Raporte

Raporte

RAPORTE

>> Janar 2018

Gjykatat e Shkalles se Pare

ANALIZË E SISTEMIT TË DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURISË SË GJYQTARËVE TË GJYKATAVE TË RRETHEVE GJYQËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ky studim është bazuar në përpunimin dhe analizimin e të dhënave të deklaratave të pasurisë së 268 gjyqtarëve të 23 rretheve gjyqësore të Republikës së Shqipërisë. Gjykatat e shkallës së parë gjykojnë çështjet që hyjnë në kompetencën territoriale të rrethit ku ushtrojnë funksionet e tyre gjyqësore, të cilat sipas objektit të gjykimit ndahen në çështje civile dhe penale.

Rreth 23.5% e shumës së të ardhurave të gjykatësve buron nga biznesi, shitja e pasurive të luajtshme/paluajtshme, dhurata dhe qiradhënia
Mbi 57% e Gjyqtarëve të Gjykatave të Rrethit nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre për të paktën një vit deklarues
Rreth 17% e pasurisë neto të deklaruar rezulton e pajustifikuar me burime financiare
Kampioni
Ky studim është bazuar në përpunimin dhe analizimin e të dhënave të 3128 deklaratave të pasurisë së 268 gjyqtarëve të 23 rretheve gjyqësore të Republikës së Shqipërisë. Në tabelën më poshtë paraqiten në mënyrë të detajuar numri i gjyqtarëve dhe i deklaratave subjekt i këtij studimi sipas institucionit përkatës.

Institucioni Numri i gjyqtarëve Numri i deklaratave
Gjykata e Rrethit Berat 9 97
Gjykata e Rrethit Dibër 3 28
Gjykata e Rrethit Durrës 16 209
Gjykata e Rrethit Elbasan 12 165
Gjykata e Rrethit Fier 12 131
Gjykata e Rrethit Gjirokastër 5 70
Gjykata e Rrethit Kavajë 4 56
Gjykata e Rrethit Korçë 11 150
Gjykata e Rrethit Krujë 2 24
Gjykata e Rrethit Kukës 4 49
Gjykata e Rrethit Kurbin 4 52
Gjykata e Rrethit Lezhë 7 86
Gjykata e Rrethit Lushnjë 4 45
Gjykata e Rrethit Mat 4 56
Gjykata e Rrethit Përmet 3 23
Gjykata e Rrethit Pogradec 4 47
Gjykata e Rrethit Pukë 3 39
Gjykata e Rrethit Sarandë 5 70
Gjykata e Rrethit Shkodër 13 154
Gjykata e Rrethit Tiranë 110 1178
Gjykata e Rrethit Tropojë 3 27
Gjykata e Rrethit Vlorë 14 156
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda 16 216
Total 268 3128

Gjetjet kryesore

  • Rreth 14% e vlerës totale të aseteve të gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë rretheve mbahet në formën e likuiditeteve cash dhe huadhënies jashtë sistemit bankar.
  • Në të gjitha formularët e marrë në analizë nuk ka asnjë deklarim për blerje të sendeve me vlerë të veçantë mbi 300,000 lekë nga ana e gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre.
  • Rreth 38.4% e vlerës së detyrimeve të gjykatësve të shkallës së parë lidhet me huamarrje/detyrime ndaj personave të tretë dhe kompanive të ndërtimit.
  • Rreth 23.5% e shumës së të ardhurave të gjykatësve buron nga biznesi, shitja e pasurive të luajtshme/paluajtshme, dhurata dhe qiradhënia.
  • Vetëm 5 nga 3128 deklaratat e analizuara përfshijnë në kategorinë e shpenzimeve kosto të lidhura me konsumin jetik.
  • Rreth 56% e shumës së shpenzimeve të gjykatësve të rretheve mbulon këstet e kredive bankare.
  • Rreth 10% e deklaratave Periodike/Vjetore të Gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Tiranë dështojnë gjatë kontrollit aritmetik dhe logjik.
  • Mbi 57% e Gjyqtarëve të Gjykatave të Rrethit nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre për të paktën një vit deklarues.
  • Rreth 17% e pasurisë neto të deklaruar rezulton e pajustifikuar me burime financiare.
  • Mbi 34% e deklaratave Periodike/Vjetore të gjyqtarëve të gjykatave të rrethit dështojnë gjatë kontrollit aritmetik dhe logjik nëse shpenzimeve vjetore i shtohen kostot e konsumit jetik të INSTAT.
  • Rreth 28.4% e pasurisë neto të deklaruar nga 268 gjyqtarët e shkallës së parë, rezulton e pajustifikuar me burime financiare nëse shpenzimeve i shtohen kostot e konsumit jetik sipas INSTAT.

