{"id":80065,"date":"2014-10-10T18:09:16","date_gmt":"2014-10-10T16:09:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/e-shtyu-presidenten-e-kosoves-atifete-jahjaga-te-shkele-kushtetuten\/2014\/10\/10\/"},"modified":"2014-10-10T18:09:16","modified_gmt":"2014-10-10T16:09:16","slug":"e-shtyu-presidenten-e-kosoves-atifete-jahjaga-te-shkele-kushtetuten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/e-shtyu-presidenten-e-kosoves-atifete-jahjaga-te-shkele-kushtetuten\/2014\/10\/10\/","title":{"rendered":"A e shtyu BE Presidenten e Kosov\u00ebs Atifete Jahjaga t\u00eb shkel\u00eb kushtetut\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>Kur Presidentja Atifete Jahjaga l\u00ebshoi n\u00eb 31 Gusht nj\u00eb dekret \u201cduke konfirmuar zgjatjen\u201d e mandatit t\u00eb tre gjyqtar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, u duk q\u00eb ajo shmangu nj\u00eb kriz\u00eb serioze institucionale n\u00eb koh\u00ebn kur Kosova ishte p\u00ebrballur tashm\u00eb me nj\u00eb kriz\u00eb politike p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb gjykata ka l\u00ebshuar gjat\u00eb ver\u00ebs dy vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr kriz\u00ebn politike- n\u00eb lidhje me postin e kryeministrit dhe kryetarin e parlamentit\u2013 pati shqet\u00ebsime se do t\u00eb pasoj\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb akoma m\u00eb e madhe. Pa tre an\u00ebtaret e vet nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, gjykata nuk do t\u00eb kishte kuorumin.<\/p>\n<p>Kjo la nj\u00eb pyetje shqet\u00ebsuese: N\u00ebse kryetar\u00ebt e partive do t\u00eb shkonin s\u00ebrish n\u00eb gjykat\u00eb, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte gjykat\u00eb q\u00eb ta nxirrte nj\u00eb vendim?<\/p>\n<p>Duke shmangur nj\u00eb kriz\u00eb, Jahjaga potencialisht krijoi nj\u00eb tjet\u00ebr, dhe t\u00eb enjten Avokati i Popullit Sami Kurteshi paraqiti nj\u00eb sfid\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke pretenduar se Presidentja ka shkelur Kushtetut\u00ebn duke ua zgjatur mandatin gjyqtar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb veprimet e Presidentes shkojn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, e cila thot\u00eb se gjyqtar\u00ebt fillimisht duhet t\u00eb propozohen nga Kuvendi e vet\u00ebm m\u00eb pas t\u00eb em\u00ebrohen nga Presidentja, Zyra e Presidentes dhe zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb thon\u00eb se marr\u00ebveshja e Kosov\u00ebs me Bashkimin Evropian n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast lejon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb dekretin e saj, Jahjaga arsyetoi se veprimet e saj ishin n\u00eb p\u00ebrputhje me nj\u00eb \u201cshk\u00ebmbim letrash\u201d me shefen p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, Catherine Ashton, nga Prill i vitit 2014, e cila p\u00ebrshkruan se si misioni i sundimit t\u00eb ligjit i BE-s\u00eb, EULEX, dhe Task Forca Hetimore Speciale, e cila po heton krimet e luft\u00ebs, vepron n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas Kuvendi i p\u00ebrshtati k\u00ebto letra n\u00eb ligj n\u00eb muajin Maj, duke formuar baz\u00ebn ligjore p\u00ebr pranin\u00eb e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Zyra e saj e konsideron k\u00ebt\u00eb shk\u00ebmbim letrash si nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, megjith\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb kontestuese, duke qen\u00eb se marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare duhet t\u00eb b\u00ebhen midis dy pal\u00ebve q\u00eb e njohin nj\u00ebra tjetr\u00ebn, nd\u00ebrsa BE nuk e njeh Kosov\u00ebn si shtet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb as Kushtetuta e Kosov\u00ebs e as shk\u00ebmbimi i letrave, nuk i jep t\u00eb drejt\u00ebn askujt t\u00eb \u201czgjas\u00eb\u201d mandatin e gjyqtar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb konfuze, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se p\u00ebr sa koh\u00eb do t\u00eb zgjatet mandati i gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb korrespondenc\u00eb e brendshme e BE-s\u00eb, q\u00eb daton m\u00eb 20 Gusht, e siguruar nga Prishtina Insight, nxjerr n\u00eb pah se Zyra e Presidentes ka pasur dyshime p\u00ebr procesin e zgjatjes s\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb munges\u00eb t\u00eb parlamentit.