{"id":80058,"date":"2020-02-14T19:09:56","date_gmt":"2020-02-14T18:09:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pushohen-hetimet-kunder-erion-veliajt-per-pishat-e-shtrenjta-te-fushes\/2020\/02\/14\/"},"modified":"2026-04-28T10:50:24","modified_gmt":"2026-04-28T08:50:24","slug":"pushohen-hetimet-kunder-erion-veliajt-per-pishat-e-shtrenjta-te-fushes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pushohen-hetimet-kunder-erion-veliajt-per-pishat-e-shtrenjta-te-fushes\/2020\/02\/14\/","title":{"rendered":"Pushohen hetimet kund\u00ebr Erion Veliajt p\u00ebr pishat e shtrenjta t\u00eb \u2018Fush\u00ebs\u2019"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mes t\u00eb tetorit, Gjykata e Apelit Tiran\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr miratimin e nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr pushimin e nj\u00eb kall\u00ebzimi penal ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Nd\u00ebrmarrjes Nr.1 t\u00eb Pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Qytetit dhe kompanis\u00eb \u201cFusha\u201d, p\u00ebr nj\u00eb tender me vler\u00eb 332.5 milion\u00eb lek\u00eb (2.72 milion\u00eb euro) p\u00ebr blerjen dhe mbjelljen e drur\u00ebve dekorativ\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb autostrad\u00ebs Durr\u00ebs-Tiran\u00eb n\u00eb segmentin Kam\u00ebz-Kashar.<\/p>\n<p>Ky tender ishte kall\u00ebzuar nga ish-grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike me pretendimin se ishte kryer me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb procedure konkurrimi n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u201cligjin dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb \u00e7do lloj gare, duke p\u00ebrzgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive nj\u00eb operator ekonomik, i cili duket t\u00eb jet\u00eb i privilegjuar n\u00eb fush\u00ebn e prokurimeve publike.\u201d<\/p>\n<p>Thelbi i kall\u00ebzimit t\u00eb PD-s\u00eb q\u00ebndronte mbi faktin se p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre pishave ishte p\u00ebrdorur nj\u00eb procedur\u00eb e kufizuar prokurimi, e cila justifikohet vet\u00ebm n\u00eb rastin e nj\u00eb nevoje ekstreme, t\u00eb shkaktuar nga ngjarje t\u00eb paparashikuara, q\u00eb nuk i ngarkohen autoritetit kontraktor.<\/p>\n<p>Por gjykata e ka hedhur posht\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim, duke arsyetuar se autoriteti kontraktor \u2013 Drejtoria e Pun\u00ebtor\u00ebve e P\u00ebrgjithshme Nr.1 e Qytetit, e ka pasur t\u00eb pamundur t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb hapur prokurimi, p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs p\u00ebr realizimin e tenderit, p\u00ebrpara se fondet t\u00eb digjeshin n\u00eb fund t\u00eb vitit buxhetor.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfundimisht provohet se autoriteti kontraktor, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme nr.1 e Pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, nuk rezulton q\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi objekt hetimi ta ket\u00eb nisur me iniciativ\u00ebn e vet, por provohet se ka qene K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs ai q\u00eb e ka detyruar ket\u00eb autoritet kontraktor, me alokimin e fondeve t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto rrethana, vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb organ kolegjial,\u201d shton gjykata.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs dhe biznesmeni Shk\u00eblqim Fusha nuk i p\u00ebrgjigj\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment mbi k\u00ebt\u00eb hetim. Edhe prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Alket Mersini refuzoi t\u00eb komentonte mbi vendimin e gjykat\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Klevis Balliu &#8211; i cili b\u00ebri kall\u00ebzimin penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kompanis\u00eb Fusha dhe po ashtu apeloi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr pushimin e hetimeve, i tha BIRN n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike se nuk ishte informuar si pal\u00eb e interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cNuk di asgj\u00eb. Nuk kemi asnj\u00eb njoftim,\u201d tha Balliu.<\/p>\n<p><strong>8200 euro pisha <\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 23 n\u00ebntor 2017, K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs u mblodh dhe vendosi nd\u00ebr t\u00eb tjera, rishp\u00ebrndarjen e fondit t\u00eb shpenzimeve korrente, duke ngarkuar Drejtorin\u00eb e Pun\u00ebtor\u00ebve Nr.1 t\u00eb Qytetit p\u00ebr zbatimin e projektit p\u00ebr \u201cFurnizim dhe vendosje dru dekorativ n\u00eb zon\u00ebn industriale Kam\u00ebz-Kashar\u201d me nj\u00eb fond total prej 667,7 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr vitet 2017-2019.