{"id":80081,"date":"2019-04-09T12:25:00","date_gmt":"2019-04-09T10:25:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/punesoi-kunatin-emigrant-te-adriatik-llalles-kpk-konfirmon-ne-detyre-dritan-peken\/2019\/04\/09\/"},"modified":"2026-05-22T08:54:20","modified_gmt":"2026-05-22T06:54:20","slug":"punesoi-kunatin-emigrant-te-adriatik-llalles-kpk-konfirmon-ne-detyre-dritan-peken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/punesoi-kunatin-emigrant-te-adriatik-llalles-kpk-konfirmon-ne-detyre-dritan-peken\/2019\/04\/09\/","title":{"rendered":"Pun\u00ebsoi kunatin emigrant t\u00eb Adriatik Llall\u00ebs, KPK konfirmon n\u00eb detyr\u00eb Dritan Pek\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit, Dritan Peka Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh dhe dyshimesh- t\u00eb bazuara mbi nj\u00eb denoncim, mbi praktik\u00ebn e pun\u00ebsimit dhe pages\u00ebn e paligjshme t\u00eb nj\u00eb magazinieri n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Peka akuzohet se e kishte rekrutuar k\u00ebt\u00eb punonj\u00ebs pa shpallje publike, pa arsim p\u00ebrkat\u00ebs dhe ka firmosur list\u00eb-prezenc\u00ebn e tij nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai nuk paraqitej n\u00eb pun\u00eb dhe dyshohet se nuk ndodhej fare n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Edhe pse KPK e identifikon t\u00eb \u2018pun\u00ebsuarin\u2019 vet\u00ebm me inicialet, A.M, BIRN arriti t\u00eb konfirmonte n\u00ebp\u00ebrmjet disa burimeve brenda organit t\u00eb akuz\u00ebs se magazinieri n\u00eb fjal\u00eb, nuk ishte tjet\u00ebr por kunati i ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Llalla<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Dritan Peka, edhe pse nuk ishte i aft\u00eb t\u2019i qart\u00ebsonte dyshimet p\u00ebr pun\u00ebsimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb Adriatik Mem\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK arsyetoi se nuk kishte\u00a0 prova t\u00eb mjaftueshme dhe bind\u00ebse q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka vepruar me vet\u00ebdije n\u00eb shkelje ligjore.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni ka administruar informacione dhe element\u00eb provues kontradiktor\u00eb, v\u00ebrtet\u00ebsia dhe gjeneza e t\u00eb cil\u00ebve nuk mund t\u00eb verifikohej dhe kristalizohej plot\u00ebsisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese brenda kornizave t\u00eb k\u00ebtij hetimi administrativ,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Dritan Pek\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e t\u00eb pun\u00ebsuarit prej tij me Llall\u00ebn,\u00a0 Peka tha se kjo ishte di\u00e7ka q\u00eb ndodhte r\u00ebndom.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb e ke n\u00eb \u00e7do institucion shqiptar\u201d, tha Peka, nd\u00ebrsa shtoi se t\u00eb gjitha komentet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Ish-Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Adriatik Llalla refuzoi t\u00eb komentonte mbi pun\u00ebsimet e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij n\u00eb prokurorit\u00eb vart\u00ebse dhe shqet\u00ebsimet p\u00ebr nepotiz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNuk jam as kancelar, as magazinier\u201d, tha Llalla para se t\u00eb mbyllte telefonin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kunati i tij Adriatik Mema, nuk ishte i arritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rasti i pun\u00ebsimit q\u00eb iu referua organeve kompetente p\u00ebr inspektim t\u00eb shkeljeve t\u00eb mundshme disiplinore nuk ishte problemi i vet\u00ebm n\u00eb vetingun e Dritan Pek\u00ebs. N\u00eb vendimin e zbardhur rezulton se p\u00ebrfitimi i nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb p\u00ebr strehim nga Peka dhe devijimi i destinacionit t\u00eb saj, arsye q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur si element\u00eb shkarkues p\u00ebr disa gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, nuk u gjet\u00ebn si shkelje n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p><strong>Pik\u00ebpyetjet mbi pun\u00ebsimin e kunatit t\u00eb Llall\u00ebs magazinier<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni e konfirmoi Dritan Pek\u00ebn n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb 4 mars 2019, pasi e kishte shtyr\u00eb me dy