{"id":80075,"date":"2026-05-07T12:41:43","date_gmt":"2026-05-07T10:41:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-prokurorit-dashnor-nure\/2026\/05\/07\/"},"modified":"2026-05-07T12:43:48","modified_gmt":"2026-05-07T10:43:48","slug":"argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-prokurorit-dashnor-nure","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-prokurorit-dashnor-nure\/2026\/05\/07\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr rikthimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Dashnor Nure"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar shumic\u00ebn e konkluzioneve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr pasurin\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin e prokurorit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Dashnor Nure duke e rikthyer at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konkludoi se subjekti nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti dhe krijimin e nj\u00eb gjendje cash, si dhe se ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb apo t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrollin e fiugr\u00ebs, u konkludua se informacionet q\u00eb disponoheshin n\u00eb ngarkim t\u00eb Nures, ishin t\u00eb bazuara n\u00eb fakte dhe rrethana konkrete. Sipas KPK, edhe n\u00ebse k\u00ebto konstatime nuk do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb konkluzion lidhur me kontrollin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, u \u00e7mua se mosp\u00ebrmbushja e rregullt e detyr\u00ebs cenonte past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Megjith\u00ebse p\u00ebr profesionalizimin u arrit n\u00eb p\u00ebrfundimin se ka nivel kualifikues, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor u arsyetua se Nure nuk kishte vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin e Procedur\u00ebs Penale, si dhe u arrit n\u00eb p\u00ebrfundimin se kishte cenuar shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shumica e konkluzioneve t\u00eb KPK u gjet\u00ebn t\u00eb padrejta nga Kolegji q\u00eb pas shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, vendosi m\u00eb 9 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, t\u00eb konfirmojn\u00eb Nuren n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi KPA<\/strong><\/p>\n<p>Nure ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting si pasuri t\u00eb vetme n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb tij, nj\u00eb automjet t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2004, si dhe gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 650 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, ka deklaruar gjendje cash n\u00eb vitin 2004 n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka konsideruar si shpenzim p\u00ebr blerjen mjetit shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb kontrat\u00ebn e n\u00ebnshkruar nga subjekti, por at\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e blerjes nga shit\u00ebsi n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe prej 5300 eurosh, si dhe detyrimet e taks\u00ebs doganore n\u00eb vler\u00ebn totale prej 894.578 lek\u00ebsh. Nga analiza e kryer n\u00eb KPK, ka rezultuar pamund\u00ebsi finaciare n\u00eb shum\u00ebn 656 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij rezultati negativ, Komisioni ka konkluduar se veprimet e subjektit p\u00ebr t\u00eb deformuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb justifikuar munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e provave t\u00eb administruara gjat\u00eb hetimit administrativ, Kolegji ka mar\u00eb n\u00eb shqyrtim pretendimin e subjektit se Komisioni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar e t\u00eb padrejt\u00eb, ka p\u00ebrfshir\u00eb si vler\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb automjetit nj\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ajo e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale t\u00eb shitblerjes.<\/p>\n<p>Nure ka shpjeguar se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr vler\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn e kishte bler\u00eb shit\u00ebsi makin\u00ebn. N\u00eb vijim, ka sqaruar se ka paguar edhe detyrimin doganor dhe se vlera e automjetit ka rezultuar m\u00eb e lart\u00eb se ajo e caktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, duket se subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse apo t\u00eb arsyeshme mbi diferenc\u00ebn e vlerave t\u00eb shpenzuara p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs prej shit\u00ebsit e m\u00eb pas prej atij vet\u00eb, duke mos i dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb kuptim logjik k\u00ebtij transaksioni. KPA shton se n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb hetimit administrative, duket se subjekti \u00ebsht\u00eb pajtuar me llogaritjen nga Komisioni t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shpenzuar p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, si dhe ka nd\u00ebrtuar pretendime t\u00eb tij alternative edhe mbi k\u00ebt\u00eb version t\u00eb analiz\u00ebs.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, trupi gjykues i KPA vler\u00ebson se pretendimi i subjektit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb si vler\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb automjetit shum\u00ebn e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i qart\u00eb vet\u00ebn n\u00eb ankim e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar i pabazuar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, gjendet e drejt\u00eb p\u00ebrllogaritja e vler\u00ebs 5300 euro n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga KPK p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ndryshe nga KPK, vler\u00ebsohet se Nure nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb duke pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00e7mimin e caktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb automjetit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji mban q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm edhe lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Kolegji ndryshe nga KPK, vler\u00ebson se duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 250 mij\u00eb lek\u00ebsh, e siguruar nga shitja e nj\u00eb automjeti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Sipas KPA, ndon\u00ebse kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb cituar shprehimisht si nj\u00eb vler\u00eb e p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb 2004-\u00ebn, duhet t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb t\u00eb ardhurat e subjektit pasi \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebrpara se t\u00eb kryhej blerja.