Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara e kaloi me lehtësi testin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës, por KPK e referoi atë për vlerësim etik dhe profesional në lidhje me rolin në ekstradimin e Nazer Seitajt si dhe përdorimin e një makine të paregjistruar.
Month: September 2024
Biznesi i bashkëshortit dhe mangësitë profesionale i dhanë fund karrierës së Alketa Nushit
Sipas vendimit të KPK-së që e shkarkoi nga detyra, drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Alketa Nushi ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia, kryesisht për sa i takon aspektit etiko-profesional.
Videoja e “komplotit Doshi”, pa rol në shkarkimin e prokurorit Eugen Beçi
Vendimi i arsyetuar i KPK-së tregon se prokurori Eugen Beçi i shpëtoi penalizimit për videon e të ashtuquajturit “komploti Doshi”, por u dogj nga mosdeklarimi i heqjes së vizës amerikane si dhe nga problemet e shumta të pasurisë, mes të cilave edhe një kontratë fiktive me qëllim marrjen e kredisë së butë.
Komisioneri ankimon Kastriot Selitën: Nuk arrin nivel të besueshëm
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i kërkon KPA-së rihetimin për të tre kriteret për kreun e Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita, duke e konsideruar të paplotë dhe të fragmentarizuar vendimin e Komisionit për konfirmimin në detyrë.
Argumentet e Kolegjit të Apelimit në shkarkimin e gjyqtarit Edmond Islamaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit përmbysi konfirmimin në detyrë të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, duke mos pranuar pretendimet se kursimet e deklaruara në cash kishin shërbyer për të mbuluar shpenzimet ndër vite. Sipas Kolegjit, Islamaj nuk deklaroi 4.1 milionë lekë kursime në “vetting” për të shmangur kontrollin mbi burimin e tyre.
“Kredia e butë”, Komisioneri dërgon në Kolegj prokuroren Manjola Kajana
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i kërkon Kolegjit të hetojë nëse kandidatja për SPAK, Manjola Kajana ka cënuar apo jo etikën në rastin e përzgjedhjes së bashkëshortit të saj për të përfituar kredi të butë nga Bashkia e Fierit, në kohën kur zyrtarët e kësaj bashkie ishin në hetim pikërisht për abuzime në shpërndarjen e kredive […]