Komisioni vlerëson se një hua e marrë nga gjyqtarja Tereza Merkaj nga një i panjohur, e diktuar nga situata për përfitimin e një kredie me qëllim blerjen e një apartamenti, që është ofruar e ndërmjetësuar nga banka, nuk është një marrëdhënie e vërtetë huaje. Për rrjedhojë huadhënësi nuk është konsideruar person tjetër i lidhur dhe […]
KPK peshon raportet kontradiktore të DSIK-së për gjyqtarin Sandër Simoni
Kryetari i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sandër Simoni kundërshtoi gjatë seancës dëgjimore dyshimet se kishte lidhje me sekserë dhe kontakte të papërshtatshme me kandidatin për kryebashkiak të Shkodrës, Valdrin Pjetri, të cilit ju mohua mandati për shkak të dënimit për drogë në Itali.
Kërkesa për përjashtim të trupës, KPK shtyn seancën për prokurorin Simon Pashuku
Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Prokurorisë së Lezhës, Simon Pashuku u shty, pasi ky i fundit kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Simon Pashuku –prokuror në Prokurorinë e Lezhës
Prokurori Simon Pashuku do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPK shkarkon kryetarin e gjykatës së Kukësit
Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu u shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas gjetjeve të problemeve të pasurisë.
Gjyqtari Isuf Shehu vuan të justifikojë koston e ndërtimit të shtëpisë
Pretendimet e kryetarit të Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu për pasurinë e tij nuk e bindin KPK-në – as në seancën e dytë dëgjimore.