{"id":80120,"date":"2026-07-22T11:40:31","date_gmt":"2026-07-22T09:40:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-prokurorit-sabri-kastrati\/2026\/07\/22\/"},"modified":"2026-07-22T13:45:38","modified_gmt":"2026-07-22T11:45:38","slug":"argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-prokurorit-sabri-kastrati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-prokurorit-sabri-kastrati\/2026\/07\/22\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb prokurorit Sabri Kastrati"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit e gjeti t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit se prokurori i Lezh\u00ebs, Sabri Kastrati ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, pasi rezultoi me bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe. Nd\u00ebrkoh\u00eb, u gjet i pabazuar p\u00ebrfundimi i arritur prej Komisionit lidhur me nj\u00eb nj\u00ebsi, si dhe ai p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Sabri Kastrati e filloi karrier\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 1995 dhe n\u00eb vitin 1998 u largua me k\u00ebrkes\u00ebn e tij. Pas kthimit nga emigracioni Kastrati u riem\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2005 dhe n\u00eb 2013-\u00ebn u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs, ku dhe e ushtroi funksionin, deri m\u00eb 19 shtator t\u00eb vitit 2024 kur u shkarkua prej KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Deklarim i pamjaftuesh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk ka provuar burimet financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 76 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2006, p\u00ebr vler\u00ebn 55 mij\u00eb euro. N\u00eb deklarat\u00ebn veting, ai ka sh\u00ebnuar si burime krijimi t\u00eb ardhurat e qiras\u00eb nga nj\u00eb bar-restorant n\u00eb Kuk\u00ebs, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimi nga babai dhe se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar para se t\u00eb fillonte pun\u00ebn si prokuror. Sipas nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb vitit 2006, subjekti ia ka dh\u00ebn\u00eb \u00a0pjes\u00ebn e tij takuese t\u00eb bar-restorantit me qira t\u00eb v\u00ebllait p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 5-vje\u00e7are, p\u00ebr 800 Euro n\u00eb muaj, n\u00eb total 48 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pasi KPK ka konstatuar mospagimin e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiraja, subjekti ka ndryshuar q\u00ebndrim, duke shpjeguar se vlera 48 mij\u00eb euro nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb qiradh\u00ebnie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, por si nj\u00eb kompesim dhe shp\u00ebrblim p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb ndaj familjes e p\u00ebrdorimit pa pages\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese t\u00eb objektit bar-restorant. Po ashtu, ka deklaruar se ka qen\u00eb dhe nj\u00eb form\u00eb ndihme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto pretendime, KPK ka zgjeruar hetimin p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 48 mij\u00eb euro. Subjekti ka shpjeguar se vlera 48 mij\u00eb euro q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb i v\u00ebllai, p\u00ebrb\u00ebhej nga nj\u00eb hua 30 mij\u00eb euro q\u00eb ka marr\u00eb ky i fundit nga shtetasi Y.E., si dhe t\u00eb ardhura nga aktiviteti, n\u00eb mas\u00ebn 18 mij\u00eb euro. Sipas Komisionit, nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia e v\u00ebllait t\u00eb subjektit p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 18 mij\u00eb euro. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar as mund\u00ebsia e shtetasit Y.E., p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb v\u00ebllait t\u00eb prokurorit vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar gjithashtu se subjekti nuk provoi mund\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs prej 7000 eurosh nga pun\u00ebsimi n\u00eb emigracion t\u00eb pretenduar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit. Nga hetimi ka rezultuar se ai nuk i ka deklaruar k\u00ebto kursime cash.<\/p>\n<p>Kastrati ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb ankim konkluzionet e KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, duke pretenduar se t\u00eb ardhurat e deklaruara si burim p\u00ebr krijimin e saj jan\u00eb t\u00eb ligjshme, si dhe ka ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pretendimesh n\u00eb drejtim t\u00eb burimeve financiare.