Në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit debatohet mbi ligjshmërinë e një pjese të vlerës së përfituar nga nëna e prokurorit Arben Qosja prej shitjes apartamentit të mëparshëm. Trupi gjykues është ndarë mbi cilësimin si burim të ligjshëm të një vlere të paformalizuar për shkak të mospagimit të detyrimeve tatimore, por bie dakord se burimi […]
Month: September 2024
Cënimi i besimit të publikut: KPA u nda për vlerësimin e gjyqtarit Fehmi Petku
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mënyrë unanime ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku, por është ndarë në konkluzionin për cënimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë si pasojë e konfliktit të interesit në gjykimin e ish-firmës piramidale Vefa Holding […]
KPA pushon ankimin e gjyqtarit të dorëhequr, Ndue Gjura
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë për gjyqtarin e dorëhequr, Ndue Gjura.
KPA rrëzoi ankimin e ish-gjyqtarit Petraq Dhimitri ndaj vendimit të KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petraq Dhimitri, ndaj vendimit të Komisionit që ndëpreu procesin e vetingut pas dorëheqjes së tij dhe i hoqi të drejtën të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Dritan Seci
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi në mënyrë unanime ankimin e kryer nga ish-kryetari i Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci ndaj vendimit për shkarkimin e tij nga detyra.
Veting pa vendim për ish-gjyqtarin e shkarkuar për korrupsion, Ibrahim Hoxha
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thotë se ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha nuk e gëzon statusin e magjistratit për shkak të shkarkimit të tij dhe për këtë arsye, procesi i rivlerësimit përfundon pa një vendim.