Komisioni i Ligjeve gjatë mbledhjes së datës 25 nentor 2024. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.
Artikull kryesor ! Lajme

Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë

“Është bërë rakordim mes institucioneve të pavarura dhe Ministrisë së Financave në lidhje me propozimet për shtesa e ndryshime në projektligjin e buxhetit,” njoftoi kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka në nisje të mbledhjes. Ajo shtoi se rakordimi me institucionet është bërë në bazë të prioritizimit të nevojave që ato kanë. Bushka bëri të ditur se […]

Prokurorja Ornela Rrumbullaku pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK

Investimet e bashkëshortit penalizuan prokuroren Ornela Rrumbullaku

Prokurorja e Tiranës, Ornela Rrumbullaku u shkarkua më 4 shtator nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi u konkludua se kishte mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë. Pamundësia financiare u konstatua në investimet e kryera nga bashkëshorti për investimet e kryera në disa shoqëri, për të cilat subjekti pretendoi […]

Gjyqtarja Marjola Beluli pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtarja Marjola Beluli konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Marjola Beluli e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës u konfirmua në detyrë të enjten 21 nëntor, pas një seance të shkurtër dëgjimore ku nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar. Ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, ndërsa në kriterin e pasurisë dha shpjegime lidhur […]

Gjyqtarja Semirramis Hoxholli, pas seancës në KPK. Foto:BIRN
KPA Lajme

Vendimarrja e KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Semiramis Hoxholli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 20 nëntor prishjen e vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Semiramis Hoxholli dhe pushimin e çështjes së vetingut ndaj saj. Vendimarrja e KPA-së sjell rikthimin në detyrë të gjyqtares […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Marjola Beluli – Gjykata e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Marjola Beluli – Gjykata e Durrësit

Gjyqtarja Marjola Beluli e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës do të përballet të enjten më 21 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Suela Zhegu. Marjola Beluli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2020 dhe […]