Foto arkive - seancë gjyqësore në KPA.
KPA Lajme

KPA rrëzon ankimin e prokurores së shkarkuar, Belina Zeneli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten vendimin për mospranimin e ankimit të prokurores së Dibrës, Belina Zeneli, e shkarkuar nga detyra prej Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP më 31 janar 2022 për “mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit…”. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupa e […]

Prokurorja Pranvera Gruda pas vendimit të konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Pranvera Gruda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 24 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Durrësit, Pranvera Gruda. Vendimi u morn ë mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Gjatë senacës dëgjimore më 21 nëntor, Gruda dha shpjegime […]

Gjyqtarja Gilda Hoxha pas shpalljes se vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtarja Gilda Hoxha konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 24 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Dibrës, Gilda Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Burnilda Bekteshin dhe anëtare Etleda Çiftjan. Gjatë seancës dëgjimore më 21 nëntor, Hoxha dha shpjegime […]

Gjyqtari Pëllumb Zaimi (djathtas)pas seancës dëgjimore në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA çel hetimin gjyqësor të çështjes së gjyqtarit Pëllumb Zaimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten me parashtrimet e çështjes së gjyqtarit të Beratit, Pëllumb Zaimi dhe vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, duke administruar si prova pjesën më të madhe të akteve të dorëzuara nga ky subjekt rivlerësimi. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të ankimit të ngritura për etikën, […]

Prokurorja Suela Salavaçi pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

Komisionerja Publike ankimon në Kolegj prokuroren Suela Salavaçi

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të mërkurën më 22 nëntor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi duke vlerësuar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm për t’u konfirmuar në detyrë. Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që çmoi se […]