Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur më 17 shkurt të ndërpresë procesin e rivlerësimit ndaj prokurorit të Vlorës Maksim Sota, si dhe ti heqë të drejtën për rikthimin në sistemin e drejtësisë. Vendimi i KPK-së është bazuar në vendimarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për deklarimin e mbarimit të statusit të […]
Month: September 2023
KPK shkarkon nga detyra prokuroren Violeta Shkurta
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta. Gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara më 24 nëntor 2021 dhe të premten më 25 shkurt, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për krijimin e pasurive, si dhe vlerësoi të padrejtë përfitimin e një kredie të butë. Prokurorja […]
Prokurorja Violeta Shkurta jep shpjegime edhe për profesionalizmin
Gjatë seancës së tretë dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK të premten më 25 shkurt për drejtuesen e Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta, u relatuan më së shumti gjetjet për kriterin profesional, për të cilat subjekti dha shpjegime. Kjo seancë u zhvillua pasi KPK vendosi të çelë hetimin për pastërtinë e […]
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Flutura Hoxha
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të premten vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha. Gjatë seancës dëgjimore të martën më 22 shkurt KPK konstatoi mosdeklarim dhe mu gesë të burimeve për pasuritë e prindërve. Gjyqtarja Hoxha pranoi disa pasaktësi, ndërsa kundërshtoi analizën financiare të Komisionit. Procesi i rivlerësimit […]
Gjyqtari Shpëtim Reka shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit, Shpëtim Reka. Vendimi i shkarkimit të Rekës u mor nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Alma Faskjan. Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën më 23 shkurt, gjyqtari Reka u përball […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e Brunilda Malos
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës vendimin për lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Apelit të Korçës, Brunilda Malo. Në njoftimin e KPA-së thuhet se trupi gjykues i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina […]