{"id":80055,"date":"2020-01-21T12:43:58","date_gmt":"2020-01-21T11:43:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-i-apelimit-censuron-mendimet-ndryshe-te-vezhguesve-te-onm\/2020\/01\/21\/"},"modified":"2026-04-28T10:47:54","modified_gmt":"2026-04-28T08:47:54","slug":"kolegji-i-apelimit-censuron-mendimet-ndryshe-te-vezhguesve-te-onm","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-i-apelimit-censuron-mendimet-ndryshe-te-vezhguesve-te-onm\/2020\/01\/21\/","title":{"rendered":"Kolegji i Apelimit \u2018censuron\u2019 mendimet ndryshe t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb ONM"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtar\u00ebt e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit u mblodh\u00ebn m\u00eb 25 prill 2019, p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn e nj\u00eb prej v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb ONM-s\u00eb, q\u00eb donte t\u00eb publikonte bashk\u00eb me vendimin e KPA-s\u00eb mendimin e tij kund\u00ebr p\u00ebr ish-prokuroren Antoneta Sevdari.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa iu d\u00ebrgua Mbledhjes s\u00eb Gjyqtar\u00ebve p\u00ebrmes nj\u00ebrit prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera parashtroi se marrja e nj\u00eb vendimi n\u00ebse KPA do t\u00eb lejonte bashk\u00eblidhjen e q\u00ebndrimeve paralele apo t\u00eb ndryshme t\u00eb ONM-s\u00eb me vendimet e Kolegjit \u201cishte urgjente\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb afatit q\u00eb gjykata kishte p\u00ebr t\u00eb zbardhur vendimin e shkarkimit t\u00eb Sevdarit, i marr\u00eb n\u00eb shkurt 2019.<\/p>\n<p>Nga dokumentet q\u00eb BIRN mori p\u00ebrmes ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr informim, rezulton se Mbledhja e Gjyqtar\u00ebve, e cila kryesisht merret me caktimin e procedurave dhe rregulloreve t\u00eb brendshme t\u00eb KPA-s\u00eb, u mblodh po at\u00eb dit\u00eb dhe vendosi 6 me 1, kund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb v\u00ebzhguesit t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit,\u00a0 Ferdinando Buatier de Mongeot. Mbledhja p\u00ebrcaktoi se mendimet ndryshe t\u00eb ONM-s\u00eb nuk do t\u00eb publikoheshin dhe as do t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e dosjes gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Mendimi q\u00eb KPA refuzoi t\u00eb publikonte, kritikonte shumic\u00ebn n\u00eb Kolegj se i kishte b\u00ebr\u00eb interpretim t\u00eb gabuar ligjit duke e kthyer at\u00eb n\u00eb\u00a0 nj\u00eb mjet q\u00eb mund t\u00eb \u201cb\u00ebj\u00eb mutacionin gjenetik\u201d t\u00eb procesit n\u00eb vendimarrjen p\u00ebr shkarkimin e Antoneta Sevdarit. V\u00ebzhguesi shprehet po ashtu se nuk kishte pasur prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar subjektin e rivler\u00ebsimit dhe se gjetjet\u00a0 lidheshin kryesisht me pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar pages\u00ebn e tatimeve.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN, ish-prokurorja Antoneta Sevdari tha n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike se ajo kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij mendimi dhe kishte pritur q\u00eb ai t\u00eb publikohej. Sevdari tha se b\u00ebri p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, por Kolegji refuzoi duke i th\u00ebn\u00eb se ia kishte kthyer dosjen Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>\u201cE m\u00ebsova vet\u00ebm pasi u publikua n\u00eb media,\u201d tha Sevdari.<\/p>\n<p>Mendimi i ndrysh\u00ebm i v\u00ebzhguesit t\u00eb ONM u publikua rreth 2 muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb korrik t\u00eb vitin 2019 n\u00eb nj\u00eb seksion t\u00eb faqes online t\u00eb Delegacionit t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit refuzoi t\u00eb b\u00ebnte publik arsyetimin e gjyqtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb bllokuar publikimin e opinioneve ndryshe t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, bashk\u00eblidhur me vendimet e Kolegjit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen, e cila u cil\u00ebsua e rregullt prej Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit, drejtuesja e KPA, Natasha Mulaj, shprehet se publikimi i q\u00ebndrimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb anonimizuar dhe p\u00ebrmbledhur \u201cjo vet\u00ebm q\u00eb nuk do t\u00eb ishte n\u00eb interes t\u00eb publikut, por do t\u00eb shkaktonte edhe keqinformimin e tij\u201d.