{"id":80095,"date":"2019-04-15T16:26:40","date_gmt":"2019-04-15T14:26:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-peshon-akuzat-per-konflikt-interesi-ndaj-kryetares-se-kpa-natasha-mulaj\/2019\/04\/15\/"},"modified":"2026-05-26T16:11:13","modified_gmt":"2026-05-26T14:11:13","slug":"onm-peshon-akuzat-per-konflikt-interesi-ndaj-kryetares-se-kpa-natasha-mulaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-peshon-akuzat-per-konflikt-interesi-ndaj-kryetares-se-kpa-natasha-mulaj\/2019\/04\/15\/","title":{"rendered":"ONM peshon akuzat p\u00ebr \u2018konflikt interesi\u2019 ndaj kryetares s\u00eb KPA, Natasha Mulaj"},"content":{"rendered":"<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit \u2013 struktura e ngritur nga Bashkimi Europian dhe SHBA p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur procesin e vetingut t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, po vler\u00ebson nj\u00eb ankes\u00eb ndaj kreut t\u00eb Kolegjit t\u00eb Apelimit, Natasha Mulaj, e cila akuzohet p\u00ebr konflikti interesi pas p\u00ebrfshirjes s\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore me nj\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Akuzat ndaj kreut t\u00eb KPA-s\u00eb, Mulaj rrjedhin nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr \u201csigurim padie\u201d n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit, e ngritur kund\u00ebr bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e nj\u00eb lejeje nd\u00ebrtimi nga shoq\u00ebria \u2018Construction Management Alliance Albania\u2019 dhe t\u00eb tjer\u00eb &#8211; e cila po gjykohet nga nj\u00eb trup\u00eb gjykuese e udh\u00ebhequr nga gjyqtari Artur Malaj.<\/p>\n<p>Malaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. \u00c7\u00ebshtja ndaj tij pritet t\u00eb gjykohet nga nj\u00eb trup\u00eb prej pes\u00eb gjyqtar\u00ebsh, e cila p\u00ebrfshin dhe kreun e KPA-s\u00eb, Natasha Mulaj.<\/p>\n<p>Pala e paditur e akuzon gjyqtarin Malaj p\u00ebr shkelje proceduriale n\u00eb procesin administrativ, q\u00eb sipas tyre vijn\u00eb si pasoj\u00eb e interesave t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb kaluar procesin e vetingut si dhe interesave t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb gjyqtares Mulaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e pal\u00ebs s\u00eb paditur ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin nga gjykimi t\u00eb relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Artur Malaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i ka d\u00ebrguar nj\u00eb ankes\u00eb kund\u00ebr kreut t\u00eb KPA-s\u00eb disa institucioneve vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN mbi ankimin e marr\u00eb, ONM tha n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se akuzat ndaj gjyqtares Mulaj po shqyrtoheshin.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb konfirmojn\u00eb q\u00eb \u00e7do akuz\u00eb q\u00eb merret nga ONM kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisioneve t\u00eb vetingut analizohet me kujdes rigoroz, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00ebse p\u00ebrmbush kushtet p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb hetim disiplinor \u2013 sipas nenit 16 dhe 17 t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut,\u201d tha ONM, duke shtuar se ankesa ndaj gjyqtares Mulaj \u201cpo vler\u00ebsohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst\u201d.<\/p>\n<p>E pyetur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi n\u00ebse ka nj\u00eb konflikt interesi me subjektin e rivler\u00ebsimit, Artur Malaj, kryetarja e KPA-s\u00eb, Natasha Mulaj mohoi t\u00eb kishte dijeni p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZnj. Natasha Mulaj nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb ndonj\u00eb konflikti interesi, mes saj apo familjar\u00ebve, me subjektin e rivler\u00ebsimit Artur Malaj,\u201d tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e KPA-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>\u201cKjo p\u00ebr shkak se nuk ka pasur dhe nuk ka njohje personale, marr\u00ebdh\u00ebnie profesionale apo shoq\u00ebrore me subjektin e rivler\u00ebsimit Artur Malaj. Znj.Mulaj e njeh z.Artur Malaj vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet medias dhe si subjekt rivler\u00ebsimi nga shorti i hedhur n\u00eb Kolegj,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Edhe gjyqtari Artur Malaj i hodhi posht\u00eb si t\u00eb pabaza akuzat e pal\u00ebs s\u00eb paditur dhe mohoi kategorikisht t\u00eb kishte favorizuar v\u00ebllan\u00eb e znj.Mulaj n\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cAs me zonj\u00ebn Mulaj dhe as v\u00ebllan\u00eb e saj nuk kam asnj\u00eb njohje. Kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time nuk e kam takuar as zonj\u00ebn Mulaj, as v\u00ebllan\u00eb e saj dhe as isha n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se zoti Admir Mulaj ishte v\u00ebllai i zonj\u00ebs Mulaj,\u201d tha Malaj p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb e kam m\u00ebsuar pas ankes\u00ebs s\u00eb pal\u00ebs s\u00eb paditur, pasi kisha l\u00ebn\u00eb dat\u00ebn e seanc\u00ebs. Pasi erdha n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij fakti, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 72 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile konstatova se nuk kam shkak ligjor p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen,\u201d shpjegoi Malaj, duke shtuar se heqja dor\u00eb pa shkak ligjor mund ta penalizonte at\u00eb me \u201cprocedim disiplinor\u201d.<\/p>\n<p><strong>Konflikti gjyq\u00ebsor<\/strong><\/p>\n<p>Sipas nenit 27 t\u00eb ligjit 84\/2016 \u2018P\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve,\u201d, i njohur gjithashtu si ligji i vetingut, an\u00ebtar\u00ebt e institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb deklarojn\u00eb dhe shmangin \u00e7do konflikt interesi. Sipas k\u00ebtij neni, \u00e7do vendim i marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb konflikti interesi, p\u00ebrve\u00e7 pasojave ligjore n\u00eb procesin e vendimmarrjes, p\u00ebrb\u00ebn shkelje disiplinore.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se nj\u00eb an\u00ebtar i institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Komisionerin Publik dhe Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, ka dijeni se nuk mund t\u00eb shqyrtoj\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ai ose ajo duhet t\u00eb njoftoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb me shkrim trupin gjykues.<\/p>\n<p>Ankimi i Komisionerit Publik ndaj konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit Artur Malaj \u00ebsht\u00eb shortuar n\u00eb Kolegjin e Apelimit me dat\u00eb 15 n\u00ebntor dhe pjes\u00eb e trupit gjykues jan\u00eb zgjedhur gjyqtar\u00ebt Rezarta Schuetz, Sokol \u00c7omo, Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari.<\/p>\n<p>Dy muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 14 janar 2019, n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit u paraqit nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr sigurim padie kund\u00ebr Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs nga kompania \u2018Construction Managment Alliance Albania\u2019\u00a0 dhe shtetasi Refik Mehmeti. Pal\u00eb t\u00eb treta n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces jan\u00eb kompania ABV Konstruksion, Avokatura e Shtetit dhe shtetasit Arjan \u00c7ukaj, Ferid Sukaj dhe Indrit Sukaj.<\/p>\n<p>Padia ka si objekt shfuqizimin e nj\u00eb lejeje nd\u00ebrtimi t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga bashkia Tiran\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb 8-kat\u00ebshe n\u00eb rrug\u00ebn \u20183 V\u00ebllez\u00ebrit Kondi\u2019, si dhe marrjen e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb padis\u00eb duke pezulluar aktin administrativ t\u00eb nxjerr\u00eb nga bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania \u2018Construction Managment Alliance Albania\u2019\u00a0 \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Admir Mulaj \u2013 v\u00ebllai i gjyqtares s\u00eb Kolegjit, Natasha Mulaj. Ashtu si ABV Konstruksion, edhe kjo kompani ka pasur interes p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb truallin ku \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb leja e nd\u00ebrtimit dhe pjes\u00eb e t\u00eb cilit pretendohet nga shtetasi Refik Mehmeti.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, padia e tyre \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb nga nj\u00eb trup\u00eb gjykuese e udh\u00ebhequr nga gjyqtari Avni Sejdi.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtarit<\/strong><\/p>\n<p>E ankimuar nga padit\u00ebsit n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit, konflikti midis dy ky kompanive t\u00eb nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb short dhe i ka kaluar p\u00ebr shqyrtim trup\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb kryesuar nga relatori Artur Malaj dhe an\u00ebtaret Lindita Sinanaj dhe Rilinda Selimi.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb regjistruar me 14 janar dhe \u00ebsht\u00eb caktuar p\u00ebr gjykim m\u00eb 7 mars, nj\u00eb periudh\u00eb relativisht e shkurt\u00ebr p\u00ebr Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit dhe ngarkes\u00ebn e k\u00ebtij institucioni, \u00e7far\u00eb ka ngritur dyshime tek pala e paditur se relatori i \u00e7\u00ebshtjes nuk ishte i paansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke dyshuar se relatori i \u00e7\u00ebshtjes nuk po gjykonte me paanshm\u00ebri \u00e7\u00ebshtjen, p\u00ebr shkak t\u00eb interesave t\u00eb tij q\u00eb lidheshin me procesin e rivler\u00ebsimit, pala e paditur i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit duke k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e tij nga \u00e7\u00ebshtja.