{"id":80106,"date":"2020-07-22T12:00:57","date_gmt":"2020-07-22T10:00:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/protesta-e-rruges-se-kombit-ishte-kryengritje-kunder-oligarkise\/2020\/07\/22\/"},"modified":"2020-07-22T12:00:57","modified_gmt":"2020-07-22T10:00:57","slug":"protesta-e-rruges-se-kombit-ishte-kryengritje-kunder-oligarkise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/protesta-e-rruges-se-kombit-ishte-kryengritje-kunder-oligarkise\/2020\/07\/22\/","title":{"rendered":"Protesta e Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit ishte kryengritje kund\u00ebr oligarkis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ibsen Elezi, ish-k\u00ebshilltar i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Kuk\u00ebsit ishte i bindur se rruga do t\u00eb zhbllokohej, kur t\u00eb shtun\u00ebn e 31 marsit 2018 iu bashkua mij\u00ebra protestuesve t\u00eb mbledhur kund\u00ebr vendosjes s\u00eb pik\u00ebs s\u00eb kontrollit p\u00ebr pages\u00ebn e taks\u00ebs nga kompania koncesionare e autostrad\u00ebs Milot-Morin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam qen\u00eb i bindur se do hiqej trau, por se do agravohej situata jo. Nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb agravohej, pasi 2 mij\u00eb protestues nuk i mban dot,\u201d tha Elezi, nd\u00ebrsa shpjegoi se p\u00ebrplasja doli jasht\u00eb kontrollit kur policia tentoi t\u00eb shp\u00ebrndante turm\u00ebn e mbledhur duke p\u00ebrdorur gaz lotsjell\u00ebs.<\/p>\n<p>Demonstruesit iu p\u00ebrgjigj\u00ebn policis\u00eb me gur\u00eb dhe m\u00eb pas thyen dhe i vun\u00eb flak\u00ebn sporteleve t\u00eb vendpages\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebs. Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, 12 polic\u00eb u l\u00ebnduan gjat\u00eb protest\u00ebs. T\u00eb l\u00ebnduar pati edhe mes protestuesve.<\/p>\n<p>Arteria kryesore Milot \u2013Morin\u00eb q\u00eb lidh Shqip\u00ebrin\u00eb me Kosov\u00ebn &#8211; e mbiquajtur gjithashtu si \u2018Rruga e Kombit\u2019 iu dha me koncesion nga qeveria shqiptare nj\u00eb konsorciumi kompanish shqiptare n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Kontrata koncesionare me nj\u00eb koh\u00ebshtrirje 30-vje\u00e7are, krahas mir\u00ebmbajtjes dhe operimit, parashikonte miliona euro n\u00eb investime p\u00ebr rehabilitimin dhe nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs, t\u00eb cilat do t\u00eb paguhen nga p\u00ebrdoruesit e saj n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb tarife q\u00eb luhatet nga\u00a0 2.5 euro n\u00eb 22.5 euro.<\/p>\n<p>Pas protest\u00ebs, kryeministri Edi Rama reagoi duke e cil\u00ebsuar shkat\u00ebrrimin e vendpages\u00ebs \u201ckrim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb u krye ndaj pron\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe investimit t\u00eb kryer sipas ligjit\u201d. Kreu i PD-s\u00eb, Lulzim Basha tha se protesta ishte shenj\u00eb se \u201cdurimit i ka ardhur fundi\u201d, nd\u00ebrsa Presidenti Ilir Meta k\u00ebrkoi \u201cevitimin e dhun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria u p\u00ebrgjigj ashp\u00ebr duke d\u00ebrguar n\u00eb Kuk\u00ebs forcat speciale t\u00eb policis\u00eb dhe duke arrestuar 23 persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr shkat\u00ebrrim prone. Dy vjet m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb prej tyre po orvaten n\u00ebp\u00ebr gjykata duke k\u00ebrkuar pafaj\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa m\u00eb e madhe i kan\u00eb pranuar akuzat n\u00eb marr\u00ebveshje me prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, qeveria u t\u00ebrhoq pjes\u00ebrisht nga pozicioni i saj kok\u00ebfort\u00eb, duke subvencionuar n\u00ebp\u00ebrmjet buxhetit t\u00eb shtetit tarif\u00ebn e rrug\u00ebs p\u00ebr rezident\u00ebt e qarkut Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb uljen e taks\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr banor\u00ebt e qarkut Kuk\u00ebs, organizator\u00ebt e protest\u00ebs i than\u00eb BIRN se fitorja nuk ishte e plot\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrpos qeveris\u00eb edhe drejtuesit e opozit\u00ebs, q\u00eb sipas tyre i sabotuan p\u00ebrpjekjet e tyre n\u00eb favor t\u00eb koncesionarit.<\/p>\n<p>\u201cNa u sul edhe shteti, edhe oligarkia, edhe opozita,\u201d thot\u00eb biznesmeni\u00a0 Sokol Kolgjini, protagonist i shum\u00eb ngjarjeve q\u00eb kulmuan me protest\u00ebn e 31 marsit.\u00a0 \u201cT\u00eb mb\u00ebshtetur prej askujt vet\u00ebm prej qytetar\u00ebve\u00a0 dhe t\u00eb sulmuar nga t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 qytetar\u00ebve,\u201d shtoi ai, duke theksuar se \u2018protesta ishte model\u2019.<\/p>\n<p><strong>Trau i \u2018Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit\u2019 ndan Shqip\u00ebrin\u00eb nga Kosova<\/strong><\/p>\n<p>Autostrada e pag\u00ebzuar si \u201cRruga e Kombit\u201d filloi t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb vitin 2007 dhe ka kushtuar mbi 1 miliard\u00eb euro, ndon\u00ebse ende nuk ka p\u00ebrfunduar n\u00eb mjaft pjes\u00eb t\u00eb saj. Nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebs \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me akuza p\u00ebr abuzime me fondet, korrupsion dhe shp\u00ebrdorim detyre.<\/p>\n<p>Koncesioni p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e saj u dha po ashtu pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb debatesh dhe akuzash n\u00eb vitin 2016 n\u00eb favor t\u00eb konsorciumit t\u00eb kompanive \u201cCatalyst Viva Das General Constracting LLC &amp; Salillari shpk &amp; \u201cBEE Tech\u201d &amp; \u201c Violap Ateve\u201d &amp; \u201cKastrati\u201d sha.\u00a0 Kompania e krijuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Albanian Highway Concession kontrollohet sot 50 p\u00ebr qind nga\u00a0 \u201cKastrati Group\u201d dhe 50 p\u00ebr qind nga kompania \u201cSalillari\u201d.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia me koncesion e mir\u00ebmbajtjes dhe operimit t\u00eb \u2018Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit\u2019 e ka zanafill\u00ebn n\u00eb vitin 2011, pas p\u00ebrurimit t\u00eb segmentit Rr\u00ebshen-Kalimash. Gjat\u00eb dekad\u00ebs n\u00eb vazhdim, ky koncesion \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb debati midis partive politike, shoq\u00ebris\u00eb civile dhe ka r\u00ebnduar marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse dh\u00ebnia me koncesion e autostrad\u00ebs ka qen\u00eb alternativa e vetme &#8211; si e Partis\u00eb Demokratike ashtu dhe e Partis\u00eb Socialist\u00eb kur kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet, t\u00eb dyja e kan\u00eb akuzuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn duke k\u00ebrkuar t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb pik\u00eb politike nga pozicioni i partive opozitare.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb 8 majit t\u00eb vitit 2011, kreu i mazhoranc\u00ebs s\u00eb asaj kohe \u2013 ish-kryeministri Sali Berisha shpalli personalisht iden\u00eb e dh\u00ebnies me koncesion t\u00eb rrug\u00ebs, apo si\u00e7 e quajti ai \u201cprivatizimin\u201d e \u2018Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit\u2019, pasi sipas tij Shqip\u00ebria nuk kishte kapacitete p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e saj.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Pun\u00ebve Publike dhe e Transportit ka kontaktuar me IFC p\u00ebr t&#8217;a dh\u00ebn\u00eb sa m\u00eb shpejt n\u00eb menaxhim privat autostrad\u00ebn Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs-Morin\u00eb,&#8221; deklaroi Berisha n\u00eb nj\u00eb mbledhje qeverie n\u00eb maj 2011 .<\/p>\n<p>Privatizimi i \u201cRrug\u00ebs s\u00eb Kombit\u201d\u00a0 sipas qeveris\u00eb do t\u00eb ndodhte\u00a0 para dimrit t\u00eb 2012-\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekspert\u00ebt e IFC-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga qeveria shqiptare p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e shoq\u00ebris\u00eb private nuk e kishin\u00a0 p\u00ebrcaktuar ende nivelin e taks\u00ebs q\u00eb do t\u00eb paguhej n\u00eb rrug\u00ebn Milot-Kuk\u00ebs-Morin.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, autoriteti kontraktues publikoi n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb 2011-\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;International Herald Tribune&#8221; dhe n\u00eb dy gazeta shqiptare t\u00eb p\u00ebrditshme kushtet p\u00ebr gar\u00ebn mbi marr\u00ebveshjen koncesionare, ku procesi i p\u00ebrzgjedhjes do t\u00eb kryhej me dy faza, parakualifikimi dhe kualifikimi.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 qershor 2012, ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi b\u00ebri publike edhe vler\u00ebn e taks\u00ebs q\u00eb do t\u00eb vendosej p\u00ebr kalimin t\u00eb autostrad\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb ata qytetar\u00eb q\u00eb do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn Durr\u00ebs -Kuk\u00ebs do t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb tarif\u00eb prej 5 eurosh,\u201d deklaroi ai.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb ndjerit Olldashi, i cili humbi jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb aksident automobilistik n\u00eb vitin 2013, kjo tarif\u00eb ishte minimale dhe nuk pritej t\u00eb r\u00ebndonte n\u00eb xhepat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Por dh\u00ebnia me koncesion e rrug\u00ebs dhe vendosja e tarif\u00ebs u kund\u00ebrshtua nga Partia Socialiste &#8211; n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo mas\u00eb, n\u00ebse vendoset \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur t\u00eb vendos\u00ebsh regjim vizash midis dy krah\u00ebve t\u00eb shqiptar\u00ebve,\u201d u shpreh n\u00eb vitin 2011 ish-zyrtari i Partis\u00eb Socialiste, Sadetin \u00c7eliku.<\/p>\n<p>Pas ardhjes n\u00eb pushtet, Partia Socialiste ndryshoi q\u00ebndrim p\u00ebrsa i p\u00ebrket dh\u00ebnies s\u00eb rrug\u00ebs me koncesion dhe ndikimin q\u00eb kjo do kishte mbi krijimin e ndasive midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2016, Komisioni i Prokurimit Publik shpalli fitues t\u00eb tenderit p\u00ebr koncesionin e rrug\u00ebs nj\u00eb grup kompanish, t\u00eb udh\u00ebhequra nga kompanit\u00eb \u201cKastrati\u201d dhe \u201cSalillari\u201d, duke skualifikuar konsorciumin e kompanive turko-indoneziane, t\u00eb udh\u00ebhequr nga \u201cVendeka Bilgi\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb dhjetor 2016, qeveria e udh\u00ebhequr nga kryeministri Edi Rama i hapi rrug\u00eb koncesionit, duke miratuar\u00a0 kontrat\u00ebn\u00a0 mes Ministris\u00eb s\u00eb Transportit dhe Infrastruktur\u00ebs dhe dy\u00a0 firmave p\u00ebr koncesionin.