Prokurori i Shkodrës, Astrit Halilaj u shkarkua nga detyra më 30 qershor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë, si dhe rezultoi se nuk kishte pasur burime financiare të mjaftueshme për krijimin e tyre. Ndërkohë, Halilaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e […]
Month: September 2023
Bujar Memia u gjet me “shkelje të rënda profesionale” edhe nga KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka gjetur të pabazuara shkaqet e ngritura në ankimin e ish-prokurorit të Krujës, Bujar Memia kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin e tij. Memia pretendoi në Kolegj se nuk i ishte ofruar proces i rregullt ligjor dhe i kundërshtoi konstatimet për shkeljet në ushtrimin […]
Vendimi i KPK: Argumentet për statusin dhe shkarkimin e Bevis Shehajt
Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj, është ndarë në vendimarrje lidhur me statusin e tij si subjekt rivlerësimi, por edhe për kriteret e pasurisë dhe profesionalizmit. Ndërkohë, nuk janë gjetur probleme penalizuese në kriterin e pastërtisë së figurës. Shumica e […]
KPK u nda për statusin e Brunilda Çarçiut, ndërsa vendimi i shkarkimit ishte unanim
Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që kreu procesin e vetingut për inspektoren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Brunilda Çarçiu, u nda lidhur me statusin e saj si subjekt rivlerësimi, ndërkohë që është dakordësuar se mungesat financiare gjatë ushtrimit të detyrës ishin të mjaftueshme për ta shkarkuar. Ndërkohë, nuk u gjetën probleme në […]
KPK për Altin Abdiun: “E tepërt vendosja e prindërve si mburojë për çdo pasuri të paluajtshme”
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Altin Abdiu u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 28 qershor 2022, pasi prej hetimit administrativ u konkludua se ai kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe kishte mungesa financiare. Ndërkohë, Abdiu mori vlerësim pozitiv për figurën dhe u çmua […]
KPK u nda për Enkeleda Kapedanin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK është ndarë në vlerësimin e gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Shumica e përbërë nga kryesuesja Genta Tafa (Bungo) dhe anëtarja Pamela Qirko vlerësuan se Kapedani ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, se nuk ka arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës, si dhe me veprimet […]