Skeda e pasurisë së deklaruar – Ardiana Bera – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ardiana Bera – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Ardiana Bera e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë do të përballet të mërkurën më 24 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj ,Pamela Qirko, Xhensila Pine.

Bera e ka filluar karrierën në vitin 1997 dhe deri në vitin 2010 ka ushtruar funksionin si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Në vitin 2010 ajo është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Bera njihet nga opinioni publik për gjykimin e çështjes kundër oficerëve të gardës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupi, të akuzuar për vrasjen e protestuesve gjatë tubimit të 21 Janarit, 2011.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Ardaiana Bera nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [kliko këtu pë skedën në PDF]

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Ardiana Bera zotëronte pasuri me vlerë 11 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 17.1 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 40.2 milionë lekë, kursime në cash prej 900 mijë lekë, pasuri të luajtshme me vlerë 500 mijë lekë dhe likuiditete bankare me vlerë 8.5 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 40.8 milionë lekë, nga të cilat 49% kanë si burim pagën e subjektit, 46.1% pagat e familjarëve..

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, 2 vite  probleme. Kontrolli aritmetik dhe logjik për subjektin Ardiana Bera rezultoi me balance negative për vitin 2006 dhe 2016, përkatësisht në shumat 540,313 lekë dhe 658,944 lekë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi gjithashtu “flamuj të kuq”.  Në deklarimin Para Fillimit të Detyrës deklarohen kursime familjare cash në shumën 5 milionë lekë, por nuk jepen të dhëna mbi burimin e krijimit.

Shtëpia e banimit me vlerë 6 milionë lekë ka si burim financiar kursimet dhe huamarrje 2 milionë lekë nga të afërmve. Ndërsa shuma prej 2 milionë lekë është detyrim i pashlyer ndaj firmës sipërmarrëse.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *