Prokurori Afrim Shehu pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

ONM rekomandon ankimin në Kolegj për prokurorin Afrim Shehu

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM u rekomandoi të hënën më 30 shtator Komisionerëve Publikë që të ushtrojnë ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu. Sipas ONM, vendimi i Komisionit është i paqartë dhe duhet kontrolluar në Kolegj. Prokurori Afrim Shehu u konfirmua […]

Prokurorja Suela Salavaçi dhe përfaqësuesja e saj ligjore, Romina Zano pas seances në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Suela Salavaçi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 30 shtator me parashtrimet në çështjen e prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi, kur gjatë seancës gjyqësore që zgjati për rreth pesë orë e gjysmë, subjekti kundërshtoi konstatimet dhe kërkimin e Komisioneres Publike Irena Nino për shkarkimin e saj, si dhe dha shpjegime për dhjetëra […]

Bashkëshortët Zegjine dhe Theodhori Sollaku gjatë procesit në KPK. Foto: BIRN.
Analiza KPA

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares Zegjine Sollaku

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku u shkarkua nga detyra më 8 korrik 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo nuk arriti të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurisë familjare, për shkak të një bilanci negativ në vlerë totale rreth 5.2 milionë lekë. Për figurën subjekti mori vlerësim pozitiv dhe […]

Prokurori Erjon Shqarri dhe përfaqësuesja e tij ligjore në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Erjon Shqarri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 26 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri. Komisionerja Publike, Irena Nino iu qëndroi shkaqeve të ankimit duke kërkuar pezullimin për një vit të prokurorit Shqarri dhe trajnimin e tij në Shkollën e Magjistraturës, lidhur me problemet […]

Prokurori Petrit Vukaj në KPK.
Analiza KPK

Dy qëndrimet e KPK për prokurorin Petrit Vukaj

Prokurori i Fierit, Petrit Vukaj u konfirmua në detyrë më 14 qershor nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, KPK. Shumica e trupës së KPK e përbërë nga kryesuesi Lulzim Hamitaj dhe anëtarja Brunilda Bekteshi, nuk gjetën probleme shkarkuese në konstatimet e evidentuara në të tre kriteret e rivlerësimit. Relatorja Etleda Çiftja dali në pakicë. Megjithëse […]