtuesve t\u00eb kadastr\u00ebs q\u00eb u p\u00ebrfshi n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, Elona Hodaj, e cila u shpreh se nuk e njihte mir\u00eb dosjen pasi q\u00ebndroi n\u00eb detyr\u00eb vet\u00ebm 19 dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb drejtimit t\u00eb ASHK, kisha prioritet popullin, t\u2018i d\u00ebgjoja, t\u2018i prisja, t\u2018i zgjidhja [problemet],\u201c tha ajo.<\/p>\n<p>Hodaj mohoi t\u00eb ishte k\u00ebrc\u00ebnuar. Ajo pretendoi se e kishte anuluar urdhrin e vart\u00ebsit t\u00eb saj, Taulant Canameti p\u00ebr t\u00eb regjistruar vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr arsye t\u00eb procedur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa dor\u00ebheqja nga institucioni lidhet vet\u00ebm me motivet familjare sikurse kam cituar edhe n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqje&#8221;, tha Hodaj.<\/p>\n<p>Drejtori aktual i ASHK-s\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, Taulant Canameti, i cili zuri vendin e Hodajt, nuk pranoi t\u00eb fliste mbi detajet e dosjes. Canameti, i cili akuzohet nga Kristo Gjoka si pjes\u00eb e grupit t\u00eb Xhillarit, shoq\u00ebrohet prej koh\u00ebsh n\u00eb pun\u00eb prej punonj\u00ebsve t\u00eb Gard\u00ebs q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb jasht\u00eb zyrave t\u00eb kadastr\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij.<\/p>\n<p>&#8220;Do t\u00eb zbardhet shum\u00eb shpejt e gjith\u00eb e v\u00ebrteta e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje,\u201d tha Canameti. \u201cE r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr qytetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb institucioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe nuk kan\u00eb asnj\u00eb arsye t\u00eb frik\u00ebsohen apo shqet\u00ebsohen,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga fillimi i shtatorit, zyra e kadastr\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb regjistroi nj\u00eb seri t\u00eb pazakont\u00eb largimesh nga puna t\u00eb drejtuesve t\u00eb saj. Brenda pak muajsh, kat\u00ebr drejtues t\u00eb k\u00ebtij institucion dhan\u00eb dor\u00ebheqjen me pretendimin se vendimi i tyre bazohej n\u00eb arsye personale dhe familjare. Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat dhe dokumentet e mbledhura nga BIRN tregojn\u00eb se ndryshe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":80054,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,829,415,473],"tags":[267,883,1495,1992,910,869,348,1140,816,1613,721,761,851,107,1026,1999,1538,858,1152,1334,2276,1155,1635,897,885,2391,149,2168,1294,1459,1630,1544,1533,1350,1545,1843,804,223,891,797],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/jala.jpg","fifu_image_alt":"Gjiri Jalit n\u00eb bashkin\u00eb Himar\u00eb","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80053"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80053"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80053\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80054"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}