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb vendimin e K\u00ebshillit Bashkiak, drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Nr.1 t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Qytetit Tiran\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 20 dhjetor 2017, ka ngritur nj\u00eb grup pune p\u00ebr zbatimin e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak. Bazuar n\u00eb urdhrin e drejtorit, ky grup pune i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga ekonomist\u00eb, jurist\u00eb dhe specialist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, ka hartuar nj\u00eb relacion duke k\u00ebrkuar realizimin e procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit dhe ka ngritur nj\u00eb komision p\u00ebr specifikimet teknike.<\/p>\n<p>Ky komision ka p\u00ebrllogaritur dhe fondin limit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb testimit t\u00eb tregut dhe sektori i prokurimeve i ka drejtuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb drejtuesit t\u00eb Drejtoris\u00eb Nr.1 q\u00eb t\u00eb hapte nj\u00eb prokurim me \u201cnegocim pa shpallje paraprake\u2019 me vler\u00eb 278.1 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH, p\u00ebr blerjen e drur\u00ebve dekorativ\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar procesverbalit t\u00eb dat\u00ebs 20 dhjetor 2017, nj\u00ebsia e prokurimit ka hartuar dhe miratuar dokumentacionin standard dhe i ka b\u00ebr\u00eb ftes\u00eb 5 subjekteve. Pas 24-or\u00ebsh, me dat\u00eb 21 dhjetor 2017, Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, ka proceduar me hapjen e ofertave t\u00eb paraqitura nga subjektet. Vet\u00ebm kompania Fusha ka paraqitur ofert\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shpallur fitues n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb nga KVO.<\/p>\n<p>Me 22 dhjetor ose 48 or\u00eb nga ftesa fillestare p\u00ebr negocim, kompania Fusha ka filluar punimet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, 6 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, me 28 dhjetor 2017, kompania Fusha i ka d\u00ebrguar bashkis\u00eb Tiran\u00eb situacionin progresiv pjesor nr.1 t\u00eb punimeve, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb pages\u00eb prej 70.2 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr 60 pisha, t\u00eb cilat jan\u00eb likuiduar me 14 shkurt 2018 \u2013 n\u00eb dit\u00ebn e Sh\u00ebn Valentinit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb situacion nr.1, vlera mesatare e nj\u00eb pishe t\u00eb bler\u00eb nga bashkia \u00ebsht\u00eb 1.17 milion\u00eb lek\u00eb (\u20ac8200). N\u00ebse i nj\u00ebjti \u00e7mim p\u00ebr nj\u00ebsi \u00ebsht\u00eb zbatuar p\u00ebr t\u00eb gjitha pishat e mbjella, n\u00eb total bashkia ka bler\u00eb nga Fusha 284 pisha p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb totale t\u00eb kontrat\u00ebs prej 332.56 milion\u00eb lek\u00eb me TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb <a href=\"\/?p=62419\">raportim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb tender<\/a>, BIRN iu drejtua tre kompanive q\u00eb tregtojn\u00eb dru dekorativ\u00eb; nj\u00ebra n\u00eb Kavaj\u00eb dhe dy t\u00eb tjerat n\u00eb Tiran\u00eb dhe m\u00ebsoi se \u00e7mimi i shitjes p\u00ebr nj\u00eb pish\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb treg varion nga 700 deri n\u00eb 1000 euro.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka pretenduar n\u00eb kall\u00ebzimin e saj se kompania \u201cFusha\u201d nuk i ka pasur deri n\u00eb janar 2018 n\u00eb gjendje 60 pishat p\u00ebr t\u00eb cilat ka l\u00ebshuar fatur\u00eb mbi situacionin e par\u00eb me 28 dhjetor 2017. Megjithat\u00eb, sipas gjykat\u00ebs ky fakt nuk rezulton i v\u00ebrtet\u00eb. Referuar deklaratave doganore dhe faturave tatimore, gjykata shprehet se subjekti ka bler\u00eb nj\u00eb sasi pishash q\u00eb n\u00eb shkurt 2017 dhe ka pasur n\u00eb gjendje 92 pisha n\u00eb dhjetor 2017.<\/p>\n<p><strong>Nevoja ekstreme p\u00ebr pisha<\/strong><\/p>\n<p>Kompania Fusha \u00ebsht\u00eb kontraktori m\u00eb i madh i bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe gjat\u00eb 3 viteve t\u00eb fundit ka p\u00ebrfituar me shum\u00eb se 3.1 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pun\u00eb publike n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Sipas kall\u00ebzimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb depozituar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, pretendohet se mes bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe kompanis\u00eb Fusha Sh.p.k, \u201cka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie personale, e cila vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet dhe q\u00ebllimin e ligjit &#8220;P\u00ebr prokurimin publik&#8221;.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi thekson se bashkia ka zgjedhur nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb \u00e7do lloj gare, duke zgjedhur ne m\u00ebnyr\u00eb selektive nj\u00eb operator ekonomik, i cili duket t\u00eb jet\u00eb i privilegjuar n\u00eb fush\u00ebn e prokurimeve publike.<\/p>\n<p>Referuar ligjit \u2018P\u00ebr prokurimin publik\u2019, procedura me \u2018negocim pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit\u2019 p\u00ebrdoret vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, kur p\u00ebr arsye t\u00eb nevoj\u00ebs ekstreme, t\u00eb shkaktuar nga ngjarje t\u00eb paparashikueshme nga autoriteti kontraktor, afati kohor i parashikuar p\u00ebr njoftimin e kontrat\u00ebs p\u00ebr procedurat e hapura, t\u00eb kufizuara ose me negocim, me publikim, nuk mund t\u00eb respektohet. Gjithashtu, rrethanat e p\u00ebrmendura p\u00ebr t\u00eb justifikuar nevoj\u00ebn ekstreme nuk duhet t\u00eb shkaktohen n\u00eb asnj\u00eb rast nga veprimi ose mosveprimi i autoritetit kontraktor.<\/p>\n<p>Sipas arsyetimit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr pushimin e hetimeve p\u00ebr akuzat e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe prishjes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera, kjo situat\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme Nr.1 t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Qytetit Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb krijuar nga vendimi i K\u00ebshillit Bashkiak p\u00ebr shkak t\u00eb fondeve q\u00eb jan\u00eb rialokuar p\u00ebr vitin 2017 dhe pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019i prokuruar k\u00ebto fonde brenda vitit buxhetor me procedur\u00eb t\u00eb hapur. Sipas prokuroris\u00eb, nj\u00eb procedur\u00eb e hapur prokurimi k\u00ebrkonte mbi 23 dit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Autoriteti Kontraktor ka pasur n\u00eb dispozicion koh\u00ebn nga data 19 deri me 31 dhjetor p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi.<\/p>\n<p>\u201cReferuar dat\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn K\u00ebshilli Bashkiak dhe Bashkia e Tiran\u00ebs kan\u00eb lejuar autoritetin kontraktor p\u00ebr t\u00eb zhvilluar k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi, rezulton se ka qen\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb ndiqeshin procedurat standarde mbi ose n\u00ebn kufirin e ul\u00ebt monetar,\u201d shprehet prokuroria n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit Mersini, autoriteti kontraktor \u201cDrejtoria e P\u00ebrgjithshme nr.1 e Pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb,\u201d nuk e ka nisur k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi objekt hetimi me iniciativ\u00ebn e vet, por \u00ebsht\u00eb detyruar nga K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai arsyeton se K\u00ebshilli Bashkiak nuk mund t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebs sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201corgan kolegjial\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNga t\u00ebr\u00ebsia e veprimeve hetimore dhe verifikimit t\u00eb rrethanave objekt hetimi nuk rezultoi q\u00eb n\u00eb veprimet ose mosveprimet e t\u00eb kall\u00ebzuarve t\u00eb jen\u00eb konsumuar element\u00eb t\u00eb figurave t\u00eb vepr\u00ebs penale,\u201d shprehet prokurori Alket Mersini.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim, Mersini i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs pushimin e hetimeve. Gjykata e Tiran\u00ebs, pasi ka shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn dhe aktet e hetimit paraprak, ka d\u00ebgjuar pretendimet e pal\u00ebve dhe ka arritur n\u00eb konkluzionin se k\u00ebrkesa e prokurorit p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes penale \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, e bazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova dhe si e till\u00eb, duhet pranuar. Ky vendim \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga treshja e gjyqtar\u00ebve t\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Valdete Hoxha,\u00a0 Astrit Haxhialushi dhe Fatmira Hajdari.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mes t\u00eb tetorit, Gjykata e Apelit Tiran\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr miratimin e nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr pushimin e nj\u00eb kall\u00ebzimi penal ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Nd\u00ebrmarrjes Nr.1 t\u00eb Pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Qytetit dhe kompanis\u00eb \u201cFusha\u201d, p\u00ebr nj\u00eb tender me vler\u00eb 332.5 milion\u00eb lek\u00eb (2.72 [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":80059,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,829,473],"tags":[692,608,2366,1288,883,348,2439,1613,265,2142,946,948,761,1098,248,851,107,870,1178,1291,1334,1364,2052,1693,2359,778,358,1584,1708,1709,1544,2441,1394,1623,391,1844,2454,281,804,223],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/20230907_181908_070923_5_012-2_8g4SW89.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i Bashkis\u00eb Tirane, Erion Veliaj | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80058"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80058"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80058\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80060,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80058\/revisions\/80060"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80059"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80058"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80058"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80058"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}