Gjyqtarja Gilda Hoxha pas shpalljes se vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtarja Gilda Hoxha konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 24 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Dibrës, Gilda Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Burnilda Bekteshin dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Gjatë seancës dëgjimore më 21 nëntor, Hoxha dha shpjegime për një apartament të blerë nga bashkëshorti para martesës dhe përpara fillimit të detyrës – pasuri për të cilën kërkoi që të vlerësohet bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin nuk u evidentuan probleme.

Gilda Hoxha përfundoi studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2012 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Dibër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *