{"id":80111,"date":"2026-06-24T15:01:20","date_gmt":"2026-06-24T13:01:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-konfirmimin-ne-detyre-te-prokurorit-genci-qana\/2026\/06\/24\/"},"modified":"2026-06-24T15:01:54","modified_gmt":"2026-06-24T13:01:54","slug":"argumentet-e-kpa-per-konfirmimin-ne-detyre-te-prokurorit-genci-qana","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-konfirmimin-ne-detyre-te-prokurorit-genci-qana\/2026\/06\/24\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Genci Qana"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e shkarkoi prokurorin e Tiran\u00ebs, Genci Qana m\u00eb 31 mars t\u00eb vitit 2021 p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, munges\u00eb burimesh financiare, si dhe p\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb lapsusi t\u00eb gjendjes civile lidhur me mbiemrin e tij. KPK u shpreh n\u00eb vendim se Qana kishte shkelur pik\u00ebn 3 t\u00eb nenit 61 t\u00eb ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin; p\u00ebrkat\u00ebsisht deklarim i pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimarrja e KPK u kund\u00ebrshtua nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Steven Kessler, i cili argumentoi se shkarkimi ishte bazuar mbi gjetje \u201cjasht\u00ebzakonisht t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme\u201d dhe se ishte jopropocional.<\/p>\n<p>Prokurori Qana ushtroi ankim duke i cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuar shkaqet e shkarkimit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 shkaqeve n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs, Qana ngriti pretendime edhe lidhur me procesin e rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Kolegji nuk e kaloi shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike, pasi vler\u00ebsoi se aktet n\u00eb dosje ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje. \u00a0P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, u vijua me shqyrtimin e ankimit mbi baz\u00eb dokumentesh, n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPA nuk ka gjetur shkelje procedurale n\u00eb procesin e vetingut p\u00ebr Qan\u00ebn t\u00eb kryer n\u00eb KPK, pasi ka shqyrtuar shkaqet e ngritura p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn, ka \u00e7muar se vendimi i shkarkimit nuk ishte i drejt\u00eb, i bazuar n\u00eb ligj e n\u00eb prova dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhej t\u00eb rr\u00ebzohej.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2001, kundrejt vler\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat e p\u00ebrbashk\u00ebta me bashk\u00ebshorten nga puna. Edhe n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2003, subjekti e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten, me burim nga t\u00eb ardhurat e siguruara \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar p\u00ebrfundimisht se rezultonte nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 1.1 milion\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 1998, si dhe p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve minimale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Duke vler\u00ebsuar se \u00e7mimi i apartamentit nga qen\u00eb m\u00eb pak se 50% e atij mesatar n\u00eb tregun e lir\u00eb, Komisioni \u00ebsht\u00eb shprehur se ka krijuar bindjen se prokurori Qana gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Prokurori Qana ka ankimuar p\u00ebrfundimet e Komisionit, lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes para martese dhe rillogaritjen e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs nga viti 1988-2000. Ai ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb rillogariten shpenzimet e jetes\u00ebs, sipas metodologjis\u00eb s\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Kolegji, p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrllogaritjes s\u00eb shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn e 66% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga Komisioni.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se ka korrigjuar vendimin e Komisionit p\u00ebr sa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrllogaritjes s\u00eb shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn kohore p\u00ebrpara vitit 2000. Po ashtu, pas kontrollit t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer n\u00eb KPK, Kolegji konstaton se ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb provash e indiciesh q\u00eb mb\u00ebshtesin pretendimin e subjektit p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebshortes me dy organizata joqeveritare n\u00eb periudh\u00ebn kohore nga fundi i vitit 1998 deri n\u00eb 2001-in.<\/p>\n<p>Duke konsideruar koh\u00ebn e gjat\u00eb q\u00eb ka kaluar, faktin q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb dokumentare n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktesh, sikurse edhe p\u00ebr shkak se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve tatimore u p\u00ebrket pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve, Kolegji ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes, p\u00ebr t\u00eb cilat ka pasur gjurm\u00eb t\u00eb dokumentara t\u00eb koh\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, bilanci negativ \u00ebsht\u00eb ulur duke mbetur n\u00eb shum\u00ebn 289 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 84.4 m2 n\u00eb Orikum t\u00eb Vlor\u00ebs, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr 28 mij\u00eb euro, Qana ka deklaruar si burim krijimi kursimet e krijuara nga t\u00eb ardhurat deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb ruajtura n\u00eb euro, q\u00eb i ka konvertuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike \u00e7do vit, sipas kursit t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, me argumentin se nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb deklaruar kryerja e k\u00ebmbimit t\u00eb shum\u00ebs cash t\u00eb p\u00ebrdorur nga lek\u00eb n\u00eb monedh\u00eb euro n\u00eb vite t\u00eb ndryshme, ndryshe nga sa ka vepruar p\u00ebr ndryshimet e llogarive bankare n\u00eb euro, q\u00eb i ka pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike vjetore p\u00ebrkat\u00ebse. Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 95 mij\u00eb lek\u00eb dhe bilanmc negativ prej 343 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb 2011-\u00ebn. N\u00eb analiz\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortes n\u00eb nj\u00eb shoqat\u00eb p\u00ebr vitet 2009-2010, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs dhe ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave. Po ashtu, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb kursimet e deklaruara n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb viteve 2005 dhe 2007, p\u00ebr shkak se nuk u gjet\u00ebn bind\u00ebse shpjegimet e subjektit rreth korrigjimeve t\u00eb deklaratave.<\/p>\n<p>Prokurori Qana ka kund\u00ebrshtuar me argumentin se, n\u00ebse do t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb shpjegimet e tij se nj\u00eb pjes\u00eb e gjendjes cash q\u00eb disponohej n\u00eb banes\u00eb \u00ebsht\u00eb konvertuar n\u00eb monedh\u00ebn euro n\u00eb momente t\u00eb ndryshme, ashtu si ka deklaruar n\u00eb vitin 2011, n\u00eb procesverbalin e mbajtur n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2016, si dhe n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting, rezulton mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka kund\u00ebrshtuar edhe moskonsiderimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes nga pun\u00ebsimi n\u00eb nj\u00eb shoqat\u00eb, me argumentin se rroga ka kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebs bankare, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka pasur dijeni p\u00ebr mosshlyerjen e tatimit mbi t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Kolegji e vler\u00ebson t\u00eb gabuar q\u00ebndrimin e Komisionit p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga paga e bashk\u00ebshortes periudh\u00ebn janar 2009 \u2013 dhjetor 2010, p\u00ebr t\u00eb cilat ka pasur konfirmim bankar.<\/p>\n<p>Nga kontrolli i analiz\u00ebs s\u00eb kryer n\u00eb KPA \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 53 mij\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar e pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPA analizon konkluzionin e KPK p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarimet vjetore, me pasoj\u00eb penalizuese. Sipas KPA, ky konkluzion \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj, pasi deklarimi i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, lidhet me deklarimin veting dhe jo n\u00eb deklaratat periodike.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, n\u00eb kushtet q\u00eb deklarimet e subjektit jan\u00eb pranuar nga ILDKPKI-ja me korrigjimet e kryera dhe n\u00eb dosje nuk gjendet ndonj\u00eb v\u00ebrejtje mbi administrimin e formular\u00ebve t\u00eb deklaratave t\u00eb viteve 2005 dhe 2007 p\u00ebr pasurin\u00eb, nuk mund t\u00eb argumentohen arsye objektive p\u00ebr t\u00eb mos i pranuar ato si dokumenti zyrtar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret, pas thirrjes nga ILDKPKI-ja, subjekti \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2016 dhe ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime me shkrim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb procesverbal nuk evidentohen pyetje apo k\u00ebrkesa p\u00ebr sqarime t\u00eb korrigjimeve t\u00eb deklaratave t\u00eb vitit 2005 dhe 2007\u201d, konstaton Kolegji dhe thekson se deklaratat periodike jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb drejtim t\u00eb verifikimit t\u00eb plot\u00ebsis\u00eb e sakt\u00ebsis\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting.<\/p>\n<p>Nga kontrolli i analiz\u00ebs financiare p\u00ebr vitet 2005 dhe 2007, ka rezultuar se subjekti kishte mund\u00ebsi t\u00eb kursente cashin e deklaruar me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPA evidenton se konkluzioni i Komisionit \u00ebsht\u00eb kontradiktor, pasi nga nj\u00ebra an\u00eb ka vler\u00ebsuar se ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe nga ana tjet\u00ebr i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb vlerat e deklaruara duke rezultuar me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet q\u00eb edhe Komisioni ka konkluduar se subjekti ka pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb krijuar kursimet n\u00eb fjal\u00eb, edhe n\u00eb Kolegj ato u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb mesin e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ka rezultuar se prokurori Qana ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Orikum, nd\u00ebrsa bilani negative n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011 n\u00eb shum\u00ebn prej 53 mij\u00eb lek\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar i pap\u00ebrfillsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj, prokurori Qana ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00ebn nj\u00eb automjet n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 14 mij\u00eb e 900 euro, por analiza financiare e atij viti ka rezultuar pozitive.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr \u00e7mimin 150 mij\u00eb lek\u00eb, por dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast bilanci financiar i gjith\u00eb vitit ka rezultuar pozitiv.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2012, bashk\u00ebshortja e subjektit ka deklaruar dhurimin nga babai i saj t\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe dy garazheve n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka konkluduar se mosdeklarimi n\u00eb deklaratat periodike p\u00ebr vitet 2008-2011 t\u00eb t\u00eb drejtave mbi k\u00ebt\u00eb pasuri, b\u00ebn\u00eb q\u00eb subjekti t\u00eb gjender n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Qana ka argumentuar se deklarimet e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin e koh\u00ebs. Ai ka pretenduar se mosdeklarimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb apartamentit nga viti 2008-2012, ka ndodhur p\u00ebr faktin se deri n\u00eb at\u00eb moment kjo pron\u00eb nuk ka qen\u00eb e regjistruar dhe de jure nuk kishte asnj\u00eb pronar. \u201cMeqen\u00ebse formular\u00ebt e deklarimit k\u00ebrkonin q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnohej shtesa ose pak\u00ebsimi i pasuris\u00eb, kjo pron\u00eb, duke mos qen\u00eb e regjistruar, nuk mund t\u00eb sh\u00ebnohej n\u00eb deklarat\u00eb\u201d, ka argumentuar ai.<\/p>\n<p>KPA rithekson se objekt i kontrollit \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsia dhe v\u00ebrtet\u00ebsia e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb veting. Sipas Kolegjit, konkluzioni i Komisionit p\u00ebr pasakt\u00ebsi, edhe pse I referohet legjislacionit t\u00eb vitit 2016, n\u00eb thelb p\u00ebrb\u00ebn vler\u00ebsim t\u00eb sakt\u00ebsis\u00eb t\u00eb deklaratave periodike vjetore q\u00eb parashikohen e normohen sipas legjislacionit t\u00eb vitit 2003.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Vler\u00ebsimi i Komisionit, bazuar n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor, i cili \u00ebsht\u00eb miratuar p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit e ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi disa vite pasi subjekti duhet t\u00eb kishte deklaruar p\u00ebrdorimin e apartamentit, \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj e nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, arsyeton KPA.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji \u00e7mon se deklarimet e pasakta duhet t\u00eb lidhen me deklarat\u00ebn veting, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb sjellin shkarkimin nga detyra. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur i pabazuar konkluzioni i KPK p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lapsusi n\u00eb mbiem\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr shkaqet q\u00eb p\u00ebrdori Komisioni p\u00ebr t\u00eb shkarkuar nga detyra prokurorin Genci Qana, ka qen\u00eb edhe mosdeklarimi n\u00eb deklarat\u00ebn e figur\u00ebs t\u00eb ndryshimit t\u00eb nj\u00eb shkronje n\u00eb mbiemr\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej tet\u00eb muajsh n\u00eb vitet 1996-1997 .<\/p>\n<p>Prokurori Qana ka kund\u00ebrshtuar duke argumentuar se ndryshimi i mbiemrit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 8 muajsh \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga punonj\u00ebsja e gjendjes civile. Po ashtu, ka shpjeguar se n\u00ebse do ta kishte b\u00ebr\u00eb ai ndryshimin, at\u00ebher\u00eb legjitimohej q\u00eb t\u00eb ndryshonte vet\u00ebm mbiemrin e tij dhe jo gjith\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Kolegji e gjen t\u00eb pabazuar konkluzionin e KPK. Sipas KPA, \u00ebsht\u00eb provuar qartazi se ka qen\u00eb gabim material I shkrimit, kryer nga punonj\u00ebs t\u00eb gjendjes civile. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se nuk ka pasur asnj\u00eb pasoj\u00eb konkrete n\u00eb identifikimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb gjith\u00eb asaj periudhe kohore, qoft\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet profesionale apo edhe n\u00eb jet\u00ebn e tij private. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00e7mohet se mosdeklarimi i ndryshimit t\u00eb nj\u00eb shkronje t\u00eb mbiemtin nga nj\u00eb lapsus i kryer nga nj\u00eb punonj\u00ebse e gjendjes civile, nuk mund t\u00eb argumentohet si shkak p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se mosdeklarimi i k\u00ebtij ndryshimi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb shkronje t\u00eb mbiemrit ka qen\u00eb shkaku i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin Komisioni ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn, Kolegji ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori Genci Qana \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter dhe se ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, bilanci negativ total n\u00eb gjith\u00eb vitet n\u00eb vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e burimeve t\u00eb krijimit n\u00eb deklaratat periodike, t\u00eb vler\u00ebsuara n\u00ebn drit\u00ebn e parimit t\u00eb proporcionalistetit jan\u00eb vler\u00ebsuar prej Kolegjit t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPA ndryshoi vendimin e komisionit dhe e konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb prokurorin Genci Qana.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e shkarkoi prokurorin e Tiran\u00ebs, Genci Qana m\u00eb 31 mars t\u00eb vitit 2021 p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, munges\u00eb burimesh financiare, si dhe p\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb lapsusi t\u00eb gjendjes civile lidhur me mbiemrin e tij. KPK u shpreh n\u00eb vendim se Qana kishte shkelur pik\u00ebn 3 t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":80112,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[613,112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Foto-arkive-seance-gjyqesore-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive - seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb KPA.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80111"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80111"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80111\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80113,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80111\/revisions\/80113"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}