Mosjustifikimi i kursimeve të bashkëshortes dhe problemet me dy hetime, penalizuan para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit prokurorin Elsion Sadiku, i cili u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cënim të besimit te drejtësia.
Month: September 2023
Vendimi i KPK për Xhezair Zaganjorin: Ka kryer “evazion tatimor të ligjshëm”
Vendimi i argumentuar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konstaton mospërputhje mes deklaratave, një kontratë fiktive apo të ardhura nga qiratë për të cilat nuk ishte paguar tatim, por thekson se kryetari i Gjykatës së Lartë kishte shfrytëzuar boshllëqet ligjore pa shkelur ligjin, duke e konfirmuar në detyrë.
Nipi sekser dhe pasuria e vajzës i dhanë fund karrierës së gjyqtarit Gani Dizdari
Sipas vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari u shkarkua për shkak të kontakteve të papërshtatshme me nipin e tij të dënuar si sekser, si dhe për mos justifikimin e pasurisë nga personat e lidhur.
Kolegji i Apelimit: Shkarkimi i ish-gjykatësit Trezhnjeva “i drejtë në thelb”
Kolegji i Apelimit konfirmoi vendimin e KPK-së kundër ish-gjyqtarit Besim Trezhnjeva, duke u shprehur se faktet tregonin se pasuria e tij ishte dukshëm më të madhe se pasuria e ligjshme.
Kolegji i Apelimit “vulos” shkarkimin e ish-gjykatësit të Kushtetueses Fatmir Hoxha
KPA me shumicë votash vendosi në dhomë këshillimi të rrëzonte pretendimet e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioneri Publik ankimon “hetimin e paplotë” në rivlerësimin e gjyqtares Kosova
Komisioneri Publik kontestoi hetimin pasuror të KPK-së për gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova, duke argumentuar se pjesë e verifikimeve duhej të ishin bërë edhe likujditetet e familjarëve të saj.