jav\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb. Treshja gjykuese p\u00ebrb\u00ebhej nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe relator Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p>Denoncimi i nj\u00eb kolegu prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb dhe d\u00ebshmia e kancelares s\u00eb k\u00ebsaj prokurorie duket sikur e vun\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb prokurorin Dritan Peka, n\u00eb lidhje me pun\u00ebsimin Adriatik Mem\u00ebs &#8211; i identifikuar si A.M n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas denoncimit t\u00eb depozituar pran\u00eb ONM-s\u00eb, Peka e kishte em\u00ebruar Mem\u00ebn pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb arsimimit dhe faktit se nuk plot\u00ebsonte kriteret. Po ashtu, ai akuzohej se e kishte toleruar dhe madje favorizuar k\u00ebt\u00eb person, duke e lejuar t\u00eb b\u00ebnte leje m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb paguhej gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb nuk ishte n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga subjekti i rivler\u00ebsimit i \u00ebsht\u00eb komunikuar kancelares s\u00eb prokuroris\u00eb se punonj\u00ebsi A. M. do vazhdonte t\u00eb q\u00ebndronte jasht\u00eb vendit dhe pagesa do t\u2019i kryhej pa qen\u00eb prezent, n\u00eb vendin e pun\u00ebs,\u201d citohet denoncuesi n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>BIRN gjeti se inicialet A.M. i p\u00ebrkisnin Adriatik Mem\u00ebs, v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes s\u00eb ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Adriatik Llalla, i cili nga vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb rezulton se ishte pun\u00ebsuar edhe pa konkurs.<\/p>\n<p>Kancelarja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit i ka th\u00ebn\u00eb Komisionit se: \u201cP\u00ebr pozicionin e z. A. M., nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb shpallje p\u00ebr vendin vakant, por \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb direkt nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr em\u00ebrim kuadri p\u00ebr punonj\u00ebsin n\u00eb fjal\u00eb, drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Drejtuesi i Prokuroris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Peka ka pranuar pun\u00ebsimin e A.M pa konkurs, por i ka th\u00ebn\u00eb Komisionit se pozicioni i pun\u00ebs ishte i till\u00eb q\u00eb \u201cnuk p\u00ebrfshihej midis atyre q\u00eb duhet rekrutuar me shpallje\u201d. Ai po ashtu \u00ebsht\u00eb mbrojtur duke e cil\u00ebsuar pun\u00ebsimin konform ligjit dhe i \u00ebsht\u00eb referuar faktit se \u201cvendimmarrja ishte njoftuar paraprakisht edhe pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni nuk p\u00ebrmend n\u00eb vendim n\u00ebse ka hetuar p\u00ebr lidhjen mes Mem\u00ebs dhe ish-prokurorit Llalla dhe n\u00ebse ky ka ndikuar n\u00eb pun\u00ebsimin e kunatit. Por n\u00eb hetim jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb element\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Nga vendimi rezulton se Mema, sipas sistemit TIMS ishte larguar nga vendi n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2015 dhe nuk rezultonte t\u00eb ishte kthyer.<\/p>\n<p>\u201cNga verifikimet e sistemit TIMS rezultonte se, z. A. M, lindur m\u00eb 21.08.1983, n\u00eb Elbasan, kishte kryer daljen e fundit nga territori shqiptar m\u00eb dat\u00eb 26.06.2015, n\u00eb drejtim t\u00eb qytetit t\u00eb Barit, Itali, dhe \u00e7udit\u00ebrisht nuk konstatohet data e hyrjes s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe as ndonj\u00eb dalje apo hyrje tjet\u00ebr n\u00eb vitet e m\u00ebpasshme,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, kancelarja i tha Komisionit se ajo kishte refuzuar t\u00eb firmoste list\u00eb-prezenc\u00ebn p\u00ebr periudh\u00ebn korrik-tetor 2015 edhe pse ishte urdh\u00ebruar nga Peka.<\/p>\n<p>\u201cSepse nuk kam qen\u00eb dakord me urdhrin e Drejtuesit p\u00ebr t\u2019i firmosur n\u00eb kushtet e mosprezenc\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb pun\u00eb,\u201d iu p\u00ebrgjigj ajo Komisionit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, sipas dokumenteve t\u00eb depozituara nga Peka n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb k\u00ebtyre pohimeve t\u00eb kancelares, Mema kishte vijuar t\u00eb firmoste marrje n\u00eb dor\u00ebzim, hyrje dhe dalje materialesh nga magazina e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, t\u00eb cilat po ashtu ishin kund\u00ebrfirmosur nga prokuror\u00ebt q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb t\u00ebrheqje \u00a0dhe dor\u00ebzime.