<\/p>\n<p>\u201cKy p\u00ebrshpejtim pa u plot\u00ebsuar ende afati 2 mujor i depozitimit, na bind se p\u00ebrcaktimi i k\u00ebsaj date p\u00ebr shqyrtimin e ankimit nga pala ankimuese Refik Mehmeti dhe shoq. \u201cConstruction Menagment Alliance Albania\u201d shpk, n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, pa prezenc\u00eb t\u00eb pal\u00ebve, tregon dhe provon se ky gjyqtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjyqtar i ndikuar dhe plot\u00ebsisht i nj\u00ebansh\u00ebm, duke na bindur q\u00eb ka nj\u00eb interes n\u00eb p\u00ebrfundimin e \u00e7\u00ebshtjes,\u201d shkruhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtarit Malaj nga \u00e7\u00ebshtja.<\/p>\n<p>\u201cPo ti referohesh kalendarit t\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb k\u00ebtij gjyqtari n\u00eb lidhje me masat e sigurimit dhe ankimet ndaj tyre, ky gjyqtar \u00ebsht\u00eb duke gjykuar akoma \u00e7\u00ebshtje t\u00eb regjistruara n\u00eb shkurt 2015,\u00a0 n\u00ebntor 2016, shtator 2016,\u201d pretendon pala e paditur.<\/p>\n<p>Pala e paditur shkruan gjithashtu se nj\u00ebanshm\u00ebria e gjyqtarit Malaj ndikohet nga interesi p\u00ebr t\u2019u konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb Kolegjin e Apelimit, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve familjare midis pal\u00ebs padit\u00ebse dhe kreut t\u00eb Kolegjit t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>\u201cMotra e avokatit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes objekt gjykimi, Vladimir Mulaj dhe administratorit t\u00eb CMAA, Admir Mulaj \u00ebsht\u00eb znj.\u00a0 Natasha Mulaj, e cila \u00ebsht\u00eb kryetare e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit dhe lidhja familjare dhe interesi i gjyqtarit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim pozitiv nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit\u00a0 mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e gjyqtarit Artur Malaj dhe kjo e b\u00ebn at\u00eb nj\u00eb gjyqtar t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dhe jo t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vijuar me shqyrtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje,\u201d shkruhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, i pyetur nga BIRN, gjyqtari Malaj mohoi se kishte p\u00ebrshpejtuar \u00e7\u00ebshtjen ose t\u00eb kishte favorizuar n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndonj\u00eb nga pal\u00ebt. Ai tha se caktimi i shpejt\u00eb i seanc\u00ebs vinte pasi kjo padi ishte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mas\u00eb sigurie. Ai n\u00ebnvizoi se k\u00ebrkesat p\u00ebr sigurim padie jan\u00eb t\u00eb karakterit t\u00eb ngutsh\u00ebm dhe nuk zgjidhin \u00e7\u00ebshtjen se kush ka t\u00eb drejt\u00eb, por ruajn\u00eb status-quon\u00eb deri sa t\u00eb zgjidhet themeli p\u00ebr t\u00eb m\u00ebnjanuar d\u00ebmet q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me p\u00ebrshpejtimin e gjykimit sqaroj se \u00ebsht\u00eb mas\u00eb sigurie dhe\u00a0 b\u00ebhet p\u00ebr shkak t\u00eb urgjenc\u00ebs brenda afatit 5 ditor thot\u00eb ligji,\u201d tha Malaj.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e vertet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb vepruar edhe n\u00eb raste te ngjashme,\u201d shtoi ai, duke listuar nja 5 vendime q\u00eb sipas gjyqtarit Artur Malaj ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, p\u00ebr shkak se kan\u00eb qen\u00eb mas\u00eb \u201cme karakter te ngutsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>Malaj tha se k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e tij nga trupa gjykuese e \u00e7\u00ebshtjes po gjykohej nga nj\u00eb trup\u00eb gjykuese me relator gjyqtarin Amarildo La\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cGjykimi deri tani q\u00eb po flasim nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar dhe un\u00eb nuk kam kryer asnj\u00eb veprim procedural, derisa t\u00eb merret vendim p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e p\u00ebrjashtimit,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do pranohet k\u00ebrkesa, at\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtja do rishortohet. N\u00ebse jo, do t\u00eb vazhdoj gjykimin,\u201d shtoi Malaj.<\/p>\n<p><strong>Ankesa n\u00eb ONM<\/strong><\/p>\n<p>Sipas neni 16 t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut, an\u00ebtar\u00ebt e institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore, n\u00eb rast t\u00eb mosparaqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr heqje dor\u00eb nga shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjes, kur ka dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e rasteve t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr ushtrimin e funksionit, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi dhe n\u00ebse an\u00ebtari \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb rrethanave t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN, gjyqtarja Mulaj mohoi t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr heqje dor\u00eb nga shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr rastin e rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtarit Artur Malaj. Ajo gjithashtu nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb pyetje specifike n\u00ebse e konsideronte konflikt interesi \u00e7\u00ebshtjen me nr. \u201c<a href=\"http:\/\/www.gjykataadministrativeeapelit.al\/detajeteceshtjes2.php\/?id=%2022994\">31154-00111-86-2019<\/a>\u201d dhe pal\u00eb familjar\u00ebt e saj n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtarit, shoq\u00ebria ABV Konstruksion dhe shtetasit Ferid Sukaj dhe Indit Sukaj \u00a0kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Operacionin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, duke aluduar q\u00eb \u2018shkeljet procedurale n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit lidhen me procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtarit Artur Malaj dhe interesat e familjar\u00ebve t\u00eb kreut t\u00eb KPA-s\u00eb, Mulaj\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb ankes\u00ebn e tyre drejtuar ONM-s\u00eb, b\u00ebhet nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e gjat\u00eb e konflikteve gjyq\u00ebsore civile dhe penale n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb prona e lakmuar nga t\u00eb dy pal\u00ebt. N\u00eb ankes\u00eb pretendohet se gjyqtarja Mulaj mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtarit Artur Malaj, \u00e7far\u00eb sipas pal\u00ebs s\u00eb paditur e b\u00ebn gjyqtarin t\u00eb ansh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb kemi interesa personale mes pal\u00ebve padit\u00ebse dhe gjyqtarit Malaj, c\u00ebnon parimin e nj\u00eb gjykate t\u00eb paanshme,\u201d thuhet n\u00eb ankes\u00eb.<\/p>\n<p>Ankuesit i k\u00ebrkojn\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr ta hetuar \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i vetingut ishte t\u00eb zbulonte pasurit\u00eb e fshehura t\u00eb gjyqtar\u00ebve, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u2019i v\u00ebm\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb gjyqtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kryer korrupsion dhe nuk mund t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb interesave personale t\u00eb gjyqtar\u00ebve apo an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb vetigut,\u201d p\u00ebrfundojn\u00eb ankuesit.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN, gjyqtari Artur Malaj mohoi q\u00eb kreu i KPA-s\u00eb, Natasha Mulaj t\u00eb kishte interesa t\u00eb lidhura me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb, zonja Mulaj nuk ka asnj\u00eb interes. Interes n\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka padit\u00ebsi Refik Mehmeti, i cili pretendon se po nd\u00ebrtohet n\u00eb tok\u00ebn e tij pasi i \u00ebsht\u00eb prishur edhe sht\u00ebpia,\u201d p\u00ebrfundoi Malaj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit \u2013 struktura e ngritur nga Bashkimi Europian dhe SHBA p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur procesin e vetingut t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, po vler\u00ebson nj\u00eb ankes\u00eb ndaj kreut t\u00eb Kolegjit t\u00eb Apelimit, Natasha Mulaj, e cila akuzohet p\u00ebr konflikti interesi pas p\u00ebrfshirjes s\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore me nj\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":80096,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[828,829,473],"tags":[980,726,886,324,794,1288,1433,883,851,896,852,107,789,887,1542,112,1281,101,118,1538,901,872,221,2181,496,1311,1635,674,671,133,1780,885,855,149,2168,239,864,1113,1545,903,391,804,223],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6026.jpg","fifu_image_alt":"An\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Mimoza Tasi, Sokol \u00c7omo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80095"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80095"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80095\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80097,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80095\/revisions\/80097"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80096"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}