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr mos shlyerjen e detyrimeve p\u00ebr vler\u00ebn 48 mij\u00eb euro, Kolegji v\u00ebren se subjekti e ka deklaruar si t\u00eb ardhur nga qiraja k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishte detyrimin t\u00eb provonte se p\u00ebr ato t\u00eb ardhura jan\u00eb paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me verifikimin e burimeve t\u00eb deklaruara p\u00ebr blerjen e apartamentit, Kolegji konstaton se prokurori Kastrati, n\u00eb prap\u00ebsimet ndaj rezultateve t\u00eb hetimit, ka dh\u00ebn\u00eb sqarime vet\u00ebm p\u00ebr shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb hua nga v\u00ebllai i tij shtetasit Y. E. dhe p\u00ebr kursimet e tij n\u00eb shum\u00ebn 7000 euro, por nuk ka paraqitur shpjegime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e t\u00eb v\u00ebllait n\u00eb vler\u00ebn 18 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPA konstaton se pavar\u00ebsisht se v\u00ebllai i subjektit ka qarkulluar t\u00eb ardhura nga aktiviteti tregtar, fitimi ka qen\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 18 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye se prokurori Kastrati nuk ka ngritur pretendime mbi analiz\u00ebn e Komisionit p\u00ebr shum\u00ebn 18 mij\u00eb euro, si t\u00eb ardhura t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, Kolegji vler\u00ebson se subjekti ka d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Prokurori Kastrati ka pretenduar se huaja 30 mij\u00eb euro nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb prej tij, por nga i v\u00ebllai q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka detyrim p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimin e saj.<\/p>\n<p>Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se \u00e7\u00ebshtja e provueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume, ka ardhur si pasoj\u00eb e deklarimeve t\u00eb vet\u00eb subjektit, se t\u00eb ardhurat n\u00eb shum\u00ebn 48 mij\u00eb euro nuk jan\u00eb nga qiraja, por se p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb kompesim e ndihm\u00eb nga i v\u00ebllai. Sipas\u00a0 KPA, ky deklarim p\u00ebrb\u00ebn devijim nga deklarimet e subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn veting, n\u00eb at\u00eb t\u00eb vitit 2006, si dhe nga provat e paraqitura prej tij n\u00eb lidhje me k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00ebn 7000 euro t\u00eb deklaruar si kursim nga puna n\u00eb emigrim, Kolegji vler\u00ebson se subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion justifikues q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb sasin\u00eb e pretenduar t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara prej tij gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb emigrant n\u00eb Australi. Po ashtu, nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb as pretendimin e tij n\u00eb lidhje me pamund\u00ebsin\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb gjetur dhe paraqitur dokumentacion provues lidhur me k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr konstatim i Kolegjit \u00ebsht\u00eb dhe fakti se Kastrati nuk ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2005, t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga pun\u00ebsimi n\u00eb emigracion si kursime cash, si dhe nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb deklaruar p\u00ebrdorimin e tyre si burim p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, trupi gjykues i Kolegjit e gjen t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin e Komisionit p\u00ebr mosp\u00ebrllogaritjen e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb verifikimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 6.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, Kolegji ka gjetur pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 143 mij\u00eb lek\u00eb, edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebjetuesja e subjektit ka sh\u00ebnuar n\u00eb rubrik\u00ebn \u201ct\u00eb dh\u00ebna konfidenciale\u201d se \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebporosit\u00ebse me prind\u00ebrit, e nj\u00eb apartamenti p\u00ebr \u00e7mimin 61 mij\u00eb euro. Ajo ka shpjeguar se kan\u00eb qen\u00eb prind\u00ebrit q\u00eb e kan\u00eb vendosur emrin e saj si porosit\u00ebse t\u00eb apartamentit, pa dijenin\u00eb e saj, duke paraqitur si argument dhe faktin se at\u00eb dit\u00eb kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata ka qen\u00eb jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Ky pretendim nuk \u00ebsht\u00eb gjetur bind\u00ebs nga KPK, q\u00eb ka vler\u00ebsuar se k\u00ebto q\u00ebndrime kan\u00eb si q\u00ebllim shmangien e p\u00ebrgjegj\u00ebsive q\u00eb rrjedhin nga pamjaftueshm\u00ebria financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Kastrati e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb konkluzion, duke argumentuar se bashk\u00ebjetuesja e tij nuk ka lidhur kontrat\u00eb me FSHU-n\u00eb. Po ashtu, ka n\u00ebnvizuar se n\u00ebnshkrimi p\u00ebr furnizimin m\u00eb uj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prej saj, fakt q\u00eb sipas tij provohet nga nj\u00eb aktekspertimi grafik q\u00eb ka paraqitur si prov\u00eb, ku p\u00ebrcaktohet se bashk\u00ebshortja nuk e ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn me FSHU-un\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se shpjegimet e subjektit nuk jan\u00eb bind\u00ebse, pasi bashk\u00ebjetuesja e tij ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e porosis\u00eb para noteres. Po ashtu, konstatohet se Kastrati nuk ka verifikuar n\u00ebp\u00ebrmjet ndonj\u00eb akti ekspertimi n\u00ebse n\u00ebnshkrimi n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb sip\u00ebrcituar \u00ebsht\u00eb ose jo i bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij, sikurse ka b\u00ebr\u00eb me kontrat\u00ebn e FSHU-s\u00eb. N\u00eb vendimin e Kolegjit, konstatohet se subjekti \u00ebsht\u00eb mjaftuar vet\u00ebm n\u00eb pretendimin se, sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb sistemin TIMS, bashk\u00ebjetuesja e tij nuk ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate.<\/p>\n<p>Aktekspertimi i dor\u00ebzuar nga subjekti konsiderohet pa vler\u00eb provuese, pasi nuk lidhet me kontrat\u00ebn e porosis\u00eb. N\u00eb vijim, Kolegji evidenton se Kastrati nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim ligjor p\u00ebr deklarimin e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb si t\u00eb falsifikuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se nuk p\u00ebrputhen deklarimet e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit, m\u00eb ato t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebjetueses. Kjo, pasi nga dokumentet e pagesave sipas kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb dhe sipas informacioneve t\u00eb dh\u00ebna prej shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, pagesat jan\u00eb kryer nga bashk\u00ebjetuesja e subjektit n\u00eb shuma e data t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb deklaruara prej prind\u00ebrve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e verifikuara, Kolegji vler\u00ebson se kontrata e porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur nga bashk\u00ebjetuesja e subjektit n\u00eb gusht vitin 2014, e cila n\u00eb at\u00eb moment ka kryer dhe nj\u00eb pages\u00eb prej 50 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>KPA vler\u00ebson se subjekti i \u00ebsht\u00eb shmangur shpjegimit t\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, si dhe se ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb se bashk\u00ebjetuesja e tij ka pasur burime financiare t\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 50 mij\u00eb euro n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>Gjyqtari Kastrati ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb pabazuar n\u00eb Kolegj, edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb KPK, p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit justifikues ligjor mbi t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb v\u00ebllait q\u00eb ka porositur e paguar nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 100 mij\u00eb euro &#8211; pasuri e cila de jure figuron e regjistruar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Kastrati ka pretenduar se kjo pasuri rrjedh nga nj\u00eb veprim juridik shk\u00ebmbimi t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb me pjes\u00ebn takuese t\u00eb bar-restorantit. Por, Komisioni ka konstatuar se, ky veprim bazohet n\u00eb nj\u00eb deklarim noterial midis subjektit dhe v\u00ebllait, akt i cili mund t\u00eb shfuqizohet n\u00eb \u00e7do moment nga pal\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjyqtari Kastrati figuron pronar i vet\u00ebm i ligjsh\u00ebm i nj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se Komisioni ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim sip\u00ebrfaq\u00ebsor n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien e krijuar midis subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe v\u00ebllait t\u00eb tij, duke e konsideruar t\u00eb pabazuar n\u00eb nj\u00eb hetim dhe konstatim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs faktike. Sipas KPA, mungesa e nj\u00eb kontrate p\u00ebrfundimtare shk\u00ebmbimi p\u00ebr shkak t\u00eb mosregjistrimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb ndodhur n\u00eb Kuk\u00ebs, nuk n\u00ebnkupton mosekzistenc\u00ebn reale t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje shk\u00ebmbimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kolegji vler\u00ebson se marr\u00ebdh\u00ebnia e shk\u00ebmbimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb situatat e parashikuara n\u00eb legjislacionin e vetignut p\u00ebr kontrollin e pasurive, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb subjekti nuk ka detyrimin t\u00eb provoj\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij p\u00ebr pagimin \u00e7mimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2010, kur \u00ebsht\u00eb kryer porosia.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme e kryer n\u00eb Kolegj p\u00ebr periudh\u00ebn e vler\u00ebsimit 2005-2016, ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn totale prej 14.7 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i figur\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb ankim vler\u00ebsimin e Komisionit se ai nuk ka plot\u00ebsuar me v\u00ebrtet\u00ebsi deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs, si dhe ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter. Sipas KPK, Kastrati nuk qart\u00ebsoi m\u00ebnyr\u00ebn e fitimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb australiane dhe gjithashtu nuk depozitoi kopje t\u00eb pasaport\u00ebs s\u00eb tij as gjat\u00eb hetimit dhe as n\u00eb prap\u00ebsime, dokument i cili do t\u00eb qart\u00ebsonte situat\u00ebn mbi gjeneralitetet e subjektit n\u00eb pasaportat e p\u00ebrdorura.<\/p>\n<p>Refuzimi i subjektit u konsiderua munges\u00eb bashk\u00ebpunimi dhe i krijoi bindjen Komisionit se ai ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shmang\u00eb verifikimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasaport\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb rezultat n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin mbi ekzistenc\u00ebn dhe p\u00ebrdorimin e dokumenteve t\u00eb identifikimit me gjeneralitete t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb konfirmuara nga Zyra e Gjendjes Civile, nga ana e KPK u \u00e7mua se Kastrati nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Shpjegimet e tij p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e hedhjes gabim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga oficer\u00ebt e policis\u00eb, u vler\u00ebsuan t\u00eb paqarta dhe jobind\u00ebse, pasi nga hetimi rezultoi i provuar p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre dokumenteve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, n\u00eb periudha e vite t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se, konkluzioni i KPK se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka plot\u00ebsuar me v\u00ebrtet\u00ebsi deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs, si dhe ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter, duket t\u00eb jet\u00eb bazuar n\u00eb mosdeklarimin e faktit se n\u00eb pasaportat e p\u00ebrdorura prej tij ka pasur gjeneralitete t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb konfirmuara nga zyra e gjendjes civile.<\/p>\n<p>Sipas KPA, deklarata p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs nuk p\u00ebrcakton detyrimin e subjektit p\u00ebr t\u00eb bashk\u00eblidhur kopje t\u00eb dokumenteve t\u00eb identifikimit dhe nuk konstaton pasakt\u00ebsi n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs p\u00ebr kontrollin e figures.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, megjith\u00ebse Kolegji gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se Kastrati nuk ka qen\u00eb i besuesh\u00ebm n\u00eb deklarimet e tij sa i takon pasaport\u00ebs australiane, si dhe ka d\u00ebshmuar munges\u00eb vullneti p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb dokument me q\u00ebllim aarritjen e nj\u00eb rezultati pozitiv, nga ana tjet\u00ebr nuk gjendet i bazuar p\u00ebrfundimi p\u00ebr mosplot\u00ebsimin me v\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb figur\u00ebs dhe se ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit e gjeti t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit se prokurori i Lezh\u00ebs, Sabri Kastrati ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, pasi rezultoi me bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe. Nd\u00ebrkoh\u00eb, u gjet i pabazuar p\u00ebrfundimi i arritur prej Komisionit lidhur me nj\u00eb nj\u00ebsi, si dhe ai p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":80121,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[112,119,299,1746],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Seanca-ndaj-ish-prokurorit-Besnik-Cengu-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb vendimi. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80120"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80120"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80120\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":80122,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80120\/revisions\/80122"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80121"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}