<\/p>\n<p>Peka u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se kishte firmosur list\u00eb-prezenc\u00ebn si\u00e7 e kishte paraqitur kancelarja q\u00eb sipas tij duhej t\u00eb b\u00ebnte verifikimin.<\/p>\n<p>\u201cPra, p\u00ebrderisa kancelarja nuk kishte raportuar ndonj\u00eb munges\u00eb nga detyra t\u00eb punonj\u00ebsit n\u00eb fjal\u00eb, nuk kishte arsye p\u00ebr t\u00eb mos i firmosur list\u00eb-prezencat n\u00eb fjal\u00eb,\u201d pretendoi ai duke akuzuar kancelaren se kishte g\u00ebnjyer n\u00eb lidhje me urdhrin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtjen e tij, Peka p\u00ebrdori po ashtu nj\u00eb audit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme q\u00eb nuk kishte gjetur probleme, por as n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk vihet n\u00eb dukje lidhja mes t\u00eb pun\u00ebsuarit dhe ish-kryeprokurorit dhe n\u00ebse kjo kishte ndikuar n\u00eb audit.<\/p>\n<p>Ardhja e Arta Markut n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb l\u00ebvizje auditin, nd\u00ebrsa rezulton se ka pasur nj\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb vendosur \u201cmosfillim\u201d nga Prokuroria e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb korrik 2018.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Ministria e Financave ka refuzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr inspektim nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Apelit Tiran\u00eb, me p\u00ebrgjigjen\u00a0 se \u201crrethanat e \u00e7\u00ebshtjes lidhur me p\u00ebrfitimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb z. A. M. rezultonin t\u00eb provuara\u201d. Ministria e Financave k\u00ebrkoi nga Prokuroria e Apelit \u201cshumat e sakta t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga z. M. n\u00eb d\u00ebm t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb faktet e lartp\u00ebrmendura, Komisioni n\u00eb arsyetim thot\u00eb se nuk qe n\u00eb gjendje t\u00eb dilte me nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb qart\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Pasi shtron nj\u00eb seri pyetjesh, t\u00eb cilat teorikisht hetimi administrativ duhej t\u2019u kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje, KPK arsyeton se provat ishin kontradiktore.<\/p>\n<p>Komisioni ka pranuar pjes\u00ebrisht provat e Pek\u00ebs duke b\u00ebr\u00eb me faj kancelaren q\u00eb nuk kishte b\u00ebr\u00eb raport me shkrim t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb Mem\u00ebs, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr v\u00eb n\u00eb dyshim arsyet se pse prokurori, edhe pse ishte n\u00eb dijeni t\u00eb deklarimeve t\u00eb saj, nuk kishte kall\u00ebzuar at\u00eb apo as nuk kishte k\u00ebrkuar mas\u00eb ndaj saj n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00eb n\u00eb dukje se nuk gjeti shkelje t\u00eb Kodit t\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00ebsim dhe as t\u00eb ndonj\u00eb dispozite tjet\u00ebr ligjore. KPK arsyeton po ashtu se fakti q\u00eb kancelarja nuk kishte b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn duke denoncuar zyrtarisht shkeljen n\u00eb koh\u00eb,\u00a0 i zbeh akuzat e b\u00ebra prej saj. Po ashtu, jep si argument n\u00eb favor t\u00eb Pek\u00ebs flet\u00eb hyrjet apo flet\u00eb daljet q\u00eb ishin l\u00ebshuar nga magazinieri dhe ishin kund\u00ebr firmosur jo vet\u00ebm nga prokuror\u00ebt, por edhe nga kancelarja.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Komisioni thot\u00eb se nuk qe n\u00eb gjendje t\u00eb kishte qart\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe as t\u00eb provonte autenticitetin e dokumenteve t\u00eb paraqitura pro dhe kund\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. N\u00eb vendim KPK shprehet se qe e detyruar \u201ct\u2019i konsideroj\u00eb disa element\u00eb provues si t\u00eb mir\u00ebqena, p\u00ebr sa koh\u00eb mungon prova e kund\u00ebrt\u201d. Komisioni thot\u00eb se kjo qe arsyeja q\u00eb e p\u00ebrcolli k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr inspektim.