Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, ngjiti shkallët e Gjykatës së Durrësit të enjten e 26 marsit për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të çështjes penale kundër tij, por u kthye mbrapsht nga sekretarja gjyqësore. I larguar shtatë vjet më parë me dorëheqje gjatë procesit të vetingut, Fusha po përballet prej tre […]
Artikull kryesor Analiza
Procesi i vetingut mbyll siparin, duke lënë pas një sistem drejtësie të brishtë
Përgjatë tetë viteve të fundit, korpusi prej 805 gjyqtarësh, prokurorësh dhe ndihmësish ligjorë të vendit kaloi nëpër filtrat e vetingut – një proces kyç i reformës në drejtësi, që mbylli siparin me vendimet e fundit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit më 5 mars. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se 442 subjekte rivlerësimi […]
Vendimi i KPA: Arsyet e shkarkimit të prokurorit Artan Lulaj
Prokurori i Tiranës, Artan Lulaj u shkarkua nga detyra më 13 janar 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia me qëndrimin e tij jo bashkëpunues gjatë procesit të rivlerësimit. Në vlerësimin tërësor me përfundim cënimin e […]
Standard i dyfishtë? Dritëhijet e vendimmarrjes së SPAK ndaj zyrtarëve të vetingut
Gjykata a Posaçme dhe SPAK mbajtën qëndrime të ndryshme në hetimin e gjyqtarit të KPA-së Luan Daci dhe komisioneres së KPK-së, Alma Faskaj; megjithatë, Prokuroria Speciale insiston se edhe pse të ngjashme këto dy çështje nuk janë njëtja.
Lorenc Mërkuri u gjet me probleme në të tre kriteret
Shumica e trupit gjykues të Komisionit konstaton se prokurori i Sarandës Lorenc Mërkuri kreu deklarim të rremë për pasurinë dhe se është i papërshtatshëm për profesionalizmin. Kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj në pakicë vlerëson se Mërkuri nuk ka kryer deklarim të rremë për një apartament për të cilin shumica konkludon se subjekti ndryshoi faktet, […]
Prokurori Avni Kraja me balanca negative të mëdha dhe deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se prokurori i Tiranës, Avni Kraja nuk ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të vetingut dhe ka tentuar të zvarrisë procesin me kërkesa të njëpasnjëshme. Deklarimet e pasakta dhe të pamjaftueshme për krijimin e pasurive sollën pamundësi financiare në vlera të mëdha për krijimin e tyre.






