Artikujt e fundit

Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini përballet me vetingun

December 10, 2019
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje kalimin e barrës së provës sa i përket pasurisë së Prokurorit të Krimeve të…

KPK konfirmon dhe dërgon për procedim prokuroren e Durrësit, Anita Jella

December 10, 2019
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella, por e dërgoi atë për…

Konflikti i dyshuar i interesit, KPK shkarkon gjyqtarin Fatri Islamaj

December 10, 2019
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi me shumicë votash Gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj. Gjyqtari i Apelit të Tiranës Fatri…

KPK konfirmoi prokurorin Genti Xholi

December 10, 2019
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit Genti Xholi, pas rivlerësimit në të 3 kriteret. Prokurori i Apelit…
Vetingu

Ecuria e Vetingut

80

88

30

Kërkim i avancuar

Kerko
Filter by Custom Post Type
Artikujt nga data
Artikujt deri me date

Raporte

‘Analizë e sistemit të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë së gjyqtarëve të gjykatave të rretheve gjyqësore në Republikën e Shqipërisë,’ është një studim i prodhuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania.

Ky studim hedh dritë mbi strukturën dhe origjinën e pasurisë së deklaruar të gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, mbi mënyrën e akumulimit të pasurisë nga gjyqtarët e rretheve gjyqësore por edhe mbi teknikat e fshehjes së prejardhjes së kësaj pasurie; ku përfshihen dhurata apo huamarrje nga familjarë dhe persona të lidhur, transaksione të shumta imobiliare dhe qiradhënie, si dhe mbajtja e likuiditeteve ‘cash’ jashtë sistemit bankar.

Ky studim është bazuar në përpunimin dhe analizimin e të dhënave të deklaratave të pasurisë së 268 gjyqtarëve të 23 rretheve gjyqësore të Republikës së Shqipërisë. Gjykatat e shkallës së parë gjykojnë çështjet që hyjnë në kompetencën territoriale të rrethit ku ushtrojnë funksionet e tyre gjyqësore, të cilat sipas objektit të gjykimit ndahen në çështje civile dhe penale.

Gjykimet realizohen nga një gjyqtar i vetëm, por në çështje të ndryshme mund të zhvillohen me trup gjykues, të përbëre nga tre gjyqtarë. Në fillim të çdo viti, kryetari i gjykatës së shkallës së parë (po kështu edhe ai i apelit), përcakton për vitin në vazhdim shpërndarjen e gjyqtarëve në dhoma penale e civile të gjykatës.

‘Integriteti i Gjyqtarëve të Karrierës në Republikën e Shqipërisë’ është një studim i prodhuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania.

Ky studim hedh dritë mbi strukturën dhe origjinën e pasurisë së deklaruar të gjyqtarëve të apelit, mbi mënyrën e akumulimit të pasurisë por edhe mbi teknikat e fshehjes së prejardhjes së kësaj pasurie; ku përfshihen dhurata apo huamarrje nga familjarë dhe persona të lidhur, transaksione të shumta imobiliare dhe qiradhënie, si dhe mbajtja e likuiditeteve ‘cash’ jashtë sistemit bankar. Studimi është bazuar në përpunimin dhe analizimin e të dhënave të deklaratave të pasurisësë 81 gjyqtarëve të Apelit të të gjitha rretheve gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.

“Analizë e sistemit të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë së gjyqtarëve të gjykatave administrative në Republikën e Shqipërisë,’ është një studim i prodhuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania.

Ky studim hedh dritë mbi strukturën dhe origjinën e pasurisë së deklaruar të gjyqtarëve të gjykatave administrative të shkallë së parë dhe Gjykatës Administrative të Apelit, mbi mënyrën e akumulimit të pasurisë por edhe mbi teknikat e fshehjes së prejardhjes së kësaj pasurie; ku përfshihen dhurata apo huamarrje nga familjarë dhe persona të lidhur, transaksione të shumta imobiliare dhe qiradhënie, si dhe mbajtja e likuiditeteve ‘cash’ jashtë sistemit bankar.

Objekt i këtij studimi janë gjyqtarët e Gjykatave Administrative të shkallës së parë dhe gjyqtarët e Gjykatës Administrative të Apelit, të cilët kanë qenë në funksion deri në dorëzimin e deklarimit periodik/vjetor 2017 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Bazuar në këtë kriter përzgjedhës janë marrë kopje të deklaratave të interesave private për 48 gjyqtarë të Gjykatës Administrative, duke krijuar një bazë krahasuese për pasurinë e tyre dhe burimin financiar të deklaruar, për shkak edhe të shtrirjes kohore në sistemin e deklarimit të pasurisë.

“Analizë e sistemit të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë,’ është një studim i prodhuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania.

Ky studim hedh dritë mbi strukturën dhe origjinën e pasurisë së deklaruar të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, mbi mënyrën e akumulimit të pasurisë por edhe mbi teknikat e fshehjes së prejardhjes së kësaj pasurie; ku përfshihen dhurata apo huamarrje nga familjarë dhe persona të lidhur, transaksione të shumta imobiliare dhe qiradhënie, si dhe mbajtja e likuiditeteve ‘cash’ jashtë sistemit bankar.

Objekt i këtij studimi janë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që kanë qenë në funksion deri në dorëzimin e deklarimit periodik vjetor 2015 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Objekti i analizës së këtij studimi janë 207 deklarata të interesave private të 17 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

“Analizë e sistemit të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë, është një studim i prodhuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania.

Ky studim hedh dritë mbi strukturën dhe origjinën e pasurisë së deklaruar të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, mbi mënyrën e akumulimit të pasurisë por edhe mbi teknikat e fshehjes së prejardhjes së kësaj pasurie; ku përfshihen dhurata apo huamarrje nga familjarë dhe persona të lidhur, transaksione të shumta imobiliare dhe qiradhënie, si dhe mbajtja e likuiditeteve ‘cash’ jashtë sistemit bankar.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Ky studim është bazuar në përpunimin dhe analizimin e të dhënave të deklaratave të pasurisë së 9 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Objekti i analizës së këtij studimi janë 106 deklarata të interesave private.

‘Analizë e sistemit të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë së prokurorëve në Republikën e Shqipërisë,’ është një studim i prodhuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania.

Ky studim hedh dritë mbi strukturën dhe origjinën e pasurisë së deklaruar prokurorëve të shkallës së parë, apelit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, mbi mënyrën e akumulimit të pasurisë por edhe mbi teknikat e fshehjes së prejardhjes së kësaj pasurie; ku përfshihen dhurata apo huamarrje nga familjarë dhe persona të lidhur, transaksione të shumta imobiliare dhe qiradhënie, si dhe mbajtja e likuiditeteve ‘cash’ jashtë sistemit bankar.

Të dhënat parësore të këtij studimi bazohen në analizimin sasior dhe cilësor të vetëdeklarimeve të pasurisë së 333 prokurorëve të marra nga ILDKPKI nëpërmjet kërkesave për dokumente publike, bazuar në Ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Të dhënat dytësore për këtë studim bazohen në raportet e botuara më parë mbi këtë fushë, si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për vlerësimin dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Objekt i këtij studimi janë prokurorët e të gjitha shkallëve të sistemit të akuzës në Republikën e Shqipërisë, që kanë qenë në funksion deri në dorëzimin e deklarimit periodik vjetor 2015.