<\/p>\n<p>\u201cGjithsesi, pik\u00ebrisht n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dyshimeve t\u00eb p\u00ebrshkruara edhe m\u00eb lart dhe duke pasur parasysh q\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe institucione t\u00eb tjera, por q\u00eb ende nuk kan\u00eb hedhur mjaftuesh\u00ebm drit\u00eb p\u00ebr t\u00eb shteruar totalisht dyshimet dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb plota, s\u00eb paku pyetjeve t\u00eb ngritura m\u00eb sip\u00ebr, trupi gjykues, \u00e7mon se kjo praktik\u00eb duhet t\u00eb transferohet\u201d, thuhet n\u00eb vendim, nd\u00ebrsa n\u00eb fund v\u00eb n\u00eb dukje se Peka kishte arritur nivel minimal kualifikimi sa i p\u00ebrket profesionalizmit.<\/p>\n<p><strong>Kredia e but\u00eb dhe makina e bler\u00eb lir\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi n\u00eb dukje justifikues i KPK-s\u00eb n\u00eb rastin e Pek\u00ebs vijon edhe sa i p\u00ebrket shqyrtimit t\u00eb pasuris\u00eb. Komisioni \u00ebsht\u00eb ndalur ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb nga bashk\u00ebshortja e prokurorit n\u00eb vitin 2010 dhe dyshimet se ky ishte nj\u00eb p\u00ebrfitim i padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga raste t\u00eb ngjashme kur p\u00ebrfitimi i nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb ka qen\u00eb shkak shkarkues p\u00ebr prokuror\u00eb e gjyqtar\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast KPK ka arsyetuar se Peka nuk e kishte t\u00eb regjistruar ende sht\u00ebpin\u00eb e par\u00eb dhe se kjo e b\u00ebnte situat\u00ebn t\u00eb paqart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga nj\u00ebra an\u00eb kredia e but\u00eb, e marr\u00eb nga subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij, ishte e dyshimt\u00eb n\u00ebse ajo ishte realizuar apo jo, n\u00eb shkelje t\u00eb kushteve dhe kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga VKM-ja, nr. 600\/2007, pasi nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb familje t\u00eb pastreh\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Por m\u00eb pas Komisioni ia ka kaluar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr miratimin e kredis\u00eb Kryeministris\u00eb\u00a0 si institucion n\u00eb t\u00eb cilin bashk\u00ebshortja e Pek\u00ebs punonte dhe i cili kishte miratuar kredidh\u00ebnien dhe bank\u00ebs. \u201cNga ana tjet\u00ebr, duhet konsideruar edhe sa vijon: K\u00ebrkesa p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar dhe aprovuar nga dy institucione \u2013 Kryeministria dhe \u201cBKT\u201d-ja,\u201d thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb raste t\u00eb ngjashme KPK ka penalizuar subjektet duke i konsideruar aplikimet p\u00ebr kredi t\u00eb buta si veprime fiktive, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aplikim i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb bashk\u00ebshortja e subjektit q\u00eb ka aplikuar p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb jo automatikisht mund t\u00eb penalizohet subjekti edhe n\u00ebse mund t\u00eb jet\u00eb kryer nj\u00eb interpretim i gabuar ligjor nga ana institucioneve kompetente apo nga bashk\u00ebshortja e subjektit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK po ashtu arsyeton se ishte e paqart\u00eb ligj\u00ebrisht n\u00ebse Peka kishte apo jo banes\u00eb n\u00eb momentin e marrjes s\u00eb k\u00ebsaj kredie. Sipas Komisionit, fakti q\u00eb prona nuk ishte regjistruar ende n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre e b\u00ebnte t\u00eb paqart\u00eb situat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cDyshimi q\u00ebndron mbi interpretimin e pik\u00ebs 6, shkronja \u201c\u00e7\u201d t\u00eb VKM-s\u00eb, nr. 600\/2007, n\u00ebse togfjal\u00ebshi \u201c\u2026 t\u00eb drejta reale pasurore \u2026\u201d i referohet t\u00eb drejtave q\u00eb rrjedhin nga titulli i pron\u00ebsis\u00eb apo edhe \u201cposedimit\u201d, pasi n\u00eb rastin konkret bashk\u00ebshort\u00ebt kishin nj\u00eb apartament n\u00eb posedim, por ende jo n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e tyre\u201d, shprehet KPK. Q\u00ebndrimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duket kontradiktor edhe me vendime t\u00eb Kolegjit t\u00eb Apelimit, ku posedim \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar edhe vet\u00ebm pasja e kontratave t\u00eb energjis\u00eb elektrike mbi