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia me koncesion e autostrad\u00ebs q\u00eb u kushtoi taksapaguesve shqiptar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1.1 miliard\u00eb euro, kundrejt nj\u00eb tarife mesatare prej\u00a0 5 eurosh p\u00ebr nj\u00eb automjet q\u00eb kalon n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, e zem\u00ebroi opinionin publik &#8211; sidomos at\u00eb t\u00eb qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmes peticioneve k\u00ebrkuan anulimin e tenderit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, aplikimi i tarifave nuk zgjati as dy dit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb marsit t\u00eb vitit 2018, pasi banor\u00ebt e zem\u00ebruar t\u00eb Kuk\u00ebsit shkat\u00ebrruan gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb 31 marsit stacionin e pages\u00ebs dhe m\u00eb pas i vun\u00eb atij flak\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo koh\u00eb e n\u00eb vazhdim, t\u00eb gjitha autoveturat dhe automjetet e transportit publik t\u00eb licencuara t\u00eb qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit kan\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb skem\u00eb leht\u00ebsuese, ku paguajn\u00eb 100 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kalim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, tarifa ka krijuar nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr bizneset dhe qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb forumit ekonomik \u201cSfidat e marr\u00ebdh\u00ebnieve tregtare Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri\u201d, e mbajtur n\u00eb maj 2019, u theksua se Shqip\u00ebria renditet pas Serbis\u00eb p\u00ebr tarifat dhe burokracit\u00eb n\u00eb dogan\u00eb p\u00ebr bizneset kosovare. Barrierat tarifore dhe burokratike si dhe pagesat p\u00ebr kalim n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit kan\u00eb d\u00ebmtuar konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e dy vendeve n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Sipas qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, pagesa p\u00ebr kalim n\u00eb \u2018Rrug\u00ebn e Kombit\u2019 dhe pagesat p\u00ebr skanimin e kontenier\u00ebve \u2013 nj\u00eb tjet\u00ebr projekt koncesionar i shum\u00ebdebatuar, jan\u00eb \u201chara\u00e7\u201d p\u00ebr bizneset e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive, ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti shprehu pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij ndaj tarif\u00ebs p\u00ebr autostrad\u00ebn Milot-Morin\u00eb, duke theksuar se shteti shqiptar ishte b\u00ebr\u00eb \u201cskllav i koncesionarit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDuke ardhur k\u00ebtu pash\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb. Mu desh t\u2019i paguaj pes\u00eb euro te ai trau aty. Kur shkoj n\u00eb Shkup nj\u00eb euro, kur vij n\u00eb Tiran\u00eb paguaj pes\u00eb euro. Jo pes\u00eb euro, por edhe 50 euro ia jap shtetit shqiptar. Por pse t\u2019ia jap Kastratit pes\u00eb euro. Un\u00eb jam klas\u00eb e mesme, Kastrati \u00ebsht\u00eb multimilioner. Pse un\u00eb i klas\u00ebs s\u00eb mesme duhet t\u2019ia jap pes\u00eb euro multimilionerit,\u201d pyeti Kurti.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb dua t\u00eb vij n\u00eb shtetin e Kastriotit e jo n\u00eb shtetin e Kastratit,\u201d shtoi lideri i Vet\u00ebvendosjes, duke iu referuar biznesmenit Shefqet Kastrati, drejtuesi i Kastrati Group, nj\u00eb prej kompanive aksionere t\u00eb koncesionit.<\/p>\n<p>Sokol Kolgjini, i cili drejton edhe shoqat\u00ebn \u201cBiznesi p\u00ebr biznesin\u201d n\u00eb Kuk\u00ebs mendon se tarifa e autostrad\u00ebs Milot-Morin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb taks\u00eb e paligjshme, pasi i detyron p\u00ebrdoruesit e saj t\u00eb paguajn\u00eb dy her\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebs &#8211; nj\u00ebher\u00eb sipas ligjit 157\/2014 me taks\u00ebn e qarkullimit n\u00eb karburant dhe nj\u00ebher\u00eb taks\u00ebn e koncesionarit n\u00eb tra.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka ndryshuar padrejt\u00ebsia. Ka ndryshuar vlera monetare,\u201d tha Kolgjini. \u00a0\u201cNj\u00eb pushtet i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe i drejt\u00eb duhet t\u2019a rikonsideroj\u00eb k\u00ebt\u00eb problem,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Kolgjinit, trau i ngritur n\u00eb Kalimash prej 27 muajsh do t\u00eb jet\u00eb precedent p\u00ebr shum\u00eb trar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, e do t\u00eb p\u00ebrpjestoj\u00eb krahin\u00eb p\u00ebr krahin\u00eb e qytet p\u00ebr qytet duke falimentuar\u00a0 shum\u00eb biznese.<\/p>\n<p>Ai thekson gjithashtu se ky tra do t\u00eb favorizoj\u00eb portin e Selanikut, p\u00ebrkundrejt portit t\u00eb Durr\u00ebsit, q\u00eb n\u00ebnkupton orientimin ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs drejt Greqis\u00eb. \u00a0Kolgjini ka studiuar dhe humbjet\u00a0 q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ekonomia nga dekurajimi i turist\u00ebve nga Kosova, si pasoj\u00eb e koncesionit.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm nga turizmi ditor, sipas nj\u00eb studimi q\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb, rrezikon q\u00eb t\u00eb humbim n\u00eb ekonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb 24 milion euro n\u00eb vit, p\u00ebrkundrejt 1.4 milion\u00eb eurove q\u00eb jan\u00eb taksa q\u00eb do i paguaj\u00eb koncensionari,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di n\u00ebse do ket\u00eb ndonj\u00eb biznesmen n\u00eb bot\u00eb, apo ndonj\u00eb njeri i zakonsh\u00ebm\u00a0 q\u00eb kalkulon fare thjesht t\u00eb thot\u00eb \u201cOK\u201d, po rrezikoj 24 milion\u00eb euro se do fitoj 20 her\u00eb m\u00eb pak,\u201d theksoi Kolgjini.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin mendim me Kolgjinin ndan edhe biznesmeni Lutfi Me\u00e7ka.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua protesta nuk ia arriti q\u00ebllimit. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Kuk\u00ebsi ka p\u00ebrfituar, por Kosova u la jasht\u00eb,\u201d tha ai.\u00a0 \u201cTaksa prej 5 euro d\u00ebmton turizmin n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos at\u00eb t\u00eb uikendit ku fundjavat n\u00eb Shqip\u00ebri\u00a0 frekuentohen shum\u00eb nga kosovar\u00ebt p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vitit,\u201d theksoi Me\u00e7ka, nd\u00ebrsa tregoi q\u00eb k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim e kishte ndar\u00eb edhe me kryeministrin Edi Rama n\u00eb nj\u00eb takim pas protest\u00ebs s\u00eb 31 marsit.<\/p>\n<p><strong>Investimet e vonuara<\/strong><\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs, koncesionari i Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit \u201cAlbanian Highway Concesion\u201d parashikohet t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb vler\u00eb investimi prej 262 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb rreth 400 milion\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tarif\u00ebs. Prej tyre, kosto totale e investimit p\u00ebr punime nd\u00ebrtimi p\u00ebr 30 vjet shkon n\u00eb 100 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb 4 vitet e para, kompania koncesionare duhet t\u00eb kryej\u00eb 5.3 miliard\u00eb lek\u00eb (43.5 milion\u00eb euro) investime rehabilitimi dhe nd\u00ebrtime n\u00eb rrug\u00eb, ku p\u00ebrfshihet dhe nd\u00ebrtimi t\u00eb Ur\u00ebs s\u00eb Drinit t\u00eb Zi n\u00eb Kuk\u00ebs me vler\u00eb 15 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ky projekt koncesionar \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht me mb\u00ebshtetje nga buxheti i shtetit. Kontrata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb efektive m\u00eb 9 shtator 2017. Sipas raportit vjetor t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave p\u00ebr monitorimin e koncesioneve, ky projekt \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb faz\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe operimit, e cila duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb shtator 2019, koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb publikuar raporti, Ministria thot\u00eb se jan\u00eb realizuar 48% e punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb parashikuara n\u00eb 4 vitet e para. Sipas Ministris\u00eb, n\u00eb vitin 2018 dhe 9 mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2019, kompania koncesionare ka investuar n\u00eb rrug\u00eb 2.3 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 927 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak se plani i investimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, koncesionari AHC ka pasur t\u00eb ardhura nga tarifa prej 1.42 miliard\u00eb lek\u00ebsh dhe 623 milion\u00eb lek\u00eb nga buxheti i shtetit, p\u00ebr nj\u00eb total prej 2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga 22 muajt e par\u00eb \u2013ndon\u00ebse 6 muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2018 u ndikuan nga djegia e sheshit t\u00eb pages\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania ka hasur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr realizimin e ur\u00ebs s\u00eb re mbi Drinin e Zi n\u00eb hyrje t\u00eb qytetit t\u00eb Kuk\u00ebsit.\u00a0 BIRN ka m\u00ebsuar se kompania koncesionare nuk i ka kapacitetet q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb vepra t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrmasave, ndaj ka k\u00ebrkuar kompani t\u00eb specializuara nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>E para u paraqit nj\u00eb kompani turke, nd\u00ebrtuese e Ur\u00ebs s\u00eb Vash\u00ebs n\u00eb Rrug\u00ebn e Arbrit. Kjo kompani ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb ur\u00ebn e madhe mbi Liqenin e Fierz\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebs me konstruksione metalike, ashtu si\u00e7 ka nd\u00ebrtuar edhe Ur\u00ebn e Vash\u00ebs, por nj\u00eb projekt I till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nga Autoriteti Kontraktues, gjithashtu edhe nga koncesionari.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00ebsohet se do t\u00eb jet\u00eb kompania kroate IGH &#8211; bashk\u00ebprojektuese e k\u00ebsaj vepre, ajo q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr zbatimin e projektit. Nj\u00ebri nga bashk\u00ebprojektuesit e k\u00ebsaj ure, Dr. Faruk Kaba i tha BIRN se ura e re do t\u00eb jet\u00eb prej betoni dhe jo metalike si Ura e Vash\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb projekt v\u00ebshtir\u00eb i zbatuesh\u00ebm,\u201d tha Kaba. \u201cK\u00ebto lloj projektesh realizohen nga kompani t\u00eb specializuara, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakta n\u00eb Europ\u00eb,\u201d theksoi ai, nd\u00ebrsa shpjegoi se \u201ck\u00ebrkohen\u00a0 mjete t\u00eb specializuara p\u00ebr punimet n\u00eb uj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Projekti i k\u00ebsaj ure filloi n\u00eb janar 2009 dhe ka p\u00ebrfunduar n\u00eb gusht t\u00eb atij viti, ku bashk\u00ebprojektues kan\u00eb qen\u00eb kompania \u201cInfratransproject\u201d nga Shqip\u00ebria dhe kompania kroate IGH. Megjith\u00ebse projekti ka qen\u00eb i gatsh\u00ebm prej nj\u00eb dekade, ai nuk \u00ebsht\u00eb realizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka pretenduar se ka pasur mungesa fondesh. Kostoja e k\u00ebtij projekti shkon deri n\u00eb 15 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas projektuesit Kaba, ura e re mbi Liqenin e Fierz\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb e gjat\u00eb 280 metra dhe do t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm dy k\u00ebmb\u00eb, ku hap\u00ebsira n\u00eb mes t\u00eb dy k\u00ebmb\u00ebve &#8211; q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn teknike quhet HD (hap\u00ebsir\u00eb drite) do t\u00eb jet\u00eb 140 met\u00ebr.<\/p>\n<p>Ura konsiderohet nj\u00eb nd\u00ebr veprat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira inxhinierike n\u00eb autostrad\u00ebn\u00a0 Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs-Morin\u00eb, pas tunelit t\u00eb Kalimashit.<\/p>\n<p>\u201dZgjidhjet e k\u00ebtij projekti kan\u00eb qen\u00eb mjaft t\u00eb v\u00ebshtira, por bashk\u00ebpunimi me kompanin\u00eb kroate IGH b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb t\u2019ia dalim mban\u00eb duke p\u00ebrfunduar\u00a0 projektin n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb 8 mujore,\u201d kujton bashk\u00ebprojektuesi Faruk Kaba.<\/p>\n<p>Jo t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb aq entuziast\u00eb sa Kaba p\u00ebr investimet e koncesionarit n\u00eb autostrad\u00eb. Banor\u00ebt e Kuk\u00ebsit kan\u00eb shprehur rezerva, madje kan\u00eb protestuar lidhur me cil\u00ebsin\u00eb e investimeve t\u00eb nyjes kryesore q\u00eb lidh Kuk\u00ebsin me Prizrenin dhe Nj\u00ebsin\u00eb Administrative t\u00eb T\u00ebrthores, si dhe zon\u00ebn turistike t\u00eb Shishtavecit.<\/p>\n<p>\u201cNyja e ur\u00ebs 6-metroshe nuk p\u00ebrmbush asnj\u00eb prej kritereve minimale t\u00eb l\u00ebvizjes dhe qarkullimit rrugor,\u201d thot\u00eb Sokol Kolgjini. \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kjo nyje jo vet\u00ebm q\u00eb nuk krijon mund\u00ebsit\u00eb e aksesimit nga rruga dyt\u00ebsore p\u00ebr n\u00eb autostrad\u00eb e anasjelltas, por \u00ebsht\u00eb edhe burim aksidentesh,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Drejtuesi i shoqat\u00ebs \u201cBiznesi p\u00eb biznesin\u201d shprehet se mund\u00ebsia fizike q\u00eb autostrada t\u00eb aksesohet nga rruga dyt\u00ebsore dhe ajo e Shishtavecit &#8211; q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe zon\u00eb turistike, \u00ebsht\u00eb minimale ose zero p\u00ebr disa lloje automjetesh,\u00a0 si p\u00ebr shembull autobus\u00ebt. Ai theksoi se do vazhdojn\u00eb t\u00eb insistojm\u00eb n\u00eb zgjidhjen e k\u00ebtij problemi, pasi i sjell d\u00ebme Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cKemi d\u00ebrguar shkresa si biznes n\u00ebp\u00ebr institucione p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem se duhet t\u00eb zgjidhet,\u201d tha ai. \u201cNuk jemi ne ata q\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb,\u00a0 ama ne k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb zgjidhje nga personat p\u00ebrgjegj\u00ebs, n\u00eb rastin konkret koncesionari,\u201d shtoi Kolgjini.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, projekti i \u2018By Pass-it\u2019\u00a0 te ura e re mbi lumin Drin nuk parashikon hyrje p\u00ebr n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb makinave q\u00eb vijn\u00eb nga Tirana u duhet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb rreth 10 kilometra nga ura e Drinit t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit, nga 1.5 kilomet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht distanca.<\/p>\n<p>Kompania koncesionare Albania Highway Concession nuk i p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment nga BIRN p\u00ebr vonesat dhe cil\u00ebsin\u00eb e investimeve n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit.<\/p>\n<p><strong>Oligarkia ka n\u00eb dor\u00eb politik\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Protesta e 31 marsit 2018, e thirrur nga K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit te stacioni i mbledhjes s\u00eb taks\u00ebs degjeneroi\u00a0 n\u00eb dhun\u00eb, ku p\u00ebr pasoj\u00eb protestuesit shkat\u00ebrruan dhe m\u00eb pas i vun\u00eb flak\u00ebn kabinave, duke i nxjerr\u00eb ato plot\u00ebsisht jasht\u00eb funksionit.<\/p>\n<p>Kryengritja e banor\u00ebve t\u00eb Kuk\u00ebsit kund\u00ebr koncesionarit e detyroi qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb kthes\u00eb 180 grad\u00eb, duke i ulur atyre tarif\u00ebn p\u00ebr kalimin e rrug\u00ebs nga 5 euro n\u00eb 100 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse organizator\u00ebt dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit ndjehen mir\u00eb q\u00eb e detyruan qeverin\u00eb q\u00eb t\u2019ua ulte tarif\u00ebn, ata shprehen se fitorja e tyre ishte e pjesshme.<\/p>\n<p>\u201cPjes\u00ebn kryesore t\u00eb q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne protestuam, e arrit\u00ebm,\u201d thot\u00eb ish-kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb, Gjelbrim Shehu.\u201cE ul\u00ebm tarif\u00ebn n\u00eb 100 lek\u00eb. Ne nuk mund t\u00eb mbronim interesat e biznesit. Ne k\u00ebrkuam t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Por q\u00ebndresa e organizuar nga Shehu dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak nuk ka ardhur pa kosto. Ai thot\u00eb se ka qen\u00eb i sulmuar nga shum\u00eb drejtime p\u00ebr shkak t\u00eb rolit si organizator i protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Shehu thot\u00eb se hakmarrja ndaj tij u duk edhe n\u00eb zgjedhjet\u00a0 e 30 qershorit, kur ai kishte kandiduar p\u00ebr k\u00ebshilltar, por nuk u shpall fitues p\u00ebr shkak se sipas tij, KZAZ-ja i manipuloi votat me q\u00ebllimin p\u00ebr ta eliminuar nga lista e k\u00ebshilltar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb presion, por nuk jam t\u00ebrhequr,\u201d kujton Shehu. \u201cKam pasur kosto p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kan\u00eb arrestuar vjehrrin tim dhe \u00ebsht\u00eb ende gjyqeve,\u201d shtoi ai, duke shpjeguar se polica ka arrestuar kryesisht ata persona q\u00eb kishin lidhje me organizator\u00ebt.<\/p>\n<p>Edhe pse ka qen\u00eb k\u00ebshilltar i majt\u00eb, Shehu thot\u00eb se ka pasur probleme me biznesin e tij pas protest\u00ebs dhe gjithashtu ka hasur v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00ebsim.<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb lloj hap\u00ebsire,\u201d tha ai. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hakmarrje e oligarkis\u00eb,\u201d theksoi Shehu, duke shtuar se \u201cpushteti shfryt\u00ebzon \u00e7do lloj mund\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb na diskriminuar, madje edhe n\u00eb gar\u00ebn zgjedhore.\u201d<\/p>\n<p>Ibsen Elezi, nj\u00eb nd\u00ebr organizator\u00ebt m\u00eb aktiv\u00eb i tha BIRN se protesta e 31 marsit ishte e suksesshme, sepse ishte nj\u00eb protest\u00eb konkrete, me objekt konkret, ndryshe nga protestat e tjera.<\/p>\n<p>Elezi thot\u00eb se fitorja nuk ishte e plot\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebs, p\u00ebrpos qeveris\u00eb edhe opozit\u00ebn dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, ish-deputetin e Kuk\u00ebsit, Flamur Noka dhe ish-kryetarin e bashkis\u00eb Kuk\u00ebsit, Bashkim Shehu p\u00ebr sabotim t\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPo ti hysh k\u00ebsaj edhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb zakonore, mij\u00ebra vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb trajtu problemi i rrug\u00ebs dhe z\u00ebnia e saj me kanun ka qen\u00eb e mbrojtur,\u201d tha Elezi. \u201cAskush nuk kishte\u00a0 t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zinte rrug\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt,\u201d shpjegoi ai.<\/p>\n<p>Sipas ish-k\u00ebshilltarit t\u00eb PD-s\u00eb, nj\u00eb kritik i z\u00ebsh\u00ebm i lidershipit aktual t\u00eb opozit\u00ebs, zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike nuk e pat\u00ebn mb\u00ebshtetur protest\u00ebn dhe madje e kan\u00eb sabotuar at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTV dhe mediat e tjera n\u00eb Tiran\u00eb ishin t\u00eb keqinformuara nga njer\u00ebzit e PD-s\u00eb, mos t\u00eb shkonin atje se ata protestuesit jan\u00eb disa njer\u00ebz t\u00eb Edi Ram\u00ebs,\u201d kujton Elezi, duke akuzuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb keqinformim ish-deputetin e PD-s\u00eb, Flamur Noka dhe kreun e opozit\u00ebs, Lulzim Basha.<\/p>\n<p>\u201cFlamur Noka dy dit\u00eb para protest\u00ebs doli n\u00eb parlament e tha se jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe u b\u00ebri thirrje demokrat\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos marrin pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb,\u201d akuzoi Elezi. \u201cPor thirrja e tyre nuk u d\u00ebgjua, se aty erdh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb pa asnj\u00eb dallim partiak,\u201d shtoi ai, duke theksuar se suksesi i protest\u00ebs ishte se \u201cne nuk e lam\u00eb politik\u00ebn t\u00eb fuste hund\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Elezit, edhe ish-kryebashkiaku i Kuk\u00ebsit, Bashkim Shehu ka qen\u00eb kund\u00ebr protest\u00ebs dhe ka urdh\u00ebruar z\u00ebvend\u00ebsin e tij, Dileman Nela q\u00eb t\u00eb mos aktivizohet.<\/p>\n<p>Deputeti Flamur Noka dhe kreu i Partis\u00eb Demokratik Lulzim Basha nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment nga BIRN mbi akuzat se e kan\u00eb sabotuar protest\u00ebn e 31 marsit 2018 kund\u00ebr koncesionit t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ish-kryetari i bashkis\u00eb Kuk\u00ebs, Bashkim Shehu i hodhi posht\u00eb akuzat e Elezit, duke theksuar se e ka mbrojtur publikisht protest\u00ebn<\/p>\n<p>\u201cMua m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi Rama n\u00eb televizor, e kam mbrojtur protest\u00ebn n\u00eb \u00e7do studio televizive,\u201d tha Shehu, duke theksuar se ka pasur edhe punonj\u00ebs t\u00eb bashkis\u00eb t\u00eb arrestuar.<\/p>\n<p>\u201cKontributin tim e njohim t\u00eb gjith\u00eb aty, por njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb thon\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas protagonist\u00ebve, shumica e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb vendor\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr koncesionit dhe e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive deri n\u00eb ngjarjet q\u00eb kulmuan me protest\u00ebn e dhunshme t\u00eb 31 marsit 2018.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nivel vendor e djathta \u00ebsht\u00eb angazhuar masivisht gjat\u00eb viteve 2016-2018 p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendosjen e tarif\u00ebs. Por edhe e majta kishte ndjeshm\u00ebri p\u00ebr protest\u00ebn, pra nuk ishte kund\u00ebr. Pra n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb deri me 31 mars e majta ishte pro,\u201d kujton Lavdrim Shehu, ish-kryetar\u00a0 i K\u00ebshillit Bashkiak Kuk\u00ebs n\u00eb vitet 2015-2017.<\/p>\n<p>Sipas Shehut, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb vendor\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb u vun\u00eb n\u00ebn presion nga Tirana pas protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Lavdrim Shehu e lidh presionin nga e majta me cenimin e qeverisjes, nd\u00ebrsa at\u00eb nga e djathta me presionin e oligark\u00ebve. Ai shton se individ\u00eb nga struktura t\u00eb larta t\u00eb PD-s\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb presion tek k\u00ebshilltar\u00ebt n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNga 31 marsi e n\u00eb vazhdim realitetet ndryshuan nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt,\u201d kujton Shehu. \u201cKjo tregon q\u00eb oligarkia ka n\u00eb dor\u00eb politik\u00ebn,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe ish-kryetari i deg\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Kuk\u00ebs, Arif Rexhmati pranon se ka pasur deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb jan\u00eb shprehur publikisht kund\u00ebr protest\u00ebs s\u00eb organizuar nga K\u00ebshilli Bashkiak Kuk\u00ebs kund\u00ebr koncesionit t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit.<\/p>\n<p>\u201cDeputeti Flamur Noka e ka\u00a0 shprehur publikisht q\u00ebndrimin e tij n\u00eb seanc\u00eb plenare dy\u00a0 dit\u00eb para zhvillimit t\u00eb protest\u00ebs,\u201d kujtoi Rexhmati, duke iu referuar nj\u00eb fjalimi t\u00eb ish-deputetit t\u00eb PD-s\u00eb ku i p\u00ebrshkruan organizator\u00ebt si t\u00eb manipuluar nga qeveria.<\/p>\n<p>\u201cDisa aktor\u00eb e faktor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs qendrore dhe lokale me q\u00ebndrimet e tyre jan\u00eb munduar t\u00eb sabotojn\u00eb protest\u00ebn,\u201d shtoi Rexhmati.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrshkall\u00ebzimi n\u00eb dhun\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Ibsen Elezit, protesta e 31 marsit 2018 p\u00ebrshkall\u00ebzoi p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb profesionalizmit t\u00eb policis\u00eb. Ai insiston se protestuesi nuk kishin q\u00ebllim t\u00eb shkat\u00ebrronin pron\u00ebn e koncesionarit, por vet\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrmerrnin nj\u00eb akt simbolik n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cNe kishim si q\u00ebllim t\u00eb thyenim traun n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike,\u201d tha ai.\u00a0 \u201cUn\u00eb personalisht isha i bindur se rruga do zhbllokohej,\u201d shtoi Elezi.<\/p>\n<p>Sipas ish-k\u00ebshilltarit bashkiak t\u00eb PD-s\u00eb, policia e ka vler\u00ebsuar gabim numrin e protestuesve dhe ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebrndar\u00eb, duke i goditur disa nga k\u00ebshilltar\u00ebt bashkiak\u00eb me \u201cspraj djeg\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>\u201cAta(policia) kujtuan se ishin rreth 200 vet\u00eb dhe kan\u00eb filluar menj\u00ebher\u00eb goditjen,\u201d kujtoi ai, nd\u00ebrsa shtoi se \u201caty doli situata nga kontrolli.\u201d \u00a0\u201cPolic\u00ebt u \u00e7orientuan n\u00eb at\u00eb\u00a0 mas\u00eb saq\u00eb filluan t\u00eb hidhnin gur\u00eb n\u00eb turm\u00eb &#8211; pra nuk dinin se \u00e7far\u00eb po b\u00ebnin,\u201d theksoi Elezi.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja midis policis\u00eb dhe protestuesve solli t\u00eb l\u00ebnduar nga t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe i detyroi forcat e rendit q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen. Pas t\u00ebrheqjes s\u00eb policis\u00eb, protestuesit i vun\u00eb zjarrin kabinave me \u00e7akmak\u00eb dhe letra.<\/p>\n<p>\u201cDjegia ishte di\u00e7ka spontane,\u201d theksoi Elezi. \u201cNe ishim t\u00eb vendosur ta rr\u00ebzonim traun, por jo t\u00eb digjnim,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Pas djegies s\u00eb kabinave, n\u00eb vendngjarje kan\u00eb ardhur p\u00ebrforcime t\u00eb m\u00ebdha forcash policie nga Tirana, por protestuesit nuk jan\u00eb t\u00ebrhequr menj\u00ebher\u00eb por kan\u00eb q\u00ebndruar p\u00ebr disa or\u00eb pran\u00eb sheshit t\u00eb pages\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas protest\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs s\u00eb 1 majit 2018, policia me urdh\u00ebr t\u00eb prokuroris\u00eb ka arrestuar 23 persona n\u00eb Kuk\u00ebs &#8211; t\u00eb akuzuar p\u00ebr \u201cshkat\u00ebrrim prone\u201d dhe \u201ckund\u00ebrshtim t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb,\u201d nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2018, Gjykata e Kuk\u00ebsit shpalli fajtor\u00eb 25 protestues t\u00eb akuzuar p\u00ebr d\u00ebmtimin e pik\u00ebs s\u00eb pages\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn Durr\u00ebs- Kuk\u00ebs gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb 31 marsit. Gjykata ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr 20 protestues, d\u00ebnim me kusht nga 4 deri n\u00eb 8 muaj, dy u d\u00ebnuan me koh\u00ebn e paraburgimit, nd\u00ebrsa tre t\u00eb tjer\u00eb me gjob\u00eb nga 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Mes t\u00eb d\u00ebnuarve nga Gjykata ishte dhe 63-vje\u00e7ari Shaban Selmani, i cili prej 2 vitesh orvatet n\u00eb Apel n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me shtat\u00eb\u00a0 protestues t\u00eb tjer\u00eb, Shabani nuk pranoi t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshje me prokurorin\u00eb p\u00ebr pranimin e akuz\u00ebs, me kusht lirimin dhe d\u00ebnimin me sh\u00ebrbim prove.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 6 muaj sh\u00ebrbim prove nga Gjykata e Kuk\u00ebsit, por e ka apeluar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb. Deri tani ka zhvilluar 30 seanca gjyq\u00ebsore, ku jan\u00eb nd\u00ebrruar 8 gjyqtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk fituam. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb fitore. Taksa nuk \u00ebsht\u00eb hequr p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt,\u201d tha Selmani.\u00a0 \u201cD\u00ebnimi jon\u00eb ishte absurd vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar t\u00eb tjer\u00ebt,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e 8 personave q\u00eb\u00a0 jan\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb edhe 61-vje\u00e7ari Lulzim Popa. Edhe Lulzimi nuk e quan fitore protest\u00ebn e 31 marsit, pasi sipas tij trau nuk duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMezi prit\u00ebm q\u00eb t\u00eb hapej rruga e re q\u00eb t\u00eb l\u00ebviznim nga veriu n\u00eb\u00a0 jug e Kosov\u00eb. Vuajtjet tona nuk harrohen nga Qafa e Malit p\u00ebrreth 6-8 or\u00eb rrug\u00ebtim p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb,\u201d kujton Lulzimi.<\/p>\n<p>\u201cPushteti na e vuri traun te pragu i sht\u00ebpis\u00eb. Tarifa prej 5 euro ishte skandaloze dhe e pap\u00ebrballueshme ndaj dol\u00ebm n\u00eb protest\u00eb,\u201d shtoi ai, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb denoncoj\u00eb arrestimin e tij si skandaloz nat\u00ebn duke u gdhir\u00eb 1 prilli i vitit 2018.<\/p>\n<p>\u201cPolicia m\u00eb ka shqyer port\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb or\u00ebn 3 t\u00eb nat\u00ebs dhe ka hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi\u00a0 me maska duke terrorizuar nusen e djalit dhe f\u00ebmij\u00ebt,\u201d kujtoi Lulzimi.\u00a0 \u201cKam dy vjet q\u00eb p\u00ebrndiqem duke u sorollatur n\u00ebp\u00ebr gjyqe,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Shk\u00eblqim Vata, nj\u00ebri prej 11 protestuesve t\u00eb arrestuar nat\u00ebn duke u gdhir\u00eb 1 prilli, ka kaluar 20 dit\u00eb i ndaluar n\u00eb burgun e Vaqarrit.<\/p>\n<p>\u201cProtesta ishte e ligjshme! Un\u00eb s\u00ebrish do protestoj p\u00ebr t\u00eb drejtat e mia ekonomike sa her\u00eb t\u00eb jet\u00eb e nevojshme,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa theksoi se ishte nj\u00eb njeri q\u00eb e kishte nd\u00ebrtuar jet\u00ebn mbi pun\u00ebn dhe jo dhun\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNuk d\u00ebshiroj dhun\u00ebn dhe nuk jam nj\u00ebri nga ata, apo t\u00eb organizoj dhun\u00eb. \u00c7do m\u00ebngjes b\u00ebj plane p\u00ebr t\u00eb punuar dhe jo p\u00ebr t\u00eb vjedhur,\u201d theksoi Vata.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb protest\u00eb me 31 mars t\u00eb vitit 2018 na nxori halli dhe jo politika,\u201d shtoi ai.\u00a0 \u201cP\u00ebr 20 dit\u00eb burg q\u00eb kam ba nuk jam hiq pishman, pasi arrit\u00ebm nj\u00eb fitore, megjith\u00ebse t\u00eb pjesshme,\u201d p\u00ebrfundoi Vata.<\/p>\n<p><strong>Shuarja e protest\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ish-k\u00ebshilltari bashkiak, Ibsen Elezi kujton se pas rifillimit t\u00eb vjeljes s\u00eb tarif\u00ebs n\u00eb shtator 2018 u th\u00ebrrit nj\u00eb protest\u00eb e re kund\u00ebr koncesionit nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. Sipas Elezit, edhe pse qeveria e kishte uluar tarif\u00ebn p\u00ebr rajonin e Kuk\u00ebsit nga 5 euro n\u00eb 100 lek\u00eb, kryeministri Edi Rama kishte refuzuar t\u00eb vendoste ura komunikimi me protestuesit.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi p\u00ebr heqjen e plot\u00eb t\u00eb tarif\u00ebs p\u00ebr Kuk\u00ebsin dhe i bashk\u00ebngjitemi \u00e7do lloj iniciative p\u00ebr heqjen e taks\u00ebs n\u00eb nivel komb\u00ebtar,\u201d tha ai. \u201c100 lek\u00ebshi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb nga ana formale duke na shkel\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn. Tarifa prej 100 lek\u00ebsh nuk p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim ekonomik se sa psikologjik,\u201d shtoi Elezi.<\/p>\n<p>Sipas Elezit, p\u00ebr protest\u00ebn e projektuar m\u00eb 17 shtator, organizator\u00ebt i b\u00ebn\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb \u2018opinionit komb\u00ebtar\u2019 q\u00eb t\u2019u bashkoheshin. Ai thekson se edhe deputetet e opozit\u00ebs dhe kryetari Basha u shpreh\u00ebn se do u b\u00ebnin thirrje gjith\u00eb organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe me 17 shtator do ishin te trau, por ku erdhi data e protest\u00ebs, kjo nuk ndodhi.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit mora informacion se Lulzim Basha nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb veprim dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Komisionin Organizator t\u00eb Protest\u00ebs, ku u kam th\u00ebn\u00eb se opozita nuk na vjen n\u00eb ndihm\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ne duhet t\u2019i drejtohemi opinionit komb\u00ebtar, por nuk pati reagime,\u201d kujton Elezi, nd\u00ebrsa shton se edhe ulja e tarif\u00ebs e \u201cb\u00ebri efektin tek vendasit.\u201d<\/p>\n<p>Edhe pse protesta ishte thirrur fillimisht nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe jo k\u00ebshilli bashkiak i Kuk\u00ebsit, Elezi kujton se nj\u00eb nat\u00eb p\u00ebrpara 17 shtatorit 2018, n\u00eb qytet u stacionuan rreth 800 forca policie.<\/p>\n<p>\u201cTashm\u00eb edhe K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb nuk ishte n\u00eb q\u00ebndrimet e m\u00ebparshme, pasi t\u00eb gjith\u00eb i kap\u00ebn nj\u00eb e nga nj\u00eb duke i trysnuar p\u00ebr t\u00ebrheqje,\u2019 kujtoi Elezi. \u201cK\u00ebshtu u mbyll kjo histori,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ibsen Elezi, ish-k\u00ebshilltar i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Kuk\u00ebsit ishte i bindur se rruga do t\u00eb zhbllokohej, kur t\u00eb shtun\u00ebn e 31 marsit 2018 iu bashkua mij\u00ebra protestuesve t\u00eb mbledhur kund\u00ebr vendosjes s\u00eb pik\u00ebs s\u00eb kontrollit p\u00ebr pages\u00ebn e taks\u00ebs nga kompania koncesionare e autostrad\u00ebs Milot-Morin\u00eb. \u201cKam qen\u00eb i bindur se do hiqej [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":80107,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,482,415],"tags":[1599,2491,883,1495,850,2202,348,1140,1345,1613,761,852,107,776,1147,1123,858,872,2287,1180,1834,419,1311,2492,1364,2493,2427,1455,2359,2494,1664,2166,2495,2169,1294,1532,1609,1091,1167,1106],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/115747877_3332496953460938_3746552546619296765_n.jpg","fifu_image_alt":"Protestues duke u p\u00ebrleshur me policin\u00eb dhe djegur sportelet e pages\u00ebs s\u00eb taks\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn e Kombit, pran\u00eb tunelit t\u00eb Kalimashit. | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80106"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80106"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80106\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80106"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}