Trupa e KPA gjatë shpalljes së vendimit për Valbona Bala (Pajo). Foto:V.Karaj/BIRN
Korrupsioni KPA Lajme Vendi

KPA pushon ankimin e gjyqtarit të dorëhequr, Ndue Gjura

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë për gjyqtarin e dorëhequr, Ndue Gjura.

Trupa e KPA gjatë shpalljes së një vendimi.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën rrëzimin e ankimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës se Durrësit, Ndue Gjura, i komanduar si inspektor pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD, kundër vendimit të Komisionit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 18 qershor ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për  gjyqtarin Ndue Gjura, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga detyra. Gjithashtu, KPK vendosi ndalimin e Gjurës që të emërohej në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Gjura ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Sipas njoftimit të KPA-së, çështja u shqyrtua nga trupa e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore dhe Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo anëtarë.

Vendimi për rrëzimin e ankimit u mor me shumicë votash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *