Vendimi i arsyetuar i shkarkimit të gjyqtares Manjola Bejleri pasqyron qëndrimet e ndryshme të trupës së KPK-së për një vlerë të trashëguar nga babai dhe dy hua të marra nga vëllezërit.
Month: September 2023
Prokurori Erjon Çelaj u shkarkua për shtëpinë e ‘dhuruar’ nga vjehrri dhe cenim të besimit
Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, prokurori i Vlorës, Erion Çelaj nuk provoi dot burimin e ligjshëm të një apartamenti që pretendoi se ia kishte dhuruar vjehrri, ndërkohë që një udhëtim me një person me precedentë penalë u cilësua si ‘cenim i besimit të publikut te drejtësia”.
KPK: Gjyqtari Arben Dosti ‘nuk provon’ 36.4 milionë lekë të ardhura
Komisioni i Pavarur i Kuafikimit i ka kaluar barrën e provës gjyqtarit Arben Dosti të provojë 36.4 milionë lekë të ardhura të padokumentuara, për të cilat subjekti pretendon se i ka kursyer nga emigracioni në Greqi, nga bashkëpunimi me një shoqëri tregtare, si dhe nga shitja e një lokali në pronësi të nënës.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Rexhep Karaj
Gjyqtari i Matit Rexhep Karaj u shkarkua nga detyra për probleme në kriterin e pasurisë.
Gjyqtari Jak Ndoka shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të rrëzojë kërkesën e gjyqtarit të Lezhës, Jak Ndoka për riçeljen e hetimit administrativ në të tri kriteret e rivlerësimit dhe e shkarkoi atë për problemet e gjetura për pasurinë.
Prokurorja Violeta Shkurta jep shpjegime në KPK për balancat negative për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamundësi financiare në vlera të mëdha për krijimin e pasurive nga prokurorja e Fierit, Violeta Shkurta, si dhe e vlerësoi të padrejtë përfitimin e një kredie të butë, ndërkohë që zotëronte dy apartamente. Shkurta tha se pasurinë e kishte krijuar me burime të ligjshme dhe kërkoi çeljen e hetimit […]