Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto:  Vladimir Karaj.
Analiza KPA Veting

KPA: Arjan Qafa ka mbajtur qëndrime që bien ndesh me vlerat e gjyqtarit

Në mbrojtjen e tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ish-gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit Arjan Qafa, këmbënguli të rrëzonte gjetjet e Komisionit mbi një dokument të krijuar për të justifikuar 70 mijë euro që bashkëshortja e tij pretendonte se kishte marrë nga i vëllai. Mënyra se si ishin transferuar këto para ishte deklaruar […]

Prokurori Naim Tota dhe avokati i tij, Julian Mërtiri në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurorit Naim Tota

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 30 nëntor me parashtrimet në çështjen për prokurorin e Tiranës, Naim Tota dhe pasi pranoi tre akte të dorëzuara nga ky i fundit, mbylli hetimin gjyqësor dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare pas një jave. Komisionerja Publike, Irena Nino parashtroi shkaqet e ankimit […]

Prokurori i Pergjithshem, Olsian Cela, Inspektori i larte i drejtesise, Artur Metani, Anetari i Gjykates se Larte, Sokol Sadushi dhe Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami gjate nje aktiviteti te Keshillit te Larte Gjyqesor me temen "Drejt ekselences gjyqesore". Takimi u fokusua ne permiresimin e efikasitetit ne Gjykaten e Larte te Shqiperise. /r/n/r/nThe Prosecutor General, Olsian Cela, the High Inspector of Justice, Artur Metani, the Member of the High Court, Sokol Sadushi and the President of the Supreme Court, Naureda Llagami during an activity of the High Judicial Council with the theme "Towards judicial excellence". The meeting focused on the improvement of efficiency in the Supreme Court of Albania.
Artikull kryesor ! Lajme

Qeveria vendos ‘të zgjidhë qesen’ për pagat e shtuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Qeveria shqiptare po përgatitet të shlyejë detyrimet e prapambetura për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve me fondet e mbetura të buxhetit 2023, me anë të një akti normativ që po harton Ministria e Financave. Vendimi për kalimin e fondit të kontigjencës për shlyerjen e këtyre detyrimeve u bë i ditur në mbledhjen e fundit të […]

Prokurori Bledar Maksuti pas shpalljes së vendimit nga KPK. Foto: LSA
Analiza KPA Veting

KPA u nda në vlerësimin e prokurorit Bledar Maksuti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e përmbysi vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Bledar Maksuti lidhur gjetjet në kriterin e pasurisë, duke e rikthyer atë në detyrë me votat e tre prej pesë anëtarëve të trupit gjykues. Shumica e përbërë nga kryesuesja Albana Shtylla, me relatore […]

Prokurorja Flora Çela pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK Veting

Mangësitë në aftësinë për hetuar sollën pezullimin njëvjeçar të prokurores Flora Çela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 17 tetor 2023 të pezullojë nga detyra për një vit prokuroren e Vlorës, Flora Çela dhe e riktheu atë për një trajnim në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare […]

Salla e seancave dëgjimore të KPK në Pallati e Kongreseve. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

Gjyqtarja Afërdita Maho u dorëhoq nga detyra pasi u njoh me rezultatet e vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 nëntor të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Afërdita Maho për shkak të dorëheqjes nga detyra. Po ashtu, Mahos i është ndaluar emërimi në funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Në vendimin e arsyetuar të […]