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb Nure ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting se, e ka bler\u00eb automjetin me t\u00eb ardhurat nga puna, konsiderohet prej KPA se ai nuk ka p\u00ebrdorur burime t\u00eb huaja si hua apo dhurime. Ky pohim i subjektit \u00e7mohet se nuk p\u00ebrjashton p\u00ebrdorimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara nga shitja e nj\u00eb pasurie t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb tij, q\u00eb ka qen\u00eb e financiuar po me t\u00eb ardhurat nga puna.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se analiza financiare e Komisionit p\u00ebr vitin 2004 \u00ebsht\u00eb kryer s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb dy pasurit\u00eb, si p\u00ebr automjetin ashtu dhe p\u00ebr gjenden cash, meqen\u00ebse jan\u00eb deklaruar si t\u00eb krijuara n\u00eb fund t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur automjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 2004 dhe t\u00eb faktit q\u00eb kursimet n\u00eb cash, t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin atij viti kalendarik, materializohen deri n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit, trupi gjykues vler\u00ebson se analiza p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e pages\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb makin\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebhet deri n\u00eb tetor. Kjo, edhe nisur nga fakti se kursimet n\u00eb cash jan\u00eb deklaruar si t\u00eb krijuara nga pagat dhe disbursimi nj\u00eb kredie n\u00eb dhjetor t\u00eb 2004-\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer n\u00eb KPA, Nure ka rezultuar se ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2004-\u00ebs. Nd\u00ebrsa p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb vitin 2004 n\u00eb vler\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn prej 56 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nure ka kund\u00ebrshtuar edhe analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK t\u00eb kryer p\u00ebr gjendjen cash prej 650 mij\u00eb lek\u00ebsh, t\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur metodologji e gabuar.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se gjendja cash \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017, pasi nuk jan\u00eb deklaruar kursime n\u00eb vitet 2014, 2015 dhe 2016. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsideruar i pabesuesh\u00ebm pretendimi se kjo shum\u00eb rridhte nga kursimet e vitit 2004, pasi subjekti ka qen\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kreditimi dhe n\u00eb pamund\u00ebsi shlyerje p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Kolegji e ka p\u00ebrq\u00ebndruar analiz\u00ebn n\u00eb deklaratat e viteve 2014, 2015 dhe 2016, n\u00eb t\u00eb cilat subjekti nuk ka deklaruar kursime. Pavar\u00ebsisht analiz\u00ebs financiare t\u00eb k\u00ebtyre viteve, q\u00eb sipas KPA, duket se rezulton me bilanc pozitiv, pretendimi i subjektit se mosdeklarimi i kursimeve n\u00eb cash n\u00eb k\u00ebto vite \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pakujdesi, \u00e7mohet pa efekt n\u00eb vler\u00ebsimin e situat\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, trupi gjykues \u00e7mon t\u00eb drejt\u00eb analiz\u00ebn e KPK se gj\u00ebendja cash e sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017, si dhe bilanci negativ n\u00eb mas\u00ebn prej 545 mij\u00eb lek\u00ebsh, p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nure ka kund\u00ebrshtuar q\u00ebndrimin e KPK edhe lidhur me adresat e banimit t\u00eb deklaruara nga subjekti. Ai ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb i gabuar konkluzioni i KPK se banesa e v\u00ebllez\u00ebrve ku ka jetuar p\u00ebr pak koh\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e tij, duke e cil\u00ebsuar si produkt t\u00eb nj\u00eb analize hamend\u00ebsuese, q\u00eb nuk p\u00ebrkon me realitetin dhe nuk \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb fakte e prova.<\/p>\n<p>Kolegjii konstaton se subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka deklaruar adres\u00ebn tek e cila ai banonte realisht n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj deklarate, e cila rezulton t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb vendbanimin e tij n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj deklarate. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk konstatohet pasakt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarim.<\/p>\n<p>Nure nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb deklaruar n\u00eb vite, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb sakt\u00eb, adresat e banimit apo t\u00eb regjistrimit n\u00eb gjendje civile. P\u00ebr pasoj\u00eb, Kolegji e \u00e7mon t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se, se mungesa e deklarimit t\u00eb vendbanimit n\u00eb deklaratat periodike vjetore pamund\u00ebson kontrollin e plot\u00eb lidhur me vendq\u00ebndrimet e tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPA konstaton se k\u00ebto pasakt\u00ebsi duket se vijn\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs specifike t\u00eb prokurorit Nure, p\u00ebr aryse se nuk ka pasur n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb banese p\u00ebrgjat\u00eb atyre viteve. Kjo rrethan\u00eb, sipas Kolegjit, ka diktuar edhe l\u00ebvizjen e tij n\u00eb disa banesa t\u00eb ndryshme n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb, duke prodhuar edhe nj\u00eb lloj mungese koherence dhe paplot\u00ebsie n\u00eb deklarimin e duhur t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA rr\u00ebzon dyshimet e ngritura nga KPK p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb subjektit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve. Kolegji konstaton se, p\u00ebrve\u00e7 vet\u00ebdeklarimit t\u00eb subjektit se ai ka banuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 2-vje\u00e7are n\u00eb banes\u00ebn e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr e dal\u00eb nga hetimi nuk rezulton t\u00eb lidh\u00eb at\u00eb me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkundrazi, t\u00eb dh\u00ebnat e vetme q\u00eb kan\u00eb rezultuar nga hetimi provojn\u00eb vet\u00ebm faktin se kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar prej v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb n\u00eb vitin 2000, kur subjekti jetonte dhe punonte n\u00eb Ersek\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjithmon\u00eb prej dy familjeve t\u00eb tyre, madje edhe tabela fotografike e administruar nga ALUIZNI, pasqyron nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb konceptuar e nd\u00ebrtuar p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb banimit t\u00eb vet\u00ebm dy familjeve dhe k\u00ebto dy familje jan\u00eb ato t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb subjektit\u201d, konstaton Kolegji.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kontrolli i burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb subjektit, \u00e7mohet se nuk paraqet asnj\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>KPA vler\u00ebson se Komisioni ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb paqart\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb analize t\u00eb rrethanave q\u00eb e ka shtyr\u00eb at\u00eb drejt k\u00ebtij konkluzioni. \u201c\u2026Trupi gjykues, nga shqyrtimi i kujdessh\u00ebm i \u00e7do t\u00eb dh\u00ebne q\u00eb rezulton nga hetimi, nuk konstatoi asnj\u00eb fakt q\u00eb justifikon fillimisht, orientimin e Komisionit drejt hetimit p\u00ebr kontrollin e k\u00ebsaj pasurie dhe m\u00eb pas as dhe ndonj\u00eb fakt q\u00eb provon n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme nj\u00eb lidhje t\u00eb subjektit me k\u00ebt\u00eb pasuri, e cila, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb shkaktoj\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb tij lidhur me k\u00ebt\u00eb prone\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja e subjektit n\u00eb banesa t\u00eb tjera me qira deri dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb veting, por edhe m\u00eb von\u00eb deri n\u00eb vitin 2023 kur ka bler\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, konsiderohet se konfirmon faktin se Nure nuk ka lidhje me at\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Pas rishikimit t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb KPK, Kolegji ka konstatuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn totale prej 602 mij\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb e vler\u00ebsuar n\u00ebn drit\u00ebn e proporcionalitetit dhe objektivitetit, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Kolegji ka analizuar konkluzionet e Komisionit lidhur me figur\u00ebn, duke i \u00e7muar t\u00eb pabazuara. Ndryshe nga KPK, Kolegji vler\u00ebson se subjekti ka vepruar sipas k\u00ebrkesave ligjore n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjet objekt hetimi administrativ, si dhe se i ka arsyetuar vendimarrjet e tij. P\u00ebr pasoj\u00eb, konkluzioni i Komisionit se subjekti ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, lidhur me k\u00ebto gjetje, gjendet i padrejt\u00eb dhe i paargumentuar. Sipas KPA, nuk mund t\u00eb nxirret asnj\u00eb p\u00ebrfundim negativ p\u00ebr sa i p\u00ebrket kontrollit t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga verifikimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara n\u00eb aspektin profesional, Kolegji konstaton se subjekti ka p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme dhe efikase mekanizmat ligjor\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejtat e pal\u00ebve n\u00eb proces. Ato konstatime t\u00eb KPK q\u00eb jan\u00eb gjetur t\u00eb drejta prej Kolegjit, jan\u00eb \u00e7muar pa pesh\u00eb n\u00eb arritjen e nj\u00eb konkluzioni lidhur me kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji ka konkluduar se prokurori Dashnor Nure arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe e ka rikthyer at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar shumic\u00ebn e konkluzioneve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr pasurin\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin e prokurorit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Dashnor Nure duke e rikthyer at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni konkludoi se subjekti nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti dhe krijimin e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":80076,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[1714,1047,119,120],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Seanca-ndaj-ish-prokurorit-Besnik-Cengu-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb vendimi. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80075"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80075"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80075\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80077,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80075\/revisions\/80077"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}