{"id":80087,"date":"2019-04-02T16:24:17","date_gmt":"2019-04-02T14:24:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/raporti-sekret-i-dsik-se-adriatik-llalla-transaksione-me-biznesmenin-me-precedente-penal\/2019\/04\/02\/"},"modified":"2026-05-22T09:03:05","modified_gmt":"2026-05-22T07:03:05","slug":"raporti-sekret-i-dsik-se-adriatik-llalla-transaksione-me-biznesmenin-me-precedente-penal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/raporti-sekret-i-dsik-se-adriatik-llalla-transaksione-me-biznesmenin-me-precedente-penal\/2019\/04\/02\/","title":{"rendered":"Raporti sekret i DSIK-s\u00eb: Adriatik Llalla transaksione me biznesmenin me \u2018precedent\u00eb penal\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb ankimin e ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Adriatik Llalla, i cili kund\u00ebrshtoi vendimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr zgjatje me tre muaj t\u00eb hetimeve t\u00eb nisura n\u00eb ngarkim t\u00eb tij p\u00ebr pastrimi parash.<\/p>\n<p>Seanca e drejtuar nga gjyqtari Bib Ndreca u mbajt me dyert t\u00eb mbyllura, pa pranin\u00eb e medias dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Llall\u00ebs, refuzoi t\u00eb komentonte mbi vendimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi ndaj Llall\u00ebs mbulohet nga sekreti hetimor, nj\u00eb raport i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, i siguruar nga BIRN n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi, ngre shqet\u00ebsime mbi transaksionet ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm me biznesmenin, Ardian Beshiri \u2013 p\u00ebr t\u00eb cilin gjat\u00eb viteve 2012-2016 ka pasur disa referime nga policia n\u00eb prokurori p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale.<\/p>\n<p>Gjithashtu, i nj\u00ebjti shtetas sipas DSIK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb vitin 1993, me nj\u00eb vit burgim p\u00ebr vjedhje me dhun\u00eb. N\u00eb vitin 2016, Llalla i ka shituar kompanis\u00eb LIM- EM sh.p.k \u2013 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Beshirit, nj\u00eb tok\u00eb n\u00eb Mjull Bathore me vler\u00eb 249 mij\u00eb euro, \u00e7far\u00eb ka ngritur shqet\u00ebsime n\u00eb organet e siguris\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb pap\u00ebrshtatshme biznesi. [<a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/4661\">Kliko k\u00ebtu p\u00ebr dokumentin<\/a>]<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit Adriatik Xhemal Llalla, administrohen informacione konfidenciale dhe informacione t\u00eb tjera, prej t\u00eb cilat mund t\u00eb ngrihen dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar,\u201d shprehet DSIK, n\u00eb raportin e p\u00ebrgatitur p\u00ebr organet e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Raporti i DSIK-s\u00eb gjithashtu zbulon se Llall\u00ebs iu revokua viza nga ambasada e SHBA, pasi bashk\u00ebshortja e tij p\u00ebrdori viz\u00ebn diplomatike p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim privat drejt Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit, Llalla mohoi t\u00eb kishte dijeni mbi raportin e DSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kam marr\u00eb k\u00ebt\u00eb raport dhe nuk kam njohuri mbi t\u00eb,\u201d deklaroi Llalla, duke shtuar se do t\u00eb informohej p\u00ebrpara se t\u00eb komentonte.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, zoti Beshiri nuk ishte i arritsh\u00ebm p\u00ebr koment. Sipas nj\u00eb punonj\u00ebse t\u00eb kompanis\u00eb LIM-EM, me t\u00eb cil\u00ebn BIRN komunikoi n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit, ai ndodhej jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Integriteti i figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb vitin 2012 dhe e mbajti k\u00ebt\u00eb post deri n\u00eb n\u00ebntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vje\u00e7ar dhe u z\u00ebvend\u00ebsua nga Prokurorja e P\u00ebrgjithshme e P\u00ebrkohshme, Arta Marku.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Llalla g\u00ebzonte akoma statusin e magjistratit dhe si pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare nga Komisioni i Pavarur Kualifikimit ndaj tij filloi procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar prodhoi nj\u00eb raport m\u00eb 2 n\u00ebntor 2017 mbi past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, raport q\u00eb u deklasifikua pjes\u00ebrisht dhe u mor n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi nga BIRN.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb DISK-s\u00eb Llalla n\u00eb 4 qershor 2016, i ka shitur nj\u00eb tok\u00eb ullishte me sip\u00ebrfaqe 3 mij\u00eb m2, n\u00eb fshatin Mjull Bathore, kompanis\u00eb LIM-EM sh.p.k, p\u00ebr 249 mij\u00eb euro. Kjo kompani \u00ebsht\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsi t\u00eb shtetasve, Ardian Beshiri dhe Shk\u00eblqim Beshiri.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb biznesit midis ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Llalla dhe shtetasve Ardian dhe Shk\u00eblqim Beshiri, DSIK ka k\u00ebrkuar informacion mbi t\u00eb kaluar\u00ebn e k\u00ebtyre dy shtetasve.<\/p>\n<p>DSIK \u00ebsht\u00eb informuar se gjat\u00eb viteve 2012- 2016, koh\u00eb gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs Adriatik Llalla ka drejtuar Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, ndaj shtetasit Ardian Beshiri ka pasur kat\u00ebr referime p\u00ebr procedime penale n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb. Gjithashtu, raporti i DSIK-s\u00eb evidenton faktin se Ardian Beshiri \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendimin 239, t\u00eb dat\u00ebs 07.05.1993 nga Gjykata e Tiran\u00ebs, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u2018vjedhjes me dhun\u00eb\u2019, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb DSIK-s\u00eb, me dat\u00eb 17 shkurt 2016, Ardian Beshiri \u00ebsht\u00eb referuar nga policia n\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor, Tiran\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe fshehje t\u00eb t\u00eb ardhurave. N\u00eb vitin 2012, i nj\u00ebjti shtetas \u00ebsht\u00eb referuar nga policia p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor, pasi me automjetin e tij Nissan Micra ka p\u00ebrplasur nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor n\u00eb rrug\u00ebn Bardhok Biba. N\u00eb 17 janar 2014, Beshiri \u00ebsht\u00eb referuar nga policia n\u00eb Prokurori p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018shkat\u00ebrrim prone\u201d dhe n\u00eb 20 dhjetor 2015, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018plagosje t\u00eb lehte me dashje.\u201d<\/p>\n<p>BIRN iu drejtua Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion mbi referimet e b\u00ebra nga policia kund\u00ebr biznesmenit Ardian Beshiri. Prokuroria u p\u00ebrgjigj duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion vendimet p\u00ebr mosfillimin e procedimit penal p\u00ebr tre nga k\u00ebto episode. N\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy nga k\u00ebto episode, vendimin i prokuror\u00ebve mb\u00ebshtetej mbi arsyetimin se fakti i referuar nuk parashikohej nga ligji.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr referimin e dat\u00ebs 20 dhjetor 2015, p\u00ebr vepr\u00ebn penale plagosje me dashje, Prokuroria e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb u p\u00ebrgjigj se nuk kishte informacion.<\/p>\n<p>Bazuar mbi referimet e m\u00ebsip\u00ebrme dhe d\u00ebnimin e vitit 1993, p\u00ebr grabitje me dhun\u00eb, DSIK shprehet se shtetasi Ardian Beshi figuron si person me precedent\u00eb penal dhe \u00ebsht\u00eb implikuar n\u00eb disa forma t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>\u201cNga informacioni q\u00eb kemi nga ILDKPKI dhe Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave Nr.89, dat\u00eb 03.02.2016 \u201cP\u00ebr miratimin e hart\u00ebs s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs n\u00eb R.SH\u2019 evidentohet se subjekti i rivler\u00ebsimit, Adriatik Xhemal Llalla, ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb shitblerjeje me shtetasin Ardian dhe Shk\u00eblqim Beshiri, interesat e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi pasuria e patundshme n\u00eb fjal\u00eb (e llojit tok\u00eb), \u00ebsht\u00eb shitur disa her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se vlera e blerjes por edhe e \u00e7mimit real aktual t\u00eb saj,\u201d shkruan DSIK n\u00eb raport.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb integritetit dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs t\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebsi n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, \u00e7do dyshim i arsyesh\u00ebm p\u00ebr kryerje apo moskryerje t\u00eb veprimeve, n\u00eb mosp\u00ebrmbushje t\u00eb rregullt t\u00eb detyr\u00ebs, dhe kur k\u00ebto veprime dhe mosveprime sjellin p\u00ebrfitim materiale ose jomateriale t\u00eb padrejta p\u00ebr t\u00eb si funksionar publik, cenojn\u00eb figur\u00ebn e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb dhe e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb individ t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00ebn presion nga strukturat kriminale,\u201d shton DSIK.<\/p>\n<p><strong>Revokimi i viz\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem q\u00eb DSIK ka evidentuar p\u00ebr figur\u00ebn e Llall\u00ebs, lidhet me vendimin e ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u2019i revokuar viz\u00ebn n\u00eb Janar 2017. Sipas DSIK-s\u00eb, ky fakt \u00ebsht\u00eb referuar nga vet\u00eb ish-Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, n\u00eb Deklarat\u00ebn e Kontrollit t\u00eb Figur\u00ebs, ku Llalla ka shpjeguar se viza i \u00ebsht\u00eb revokuar me argumentin se bashk\u00ebshortja e tij ka p\u00ebrdorur viz\u00ebn diplomatike p\u00ebr vizit\u00eb jo diplomatike n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Sipas DSIK \u2013s\u00eb shqyrtimi i aplikimit p\u00ebr viz\u00eb n\u00eb SHBA, shoq\u00ebrohet me n\u00eb verifikim t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb aplikantit dhe KPK \u00ebsht\u00eb e opinionit se revokimi i viz\u00ebs s\u00eb Llall\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kontekstin e luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsion. Disa muaj pas raportit t\u00eb DSIK-s\u00eb, n\u00eb shkurt 2018, ish Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson shpalli vendimin p\u00ebr ta vendosur Adriatik Llall\u00ebn n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb zez\u00eb zyrtar\u00ebsh q\u00eb i ndalohet hyrja n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, s\u00eb bashku me familjen.<\/p>\n<p>Ligji amerikan parashikon q\u00eb n\u00eb rastet kur ka informacione t\u00eb besueshme se zyrtar\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebrfshihen n\u00eb raste madhore korrupsioni, ose n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, k\u00ebtyre individ\u00ebve dhe familjes s\u00eb tyre t\u00eb af\u00ebrt u ndalohet hyrja n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Llalla nuk u pajtua me vendimin e Departamentit t\u00eb Shtetit dhe n\u00eb fillim t\u00eb marsit pun\u00ebsoi nj\u00eb studio ligjore nga Nju Jorku \u2013 Sher Tremonte LLP, p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur at\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb ankimin e ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Adriatik Llalla, i cili kund\u00ebrshtoi vendimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr zgjatje me tre muaj t\u00eb hetimeve t\u00eb nisura n\u00eb ngarkim t\u00eb tij p\u00ebr pastrimi parash. Seanca e drejtuar nga gjyqtari Bib Ndreca u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":80088,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,829,415,473],"tags":[2061,832,1310,1273,624,883,902,1613,761,248,851,852,1145,779,872,863,171,1979,859,1662,1664,1782,149,1219,778,358,1590,878,1609,2034,2470,1544,1113,1533,1092,1114,391,2471,223,1171,2472,1107],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/1200-adriatik-llalla.jpg","fifu_image_alt":"Adriatik Llalla","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80087"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80087"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80087\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80089,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80087\/revisions\/80089"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80087"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80087"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80087"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}