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa p\u00ebr publikim e mendimit ndryshe<\/strong><\/p>\n<p>Antoneta Sevdari u shkarkua m\u00eb 28 shkurt nga KPA me shumic\u00eb votash, pasi vendimi p\u00ebr konfirmimin e saj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte apeluar nga Komisioneri Publik. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur me 26 prill, relatori Sokol \u00c7omo, kryesuesi Luan Daci, an\u00ebtar\u00ebt Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz votuan p\u00ebr shkarkimin e Sevdarit, me arsyetimin se kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb, gjyqtarja Ina Rama u shpreh se ish-prokurorja kishte provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe se megjith\u00ebse nuk mund t\u00eb provonte pagimin e tatimeve, ky nuk mund t\u00eb ishte shkak p\u00ebr shkarkimin.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr Sevdari \u00ebsht\u00eb vendimi i par\u00eb i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb u kund\u00ebrshua nga v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb. Ky i fundit &#8211; si\u00e7 del nga k\u00ebrkesa e b\u00ebr\u00eb m\u00eb 25 prill 2019 prej nj\u00eb gjyqtari t\u00eb KPA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb thirrur mbledhjen e gjyqtar\u00ebve, k\u00ebrkoi q\u00eb mendimi i tij ndryshe t\u2019i bashk\u00eblidhej vendimit.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb paraqitet nj\u00eb mendim ndryshe ndaj vendimit t\u00eb Kolegjit Nr.6\/2019,\u201d thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas shtjellohet se Buatier kishte k\u00ebrkuar \u201cq\u00eb ky mendim me shkrim t\u00eb publikohet s\u00eb bashku me vendimin e Kolegjit n\u00eb dy gjuh\u00ebt, anglisht dhe shqip.&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa parashtronte tre pyetje p\u00ebr Mbledhjen e Gjyqtar\u00ebve: A mundet t\u2019i bashkohet nj\u00eb vendimi t\u00eb Kolegjit nj\u00eb mendim me shkrim ndryshe\/paralel i v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, a mund t\u00eb b\u00ebhet ky mendim pjes\u00eb e fashikullit gjyq\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, a duhej publikuar ky mendim s\u00eb bashku me vendimin dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb gjuhe do t\u00eb publikohej ai dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb konsiderohej p\u00ebrkthim zyrtar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb vihej n\u00eb dukje se duhej nj\u00eb vendim sa m\u00eb i shpejt\u00eb i Mbledhjes s\u00eb Gjyqtar\u00ebve, p\u00ebr shkak se thuajse menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj k\u00ebrkes\u00eb, p\u00ebrfundonte afati p\u00ebr publikimin e vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb KPA-s\u00eb mbi ish-prokuroren Sevdari.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb thuhet se as ligji dhe as Kolegji n\u00eb rregulloret e brendshme nuk kishin parashikim se si mund t\u00eb administrohej nj\u00eb rast i till\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji 84\/2016, ku p\u00ebrcaktohet roli i v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb proces, parashikon se k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb japin mendime p\u00ebr procesin dhe se n\u00eb rastin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit mendimet ndryshe ose paralele i bashkalidhen vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. \u201cV\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb mendim ndryshe\/paralel q\u00eb i bashkohet vendimit,\u201d thuhet n\u00eb nenin 55 t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Ligji po ashtu parashikon t\u00eb drejt\u00ebn e v\u00ebzhguesve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb rekomandime p\u00ebr t\u00eb apeluar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara t\u00eb cilat publikohen n\u00eb faqen e Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrcaktim i ngjash\u00ebm apo i ndrysh\u00ebm mungon n\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr KPA-n\u00eb. E vetmja referenc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Kushtetuta, aneksi i s\u00eb cil\u00ebs mbi ONM parashikon t\u00eb drejt\u00ebn e v\u00ebzhguesve p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendime n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb shqyrton KPA, po pa specifikuar se si procedohet me to.