ANALIZË E SISTEMIT TË DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURISË SË GJYQTARËVE TË APELIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ky studim hedh dritë mbi strukturën dhe origjinën e pasurisë së deklaruar të gjyqtarëve të apelit, mbi mënyrën e akumulimit të pasurisë por edhe mbi teknikat e fshehjes së prejardhjes së kësaj pasurie; ku përfshihen dhurata apo huamarrje nga familjarë dhe persona të lidhur, transaksione të shumta imobiliare dhe qiradhënie, si dhe mbajtja e likuiditeteve ‘cash’ jashtë sistemit bankar. Studimi është bazuar në përpunimin dhe analizimin e të dhënave të deklaratave të pasurisësë 81 gjyqtarëve të Apelit të të gjitha rretheve gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.

Rreth 24% e shumës së të ardhurave të gjykatësve buron nga biznesi, shitja e pasurive të paluajtshme dhe qiradhënia
Rreth 79% e Gjyqtarëve të Apelit nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre për të paktën një vit deklarues
Rreth 20% e pasurisë neto të deklaruar, rezulton e pajustifikuar me burime financiare
Kampioni
Për qëllim të këtij studimi janë marrë në analizë të 959 formularët e deklarimit të 81 gjyqtarëve të Apelit të vendit, nga deklarimi i parë (Deklarata Para Fillimit të Detyrës), si dhe çdo deklarim periodik/vjetor i interesave private deri në vitin 2014, sipas ndarjes së mëposhtme:

Institucioni Numri i Gjyqtarëve Numri i Deklaratave
Gjykata e Apelit Durrës 11 126
Gjykata e Apelit Gjirokastër 6 71
Gjykata e Apelit Korçë 7 84
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda 11 132
Gjykata e Apelit Shkodër 9 108
Gjykata e Apelit Tiranë 25 299
Gjykata e Apelit Vlorë 12 139
Total 81 959

Gjetjet kryesore

  • Rreth 16% e vlerës totale të aseteve mbahet në formën e likuiditeteve cash jashtë sistemit bankar
  • Sendet me vlerë mbi 300,000 lekë zënë më pak se 0.01% të aseteve të gjyqtarëve.
  • Rreth 36% e vlerës së detyrimeve të gjykatësve lidhet me huamarrje ndaj personave të tretë dhe kompanive të ndërtimit
  • Rreth 24% e shumës së të ardhurave të gjykatësve buron nga biznesi, shitja e pasurive të paluajtshme dhe qiradhënia
  • Rreth 59% e shumës së shpenzimeve të gjykatësve mbulon këstet e kredive bankare.
  • Vetëm dy nga 959 deklaratat e analizuara përfshinin në kategorinë e shpenzimeve, kosto të lidhura me konsumin jetik
  • Rreth 15% e deklaratave Periodike/Vjetore të Gjyqtarëve të Apelit dështojnë gjatë kontrollit aritmetik dhe logjik.
  • Rreth 79% e Gjyqtarëve të Apelit nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre për të paktën një vit deklarues.
  • Rreth 20% e pasurisë neto të deklaruar, rezulton e pajustifikuar me burime financiare.
  • Rreth 40% e pasurisë neto të deklaruar nga 81 gjyqtarët e Apelit, rezulton e pajustifikuar me burime financiare nëse shpenzimeve i shtohen kostot e konsumit jetik të INSTAT.

