Prokurori i Tiranës Saimir Hysa pas vendimit të konfirmimit nga KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon dhe dërgon për inspektim prokurorin Saimir Hysa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Saimir Hysa.

Trupa e KPK që kreu rivlerësimin e prokurorit Hysa, e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Pamela Qirkon, njoftoi edhe se kishte vendosur dërgimin e dy çështjeve të hetuara prej Hysës për vlerësim nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Prokurori i Tiranës, Saimir Hysa u përball të hënën në 7 gusht në një seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, gjatë të cilës iu kërkuan shpjegime për gjetjet dhe barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Pas kësaj seancë KPK ka vlerësuar se ai i ka përmbushur kushtet për kualifikim në të tre kriteret.  Prokurori Saimir Hysa ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *