{"id":80108,"date":"2026-06-23T17:24:35","date_gmt":"2026-06-23T15:24:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/strasburgu-i-jep-te-drejte-prokurorit-ferdinand-elezi\/2026\/06\/23\/"},"modified":"2026-06-23T17:24:43","modified_gmt":"2026-06-23T15:24:43","slug":"strasburgu-i-jep-te-drejte-prokurorit-ferdinand-elezi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/strasburgu-i-jep-te-drejte-prokurorit-ferdinand-elezi\/2026\/06\/23\/","title":{"rendered":"Strasburgu i jep t\u00eb drejt\u00eb prokurorit Ferdinand Elezi"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut konstatoi p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi t\u00eb mart\u00ebn se shkarkimi nga detyra i ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Durr\u00ebsit, Ferdinand Elezi ishte joproporcional me q\u00ebllimet legjitime t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, si dhe se ka qen\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb artikullit 8 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut q\u00eb sanksionon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb private dhe familjare.<\/p>\n<p>Gjykata e Strasburgut sugjeron rihapjen e procesit dhe rishqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Elezit n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e nenit 8 t\u00eb Konvent\u00ebs p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Prokurori Erald Elezi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 9 prill t\u00eb vitit 2019 me argumentin se nuk justifikoi shpenzime n\u00eb vler\u00ebn tre milion\u00eb lek\u00eb, si dhe nuk kishte deklaruar pjes\u00ebn takuese t\u00eb bashk\u00ebshortes nga shitja e apartamentit t\u00eb prind\u00ebrvve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA renditi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kritikash p\u00ebr hetimin e kryer nga KPK dhe nga analiza financiari bilanci negativ u reduktua duke mbetur rreth 1 milion\u00eb lek\u00eb, i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vite. Megjithat\u00eb, shumica e trupit gjykues t\u00eb KPA i gjeti shkarkuese pamund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb mbetura nga rikryerja e analiz\u00ebs financiare dhe e la n\u00eb fuqi vendimarrjen e KPK, nd\u00ebrsa pakica arsyetoi se masa nuk ishte proporcionale.<\/p>\n<p>Gjykata e Strasburgut v\u00ebren se shkarkimi i Elezit u bazua vet\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasurive t\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin mori vler\u00ebsim pozitiv.\u00a0 Po ashtu, konstatohet se nuk u gjet\u00ebn probleme me origjin\u00ebn ligjore ose deklarimin e pasurive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb paluajtshme q\u00eb i p\u00ebrkisnin familjes s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e vetme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e vler\u00ebsimit kishte t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb pamund\u00ebsi financiare prej 1 milion lek\u00ebsh n\u00eb kat\u00ebr vjet, ku vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vit ka qen\u00eb rreth 700 mij\u00eb lek\u00eb, kurse p\u00ebr tre vitet e tjer\u00eb pamund\u00ebsia ka qen\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut konstatohet se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2007, ka pasur nj\u00eb rritje prej 1335 t\u00eb kostove t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb familjes s\u00eb Elezit, krahasuar kjo me kostot e p\u00ebrllogaritura p\u00ebr vitin 2006. Po ashtu, kostot e jetes\u00ebs s\u00eb 2007-\u00ebs, jan\u00eb konsideruar m\u00eb t\u00eb larta edhe n\u00eb krahasim me ato t\u00eb viteve 2008, 2010 e 2013.<\/p>\n<p>Sipas Strasburgut, nisur dhe nga fakti se KPA nuk ka paraqitur ndonj\u00eb shpjegim p\u00ebr rritjen e kostove t\u00eb vitit 2007, nj\u00eb rritje kaq e konsiderueshme nuk mund t\u00eb konsiderohet bind\u00ebse. Po ashtu, ka rezultuar se llogaritja e kostove t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb vler\u00ebsuara p\u00ebr vitin 2007, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb verifikueshme n\u00eb lidhje me udh\u00ebtimet.<\/p>\n<p>\u201cGjykata v\u00ebren gjithashtu se analiza financiare e organeve t\u00eb verifikimit, e marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative, tregoi nj\u00eb tepric\u00eb t\u00eb konsiderueshme, ve\u00e7an\u00ebrisht 1,894,529 lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2009, dometh\u00ebn\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb vitet q\u00eb i paraprijn\u00eb atyre me deficit dhe q\u00eb tejkalojn\u00eb deficitin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb gjetur, dhe m\u00eb shum\u00eb se 4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e vler\u00ebsimit\u201d, vler\u00ebson Gjykata e Strasburgut.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shkarkimi i prokurorit Ferdinand Elezi, i justifikuar kryesisht nga llogaritjet n\u00eb lidhje me vitin 2007, \u00e7mohet joproporcional me q\u00ebllimet legjitime t\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>\u201cAplikanti u shkarkua nga pozicioni i tij si prokuror karriere, duke humbur k\u00ebshtu funksionin e tij brenda sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe shp\u00ebrblimin e tij me efekt t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. Kjo padyshim pati pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr \u2018rrethin e tij t\u00eb ngusht\u00eb\u2019, dometh\u00ebn\u00eb mir\u00ebqenien e tij dhe at\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb tij, si dhe ndikoi n\u00eb jet\u00ebn e tij private n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb konsiderueshme\u201d, konstaton GJEDNJ.<\/p>\n<p>Gjykata e Strasburgut gjen shkelje t\u00eb Nenit 8 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb shkarkimin e Elezit, duke e vler\u00ebsuar joproporcoinal. Po ashtu, duke ju referuar vendimarrjes p\u00ebr prokuroren Antoneta Sevdari, vler\u00ebsohet se rihapja e procedurave t\u00eb verifikimit do t\u00eb ishte e p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse aplikanti e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb ishte e p\u00ebrshtatshme t\u00eb rihapen procedurat dhe t\u00eb rishqyrtohet \u00e7\u00ebshtja n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e Nenit 8, si\u00e7 p\u00ebrcaktohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim\u201d, p\u00ebrmbyll arsyetimin Gjykta e Strasburgut.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, konstatohet shkelja e nenit 8 t\u00eb konfent\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb private dhe familjare. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb shteti shqiptar t\u2019i paguaj\u00eb Elezit shp\u00ebrblim n\u00eb mas\u00ebn 6000 Euro dhe 5000 Euro t\u00eb tjera p\u00ebr kostot dhe shepnzimet e procesit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr shp\u00ebrblim t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut konstatoi p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi t\u00eb mart\u00ebn se shkarkimi nga detyra i ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Durr\u00ebsit, Ferdinand Elezi ishte joproporcional me q\u00ebllimet legjitime t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, si dhe se ka qen\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb artikullit 8 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut q\u00eb sanksionon [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":80109,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[687,277,112,199],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Gjykata-.jpg","fifu_image_alt":"Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80108"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80108"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80108\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80110,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80108\/revisions\/80110"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80109"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}