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin B t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs mbi rivler\u00ebsimin kalimtar, n\u00eb pik\u00ebn 3 g\u00ebrma b thuhet: \u201c(V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar) Paraqet gjetje dhe mendime mbi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuon p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs sipas nenit DH\u201d.<\/p>\n<p><strong>Refuzimi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e b\u00ebr\u00eb nga v\u00ebzhguesi i ONM u refuzua n\u00eb KPA. Kolegji vendosi se mendimi ndryshe apo paralel i v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb: \u201cNuk mund\u00a0 t&#8217;i bashkohet vendimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kolegjit\u201d. Po ashtu n\u00eb vendim u specifikua se ai \u201cnuk mund t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e fashikullit gjyq\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, si dhe, mendimi i v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk mund t\u00eb publikohet s\u00eb bashku me vendimin p\u00ebrfundimtar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Kolegjit\u201d.<\/p>\n<p>Pas marrjes dijeni p\u00ebr mendimin ndryshe t\u00eb ONM-s\u00eb, i cili del se u publikua n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb korrikut n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Delegacionit t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri, BIRN i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb fillimisht p\u00ebrmbajtjen e vendimit dhe n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme procesverbalin e mbledhjes s\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb t\u00eb cilat ishte diskutuar ky vendim.<\/p>\n<p>Informacioni shtes\u00eb u k\u00ebrkua pasi vendimi i Mbledhjes s\u00eb Gjyqtar\u00ebve nuk kishte arsyetim se pse Kolegji nuk pranonte bashk\u00eblidhjen e q\u00ebndrimit t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb me vendimet e tij dhe as referimet ligjore. Po ashtu, BIRN k\u00ebrkoi edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ishte votuar ky q\u00ebndrim i Kolegjit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj k\u00ebrkese, KPA vuri n\u00eb dispozicion k\u00ebrkes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj dhe faktin q\u00eb vendimi ishte marr\u00eb me shumic\u00eb 6 me 1 nga Mbledhja e Gjyqtar\u00ebve, por refuzoi t\u00eb l\u00ebshonte procesverbalin e mbledhjes.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje Kolegji arsyetoi se kishte \u201cpenges\u00eb ligjore, sipas parashikimeve te nenit 4, pika 7 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016 dhe t\u00eb nenit 17, pika 1 t\u00eb ligjit nr. 119\/2014, p\u00ebr t\u2019ju v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion procesverbalin e mbledhjes se gjyqtar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji pretendoi specifikisht se publikimi i procesverbalit c\u00ebnonte n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u201ct\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb private apo sekretin tregtar e patentat\u201d si\u00e7 specifikohej n\u00eb ligjin p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit. Po ashtu, KPA pretendonte se publikimi do t\u00eb shkaktonte \u201cnj\u00eb d\u00ebm t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr administrimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>Pas ankimit t\u00eb BIRN, pran\u00eb Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit, kryetarja e KPA-s\u00eb, Natasha Mulaj hoqi dor\u00eb nga arsyet e p\u00ebrmendura m\u00eb her\u00ebt q\u00eb i referoheshin ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, por k\u00ebmb\u00ebnguli se publikimi do t\u00eb d\u00ebmtonte r\u00ebnd\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit dhe refuzoi s\u00ebrish dh\u00ebnien e informacionit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e Kolegjit shkruhet se vendimi i marr\u00eb dhe k\u00ebrkesa e gjyqtarit p\u00ebr t\u00eb thirrur Mbledhjen e Gjyqtar\u00ebve ishin mjaftuesh\u00ebm informuese. \u201cInformacioni i p\u00ebrmbajtur n\u00eb k\u00ebto dokumente , duke qen\u00eb i qart\u00eb dhe i arsyetuar, plot\u00ebson nevojat e k\u00ebrkuesit dhe t\u00eb publikut\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgigjen q\u00eb KPA i d\u00ebrgoi Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn let\u00ebr t\u00eb firmosur nga kryetarja e Kolegjit arsyetohet se dokumenti n\u00eb fjal\u00eb nuk mund t\u00eb anonimizohej dhe as p\u00ebrmblidhej, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jo vet\u00ebm q\u00eb nuk do ishte informues, por do t\u00eb keqinformonte publikun.<\/p>\n<p>\u201cPublikimi i k\u00ebtij materiali t\u00eb p\u00ebrmbledhur jo vet\u00ebm q\u00eb nuk do t\u00eb ishte n\u00eb interes t\u00eb publikut, por do t\u00eb shkaktonte keqinformim t\u00eb tij\u201d, thuhet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr b\u00ebhet megjithat\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e materialeve q\u00eb ndodheshin n\u00eb procesverbal. \u201cN\u00eb rastin konkret, n\u00eb procesverbalin e mbledhjes pasqyrohen diskutime dhe mendimet q\u00eb kan\u00eb ndihmuar n\u00eb krijimin e bindjes s\u00eb gjyqtar\u00ebve. Si t\u00eb tilla, mendimet e shprehura n\u00eb funksion dhe p\u00ebrpara vendimmarrjes p\u00ebrfshijn\u00eb interpretime, opinione individuale, vler\u00ebsime, deduksione, q\u00eb lidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb me pal\u00ebt n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit, si dhe me institucione t\u00eb tjera, me t\u00eb cilat Kolegji bashk\u00ebpunon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi,\u201d thuhet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>KPA po ashtu i referohet disa her\u00eb vendimit t\u00eb arsyetuar, i cili sipas letr\u00ebs \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion. BIRN nuk ka nj\u00eb vendim t\u00eb arsyetuar. I vetmi vendim i d\u00ebrguar nga KPA \u00ebsht\u00eb ai n\u00eb t\u00eb cilin b\u00ebhet me dije se mendimet e ONM-s\u00eb nuk do i bashkalidhen vendimeve t\u00eb Kolegjit, por pa ndonj\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN, se si ky vendim mund t\u00eb ndikonte pun\u00ebn e v\u00ebzhguesve dhe n\u00ebse e shihnin k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr censur\u00eb nga Kolegji i Apelimit. ONM tha se do t\u00eb vijonte t\u00eb publikonte q\u00ebndrimet ndryshe t\u00eb gjyqtar\u00ebve pran\u00eb saj, n\u00eb faqen p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Delegacionit t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo praktik\u00eb do t\u00eb ndiqet p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb publikut akses mbi q\u00ebndrimet e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb ONM-s\u00eb,\u201d shpjeguan v\u00ebzhguesit n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtar\u00ebt e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit u mblodh\u00ebn m\u00eb 25 prill 2019, p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn e nj\u00eb prej v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb ONM-s\u00eb, q\u00eb donte t\u00eb publikonte bashk\u00eb me vendimin e KPA-s\u00eb mendimin e tij kund\u00ebr p\u00ebr ish-prokuroren Antoneta Sevdari. K\u00ebrkesa iu d\u00ebrgua Mbledhjes s\u00eb Gjyqtar\u00ebve p\u00ebrmes nj\u00ebrit prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs, i cili [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":80056,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[829,415,114,679,473],"tags":[407,422,324,1434,883,862,1202,761,852,107,789,1520,887,1542,112,1281,101,118,221,171,278,874,674,671,1158,133,885,1584,1459,2420,2034,1533,1091,903,804,1534,223,865],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Trupa-e-KPA-gjate-nje-procesi.jpg","fifu_image_alt":"Trupa e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb procesi. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80055"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80055"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80055\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80057,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80055\/revisions\/80057"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80056"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}