<\/p>\n<p>Ajo vuri n\u00eb dukje se ekipi ligjor i Presidentes \u201cinsistoi\u201d q\u00eb em\u00ebrimet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet parlamentit, duke e sjell\u00eb procesin n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 114 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. N\u00eb korrespondenc\u00eb gjithashtu thuhej se gjyqtar\u00ebt duhet ta b\u00ebnin t\u00eb nj\u00ebjtin betim si homolog\u00ebt e tyre kosovar\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e EULEX-it e bind\u00ebn zyr\u00ebn e Jahjag\u00ebs \u00a0se parlamenti nuk ishte i nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cPas nj\u00eb diskutimi t\u00eb gjat\u00eb me Zyr\u00ebn e Presidentes, ata ran\u00eb dakord q\u00eb gjyqtar\u00ebt nuk duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb betimin, dhe nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr Kuvendin,\u201d thuhet n\u00eb dokumentin e brendsh\u00ebm t\u00eb EULEX, t\u00eb muajit gusht.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit Kurteshi vazhdon t\u00eb jet\u00eb i mendimit q\u00eb d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u2019u konsultuar me Kuvendin \u00ebsht\u00eb anti-kushtetues.<\/p>\n<p>\u201cKushtetuta nuk i lejon dhe nuk duhet t\u2019i lejoj\u00eb askujt, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Presidenten, t\u2019i anashkaloj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e zgjedhur nga populli, n\u00eb em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve t\u00eb gjykat\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb,\u201d tha ai p\u00ebr Prishtina Insight.<\/p>\n<p>Neni 20 i Kushtetut\u00ebs i lejon Kosov\u00ebs t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb pak prej sovranitetit t\u00eb saj. Megjithat\u00eb, fakti se ky mekaniz\u00ebm nuk thot\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr zgjatjen e mandatit t\u00eb gjyqtar\u00ebve e shqet\u00ebson Avokatin e Popullit.<\/p>\n<p>Analist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb gjithashtu t\u00eb shqet\u00ebsuar. Fisnik Korenica, drejtor i Qendr\u00ebs p\u00ebr Studime Ligjore e Politike, tha se ndon\u00ebse Presidentja nuk e theu ligjin duke b\u00ebr\u00eb riem\u00ebrimet, ato ishin problematike.<\/p>\n<p>\u201dMendoj se ishte ligjore por jo legjitime. Nuk mund t\u00eb kesh legjitimitet pa dal\u00eb p\u00ebrpara parlamentit,\u201d tha Korenica.<\/p>\n<p>Gjyljeta Mushkolaj, profesore e Fakultetit Juridik n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe ish-gjyqtare e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, tha se nd\u00ebrsa zgjatja e mandatit t\u00eb gjyqtar\u00ebve ishte e ligjshme, gjyqtar\u00ebt personalisht duhej ta b\u00ebnin betimin p\u00ebr Republik\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtar\u00ebt duhet t\u00eb betohen,\u201d tha Mushkolaj. \u201cNa duhet nj\u00eb konfirmim m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ata po veprojn\u00eb si t\u00eb pavarur, si gjyqtar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja e Avokatit t\u00eb Popullit ngre pyetje procedurale rreth rrug\u00ebs s\u00eb shkurt\u00eb q\u00eb Presidentja ndoqi bazuar n\u00eb k\u00ebshill\u00ebn e BE-s\u00eb n\u00eb interes t\u00eb demokracis\u00eb, Samuel Zbogar, shefi I zyr\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, e mbron rolin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk i kemi b\u00ebr\u00eb presion askujt,\u201d tha ai. \u201dNe nuk kemi b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb shkelje. Vet\u00ebm jemi bazuar n\u00eb interpretimin dhe t\u00eb kuptuarin ton\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb letrave t\u00eb ratifikuar n\u00eb parlament, dhe kemi ndjekur at\u00eb procedur\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Letrat e Prillit, q\u00eb po p\u00ebrmenden si justifikim p\u00ebr zgjatjen e mandateve, megjithat\u00eb jan\u00eb t\u00eb mjegullta krahasuar me letrat e p\u00ebrdorura n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn q\u00eb rregullonin em\u00ebrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja q\u00ebndron n\u00eb faktin se Presidentja, duke i lejuar EULEX-it t\u00eb propozoj\u00eb dhe em\u00ebroj\u00eb gjyqtar\u00ebt, i dha m\u00eb shum\u00eb sovranitet se sa i jep shk\u00ebmbimi i letrave.<\/p>\n<p>Zyra e Presidentes i njeh mir\u00eb k\u00ebto ligje. N\u00eb vitin 2012, Presidentja i shkruante Ashton-it n\u00eb lidhje me delegimin e autoritetit te EULEX-i.<\/p>\n<p>\u201cSi Presidente, \u00ebsht\u00eb detyra ime t\u00eb siguroj q\u00eb \u00e7do delegacion i k\u00ebtij lloji t\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb,\u201d shkruante ajo.<\/p>\n<p>Letra e vitit 2012 i referohej kompetencave q\u00eb iu deleguan EULEX-it p\u00ebr \u201cpropozimin dhe em\u00ebrimin\u201d e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, gj\u00eb e cila nuk ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbimin e vitit 2014 dhe e cila i dha EULEX-it vet\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb \u201cem\u00ebroj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKushtetuta nuk i lejon Presidentes t\u00eb zgjas\u00eb mandatet e tre gjyqtar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb pa propozimin e Kuvendit, dhe asgj\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje, si\u00e7 kuptohet m\u00eb sakt\u00eb, nuk e ndryshon k\u00ebt\u00eb,\u201d nj\u00eb k\u00ebshilltar ligjor pran\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit tha p\u00ebr Prishtina Insight.<\/p>\n<p>Rasti i Avokatit t\u00eb Popullit n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb mund ta destabilizoj\u00eb gjykat\u00ebn sepse tre gjyqtar\u00ebve mund t\u2019u duhet q\u00eb t\u00eb \u201ct\u00ebrhiqen\u201d- t\u00eb heqin dor\u00eb\u2013 nga rasti duke qene se kjo hapur ndikon n\u00eb pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, korrespondenca e BE-s\u00eb tregon se kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Enver Hasani, ishte \u201ckonsultuar jo zyrtarisht\u201d rreth procesit dhe \u201ctha se nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet Kuvendi\u201d. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebse gjykata e d\u00ebgjon \u00e7\u00ebshtjen edhe ai duhet t\u00eb t\u00ebrhiqet.<\/p>\n<p>\u201cHasani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mik dhe kam respektin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb si akademik dhe jurist. Prandaj un\u00eb po pres q\u00eb ai vet\u00eb vullnetarisht t\u00eb t\u00ebrhiqet nga \u00e7\u00ebshtja n\u00ebse del q\u00eb ai ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb riem\u00ebrimin e koleg\u00ebve t\u00eb tij, por nuk mund ta paragjykoj k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje,\u201d tha Kurteshi.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit pohon se \u00e7\u00ebshtja nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb me pyetjen n\u00ebse gjyqtar\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb duhet apo jo t\u00eb ulen n\u00eb gjykat\u00eb; ajo lidhet vet\u00ebm me procesin e em\u00ebrimit.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00e7\u00ebshtje lidhet vet\u00ebm me nj\u00eb pyetje: A e respektoi Presidentja procedur\u00ebn e mandatuar nga Kushtetuta p\u00ebr zgjedhjen e gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb konfirmimin e zgjatjes e zgjatjes s\u00eb mandatit t\u00eb tre gjyqtar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb?\u201d pyeti ai. \u201dDhe p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb \u2018Jo.\u201d<\/p>\n<p>Ky lajm \u00ebsht\u00eb botuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn <a href=\"http:\/\/www.gazetajnk.com\/?cid=1,1\">Jeta n\u00eb Kosov\u00eb.<\/a><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur Presidentja Atifete Jahjaga l\u00ebshoi n\u00eb 31 Gusht nj\u00eb dekret \u201cduke konfirmuar zgjatjen\u201d e mandatit t\u00eb tre gjyqtar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, u duk q\u00eb ajo shmangu nj\u00eb kriz\u00eb serioze institucionale n\u00eb koh\u00ebn kur Kosova ishte p\u00ebrballur tashm\u00eb me nj\u00eb kriz\u00eb politike p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re. Pasi q\u00eb gjykata ka l\u00ebshuar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":80066,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2401,473,2393],"tags":[1567,1079,1362,2402,2144,761,1279,851,1197,852,107,103,2403,900,238,871,2287,1180,1450,1603,418,1334,2341,1466,1155,1161,2396,2404,149,1584,804],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/14_06_2013_Takim_me_11.jpg","fifu_image_alt":"Jahjaga dhe Zgobar","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80065"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80065"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80065\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80066"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80065"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80065"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80065"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}