Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ardian Braho

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 25 prill vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Brahos, kundër vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, .

Braho u shkarkua 1 nëntor 2021 nga Komisioni me shumicë votash. Sipas shumicës së trupës së KPK, ai nuk provoi burimet e prindërve që kanë shërbyer për pagesën e një pjese të çmimit të një apartamenti ku jeton, ndërsa pakica vlerësoi se nëse do të kryhet analiza kumulative ndër vite, rezultonte me balancë pozitive. Braho u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe i aftë për profesionalizmin.

Ardian Braho i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua si prokuror në Krujë. Në vitet 2003-2007, ai e ushtroi funksionin në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prej vitit 2007 punoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *