KERKIM i AVANCUAR
Informacion mbi filtrin e kërkimit "Komisioni"
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është organ kushtetues, i përbërë nga 12 komisionerë, të miratuar në bllok me vendimin nr.82/2017 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Veprimtaria e institucionit bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Rregulloren e veprimtarisë së KPK-së, si dhe në legjislacionin vendas dhe ndërkombëtar.
Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tre kritereve:
- vlerësimi i pasurisë;
- kontrolli i figurës;
- vlerësimi i aftësive profesionale.
Per te vizituar faqen zyrtare te KPK kliko ketu
Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b, Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr. 84 /2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”, si dhe rregulloreve të tjera të miratuara.
Misioni i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është: “Përmbushja e funksioneve dhe kompetencave ligjore për garantimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi”.
Per te vizituar faqen zyrtare te KPA kliko ketu
Komisioneri Publik
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b të Kushtetutës dhe aneksit kushtetues. Mandati i Institucionit të Komisionerëve Publikë është 5 vjet nga data e fillimit të funksionimit dhe Komisionerët Publikë, referuar nenit C, pika 3, të aneksit të Kushtetutës, gëzojnë statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë gjatë mandatit të tyre.
Institucioni i Komisionerëve Publikë, si institucion kushtetues, i pavarur dhe i paanshëm, ushtron kompetencat e tij mbi bazën e parimeve të barazisë para ligjit, të kushtetueshmërisë e ligjshmërisë, të proporcionalitetit dhe të parimeve të tjera që garantojnë të drejtën e subjekteve të rivlerësimit për një proces të rregullt ligjor. Komisionerët Publikë dhe njësia e shërbimit ligjor trajtojnë informacionin për procedurën e rivlerësimit, në respektim të parimit të konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Per te vizituar faqen zyrtare te IKP kliko ketu