Kreu i KLP, Alfred Balla pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

“Më pa Zoti dhe Kuvendi”: Kreu i KLP bën ironi dhe aludime gjatë përballjes në Kolegj

Përballja e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla me Komisionerin Publik, Florian Ballhysa u shoqërua të hënën me ironi, aludime dhe episode në adresë të Ballhysës dhe vëzhguesit ndërkombëtar. Ballhysa kërkon në Kolegj ndryshimin e vendimit për Ballën dhe vendosjen e sanksionit që i ndalon kreut aktual të KLP-së që të mbajë […]

KLP gjatë seancës dëgjimore. Foto: Nensi Bogdani/BIRN
Analiza Artikull kryesor !

“Zgjidhje prej Pelivani”, KLP nxjerr në pension prokurorin para seancës në KPA

Të mërkurën, me 17 prill, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbajti një nga seancat më të pazakonta në historinë e tij të shkurtër. Pasi dëgjoi raportimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, për veprimtarinë e organit të akuzës gjatë vitit 2023, KLP-ja kaloi për shqyrtim në rend dite, jashtë radhe dhe me urgjencë, një kërkesë […]

KLP gjatë seancës dëgjimore. Foto: Nensi Bogdani/BIRN
Lajme

KLP rrëzon kërkesën e ILD-së për të caktuar masë disiplinore ndaj prokurores Shqiponja Milla

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP shpalli të enjten më 25 prill vendimin për rrëzimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje kofidenciale” ndaj prokurores së Shkodrës, Shqiponja Milla. Hetimi disiplinor i ILD ndaj prokurores Milla, ka nisur me nismë të Prokurorit të Përgjithshëm, bazuar mbi ankesën […]

Deputeti Gazment Bardhi duke folur për gazetarët | Foto: LSA
Artikull kryesor ! Lajme

Dosja Xibraka, sipas SPAK Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë vendim për mosfillimin e hetimeve për kallëzimin e bërë nga vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ndaj deputetit Gazment Bardhi për “kallëzim të rremë” me arsyetimin se nuk provohet që Bardhi të ketë kryer një kallëzim ndaj tij. “Nuk rezulton që nga […]