nj\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm KPK ka arsyetuar edhe mbi devijimin e destinacionit t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb e cila rezulton se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Vlor\u00eb. Sipas Komisionit kredia e but\u00eb nuk shoq\u00ebrohej me detyrimin p\u00ebr ta kthyer n\u00ebse nuk p\u00ebrdorej p\u00ebr strehim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se duke \u201ckonsideruar edhe faktin q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe aktor\u00eb, kontrollues dhe autorizues t\u00eb ndrysh\u00ebm, kjo kredi nuk duket se do t\u00eb gjeneronte nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>Justifikues \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i KPK-s\u00eb edhe n\u00eb lidhje me blerjen e nj\u00eb makine p\u00ebr 960 mij\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi ka rezultuar se shit\u00ebsi e kishte bler\u00eb makin\u00ebn p\u00ebr 1.9 milion lek\u00eb dhe kishte paguar dogan\u00eb rreth 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera, por ia kishte shitur at\u00eb Pek\u00ebs pas 5 dit\u00ebsh p\u00ebr m\u00eb pak se gjysm\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb blerjes.<\/p>\n<p>Komisioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ndryshe nga sa ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb vendime t\u00eb tjera, ka pranuar arsyetimin e subjektit se makina kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr 7500 euro riparime. KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast thot\u00eb se e gjeti t\u00eb provuar faktin se makina kishte defekte, por ishte e paqart\u00eb p\u00ebr kostot.<\/p>\n<p>Komisioni arsyeton se deklarimet e Pek\u00ebs dhe t\u00eb shit\u00ebsit binin ndesh me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, por k\u00ebto \u201cnuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb totalisht t\u00eb pabesuesh\u00ebm versionin e subjektit\u201d. KPK arsyetoi n\u00eb fund se \u201cn\u00eb munges\u00eb t\u00eb konstatimit t\u00eb ndonj\u00eb konflikti interesash midis subjektit dhe shit\u00ebsit t\u00eb autovetur\u00ebs tip \u201cBM\u00cb 523 I\u201d, trupi gjykues &#8211; edhe pse ka dyshime mbi shkakun e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb diferenc\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebtij mjeti &#8211; nuk v\u00ebren prezenc\u00ebn e elementeve provues t\u00eb nj\u00eb trajtimi preferencial apo t\u00eb fiktivitetit kontraktor\u201d.<\/p>\n<p>Dyshimet e tjera t\u00eb ngritura gjat\u00eb hetimit, p\u00ebrfshi mosdeklarimin n\u00eb vitin 2003 t\u00eb nj\u00eb llogarie bankare t\u00eb s\u00eb shoqes dhe diferencat e pambuluara n\u00eb vite t\u00eb shpenzimeve nuk u konsideruan shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga Komisioni, i cili vendosi konfirmimin e Pek\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit, Dritan Peka Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh dhe dyshimesh- t\u00eb bazuara mbi nj\u00eb denoncim, mbi praktik\u00ebn e pun\u00ebsimit dhe pages\u00ebn e paligjshme t\u00eb nj\u00eb magazinieri n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit Tiran\u00eb. Peka akuzohet se e kishte rekrutuar k\u00ebt\u00eb punonj\u00ebs pa shpallje publike, pa arsim p\u00ebrkat\u00ebs dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":80082,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,828,829,415,117,473],"tags":[2061,832,2466,883,1992,868,681,895,1613,2078,851,107,870,968,1076,118,171,1607,884,1334,172,774,1311,1230,906,671,885,149,778,358,228,175,2168,1584,1366,1590,889,1544,1533,1091,1843,391,804,223,2294],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/1200-adriatik-llalla.jpg","fifu_image_alt":"Adriatik Llalla","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80081"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80081"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80081\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80083,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80081\/revisions\/80083"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80082"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80081"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80081"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80081"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}