Gjykimi i KPK-së se kriteri i pasurisë ishte i mjaftueshëm për rivlerësimin e gjyqtarit të Tiranës, Artan Lazaj u kundërshtua nga mbrojtja-e cila pretendoi se “subjekti kishte të drejtë të vlerësohej për të tria kriteret” dhe kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese.
Month: September 2023
Skeda e pasurisë së deklaruar-Artan Lazaj-gjyqtar i Gjykatës Tiranë
Gjyqtari Artan Lazaj, i cili kandidon për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Kurba e ndryshimit të pasurisë së tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Rrëzohet raporti i ILDKPKI, prokurori Vatë Staka drejt konfirmimit
Shpjegimet e prokurorit të Shkodrës, Vatë Staka për pasurinë e tij kanë qenë të mjaftueshme për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili rrëzoi si të pabazuar një raport negativ të ILDKPKI. Vendimi shpallet më 3 korrik.
Gjykatësja e Apelit të Vlorës Brikena Ukperaj konfirmohet nga KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit cilësoi se anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përmbushte të tre kriteret e vetingut, ndërsa denoncimet e 11 qytetarëve që vendosnin pikëpyetje mbi profesionalizmin e saj u konsideruan të zgjidhshme në rrugë gjyqësore.
Skeda e pasurisë së deklaruar-Vatë Staka-prokuror i Shkodrës
Vatë Staka është prokurori i dytë i Shkodrës që përballet me vetingun. Si ka ndryshuar pasuria e tij gjatë viteve 2003-2016.
Gjyqtarja Ukperaj në rregull me vetingun, por përballet me një duzinë denoncimesh
Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj (Lubonja) ka kaluar pa probleme tre filtrat e vetingut, ndërsa denoncimet nga qytetarët janë vlerësuar se “zgjidhen në rrugë gjyqësore”. Konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lanë të pakënaqur denoncuesit e pranishëm në sallë.