>> Dhjetor 2018

Gjykata Administrative

ANALIZË E SISTEMIT TË DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURISË SË GJYQTARËVE TË GJYKATAVE ADMINISTRATIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Objekt i këtij studimi janë gjyqtarët e Gjykatave Administrative të shkallës së parë dhe gjyqtarët e Gjykatës Administrative të Apelit, të cilët kanë qenë në funksion deri në dorëzimin e deklarimit periodik/vjetor 2017 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Bazuar në këtë kriter përzgjedhës janë marrë kopje të deklaratave të interesave private për 48 gjyqtarë të Gjykatës Administrative, duke krijuar një bazë krahasuese për pasurinë e tyre dhe burimin financiar të deklaruar, për shkak edhe të shtrirjes kohore në sistemin e deklarimit të pasurisë.

Rreth 18% e të ardhurave të gjyqtarëve në Gjykatat Administrative buron nga biznesi, shitblerja e pasurive të luajtshme/paluajtshme dhe qiradhënia
Mbi 65% e gjyqtarëve të Gjykatave Administrative nuk e justifikojnë pasurinë, të paktën në një vit deklarues
Rreth 29% e pasurisë neto të deklaruar rezulton e pajustifikuar me burime financiare
Kampioni
Ky studim është bazuar në përpunimin dhe analizimin e të dhënave të 650 deklaratave të pasurisë së 48 gjyqtarëve të shtatë Gjykatave Administrative në vend. Në tabelën më poshtë paraqiten në mënyrë të detajuar numri i gjyqtarëve dhe numri i deklaratave për secilën gjykatë:

Institucioni Numri i Subjekteve Numri i Deklaratave
Gjykata Administrative e Apelit 13 194
Gjykata Administrative Tiranë 15 197
Gjykata Administrative Durrës 4 48
Gjykata Administrative Gjirokastër 7 97
Gjykata Administrative Korçë 3 40
Gjykata Administrative Shkodër 2 30
Gjykata Administrative Vlorë 4 44
Total 48 650

Gjetjet kryesore

  • Rreth 14.1% e vlerës totale të aseteve të gjyqtarëve të Gjykatave Administrative mbahet në formën e likuiditeteve Cash dhe huadhënies jashtë sistemit bankar.
  • Në të gjitha formularët e marrë në analizë nuk ka asnjë deklarim për zotërim të sendeve me vlerë të veçantë mbi 300,000 lekë nga ana e gjyqtarëve të Gjykatave Administrative dhe familjarëve të tyre.
  • Rreth 53% e vlerës së detyrimeve të gjyqtarëve të Gjykatave Administrative lidhet me huamarrje dhe detyrime ndaj personave të tretë dhe kompanive të ndërtimit.
  • Rreth 1.3% e të ardhurave të gjyqtarëve në Gjykatat Administrative buron nga dhuratat, duke kapur vlerën mbi 17.5 milionë lekë.
  • Rreth 18% e të ardhurave të gjyqtarëve në Gjykatat Administrative buron nga biznesi, shitblerja e pasurive të luajtshme/paluajtshme dhe qiradhënia.
  • Vetëm 3 nga 650 deklaratat e analizuara përfshijnë në kategorinë e shpenzimeve kosto të lidhura me konsumin jetik.
  • Rreth 48% e shumës së shpenzimeve të deklaruara të gjyqtarëve mbulon këstet e kredive bankare.
  • Rreth 9.1% e deklaratave Periodike/Vjetore të gjyqtarëve të Gjykatave Administrative dështojnë gjatë kontrollit aritmetik dhe logjik.
  • Mbi 65% e gjyqtarëve të Gjykatave Administrative nuk e justifikojnë pasurinë, të paktën në një vit deklarues.
  • Mbi 39% e deklaratave Periodike/Vjetore të gjyqtarëve të Gjykatave Administrative dështojnë gjatë kontrollit aritmetik dhe logjik, nëse shpenzimeve vjetore i shtohen kostot e konsumit jetik sipas INSTAT.
  • Rreth 29% e pasurisë neto të deklaruar nga 48 gjyqtarët e Gjykatave Administrative, rezulton e pajustifikuar me burime financiare, nëse shpenzimeve i shtohen edhe kostot e konsumit jetik sipas INSTAT.

ANALIZË E SISTEMIT TË DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURISË SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS SË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Objekt i këtij studimi janë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që kanë qenë në funksion deri në dorëzimin e deklarimit periodik vjetor 2015 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Objekti i analizës së këtij studimi janë 207 deklarata të interesave private të 17 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Rreth 5% e vlerës totale të aseteve mbahet në formën e likuiditeteve cash jashtë sistemit bankar. Më shumë se gjysma e anëtarëve kanë tejkaluar limitin e lejuar nga ligji për gjendjen CASH.
Rreth 48% e vlerës së detyrimeve të gjykatësve lidhet me detyrime ndaj kompanive të ndërtimit dhe huamarrje ndaj personave të tretë
Rreth 7% e pasurisë neto të deklaruar rezulton e pajustifikuar me burime financiare
Kampioni
Objekti i analizës së këtij studimi janë 207 deklarata të interesave private të 17 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Siç vihet re dhe nga tabela e mëposhtme, këta 17 gjyqtarë kanë kohëzgjatje të ndryshme në sistemin e deklarimit të pasurive si dhe periudha të ndryshme të emërimit në Gjykatën e Lartë.

Subjekti Numri total i deklaratave si subjekt deklarimi në ILDKPKI Numri i deklaratave si anëtar i Gjykatës së Lartë
Admir Thanza 13 3
Aleksander Muskaj 13 8
Andi Çeliku 9 9
Ardian Dvorani 13 12
Ardian Nuni 10 10
Arjana Fullani 13 8
Artan Broci 13 3
Artan Zeneli 10 4
Edmond Islamaj 13 5
Evelina Qirjako 9 9
Guxim Zenelaj 13 8
Majlinda Andrea 13 8
Medi Bici 13 6
Mirela Fana 13 7
Shkelzen Selimi 13 5
Tom Ndreca 13 3
Xhezair Zaganjori 13 4
Total 207 112

Gjetjet kryesore

  • 17 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë kanë rreth 6.3 milion USD (704.753.115 lekë) të investuara në pasuri të paluajtshme.
  • Rreth 5% e vlerës totale të aseteve mbahet në formën e likuiditeteve cash jashtë sistemit bankar dhe më shumë se gjysma e anëtarëve të Gjykatës së Lartë kanë tejkaluar limitin e lejuar nga ligji për gjendjen CASH.
  • Rreth 48% e vlerës së detyrimeve të gjykatësve lidhet me detyrime ndaj kompanive të ndërtimit dhe huamarrje ndaj personave të tretë.
  • Shtesa e pasurisë neto për periudhën e deklarimit për të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë është 560.070.493 lekë.
  • Asnjë nga 207 deklaratat e analizuara nuk përfshinin në kategorinë e shpenzimeve, kosto të lidhura me konsumin jetik.
  • Rreth 7% e deklaratave Periodike/Vjetore të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dështojnë gjatë kontrollit aritmetik dhe logjik.
  • Rreth 7% e pasurisë neto të deklaruar rezulton e pajustifikuar me burime financiare.
  • Rreth 14% e deklaratave Periodike/Vjetore të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dështojnë gjatë kontrollit aritmetik dhe logjik nëse shpenzimeve vjetore i shtohen kostot e konsumit jetik të INSTAT.

ANALIZË E SISTEMIT TË DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURISË SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Ky studim është bazuar në përpunimin dhe analizimin e të dhënave të deklaratave të pasurisë së 9 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Objekti i analizës së këtij studimi janë 106 deklarata të interesave private.

Rreth 15% e vlerës totale të aseteve mbahet në formën e likuiditeteve cash jashtë sistemit bankar
Rreth 47% e vlerës së detyrimeve të gjykatësve lidhet me detyrime ndaj kompanive të ndërtimit dhe huamarrje ndaj personave të tretë
Rreth 11% e pasurisë neto të deklaruar rezulton e pajustifikuar me burime financiare
Kampioni
Objekti i analizës së këtij studimi janë 106 deklarata të interesave private të 9 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Siç vihet re dhe nga tabela e mëposhtme, këta 9 gjyqtarë kanë periudha të ndryshme të deklarimit të pasurive dhe periudha të ndryshme të emërimit në Gjykatën Kushtetuese.

Subjekti Vitet si subjekt deklarimi në ILDKPKI Vitet në funksion në Gjykatën Kushtetuese
Altina Xhoxhaj 12 6
Bashkim Dedja 12 6
Besnik Imeraj 12 3
Fatmir Hoxha 12 5
Fatos Lulo 11 3
Gani Dizdari 9 3
Sokol Berberi 9 9
Vitore Tusha 8 8
Vladimir Kristo 10 9
Total 95 42

Gjetjet kryesore

  • 9 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë rreth 1.6 milion USD (199.917.217 lekë) të investuara në pasuri të paluajtshme.
  • Rreth 15% e vlerës totale të aseteve mbahet në formën e likuiditeteve cash jashtë sistemit banker.
  • Rreth 47% e vlerës së detyrimeve të gjykatësve lidhet me detyrime ndaj kompanive të ndërtimit dhe huamarrje ndaj personave të tretë.
  • Rreth 22 milion lekë nga shuma e të ardhurave të gjykatësve burojnë nga dhuratat në Cash.
  • Asnjë nga 106 deklaratat e analizuara nuk përfshinin në kategorinë e shpenzimeve, kosto të lidhura me konsumin jetik.
  • Rreth 14% e deklaratave Periodike/Vjetore të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dështojnë gjatë kontrollit aritmetik dhe logjik.
  • Rreth 11% e pasurisë neto të deklaruar rezulton e pajustifikuar me burime financiare.
  • Rreth 27% e deklaratave Periodike/Vjetore të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dështojnë gjatë kontrollit aritmetik dhe logjik nëse shpenzimeve i shtohen kostot e konsumit jetik të INSTAT.

ANALIZË E SISTEMIT TË DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURISË SË PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Të dhënat parësore të këtij studimi bazohen në analizimin sasior dhe cilësor të vetëdeklarimeve të pasurisë së 333 prokurorëve të marra nga ILDKPKI nëpërmjet kërkesave për dokumente publike, bazuar në Ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Të dhënat dytësore për këtë studim bazohen në raportet e botuara më parë mbi këtë fushë, si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për vlerësimin dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Objekt i këtij studimi janë prokurorët e të gjitha shkallëve të sistemit të akuzës në Republikën e Shqipërisë, që kanë qenë në funksion deri në dorëzimin e deklarimit periodik vjetor 2015.

Rreth 20.8% e shumës së të ardhurave të prokurorëve buron nga biznesi, shitblerja e pasurive të luajtshme/paluajtshme, dhurata dhe qiradhënia
Mbi 56% e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre për të paktën një vit deklarues
Rreth 27% e pasurisë neto të deklaruar nga prokurorët rezulton e pajustifikuar me burime financiare
Kampioni
Ky studim është bazuar në përpunimin dhe analizimin e të dhënave të 3669 deklaratave të pasurisë së 333 prokurorëve, të cilët kryejnë detyrat në 31 njësi të organit të prokurorisë së Republikës së Shqipërisë. Në tabelën e mëposhtme paraqiten në mënyrë të detajuar numri i prokurorëve dhe numri i deklaratave për secilën strukturë të prokurorisë:

Nr. Institucioni Nr.Prokurorëve Nr.deklaratave
1 Prokuroria e Pergjjithshme 13 167
2 Prokuroria e Apelit te Krimeve te Renda 2 26
3 Prokuroria e Apelit Tirane 8 103
4 Prokuroria e Apelit Durres 5 65
5 Prokuroria e Apelit Gjirokaster 2 26
6 Prokuroria e Apelit Korce 2 26
7 Prokuroria e Apelit Shkoder 4 52
8 Prokuroria e Apelit Vlore 5 65
9 Prokuroria e Rrethit Tirane 74 873
10 Prokuroria e Rrethit Berat 7 52
11 Prokuroria e Rrethit Diber 6 55
12 Prokuroria e Rrethit Durres 26 300
13 Prokuroria e Rrethit Elbasan 26 284
14 Prokuroria e Rrethit Fier 13 113
15 Prokuroria e Rrethit Gjirokaster 5 40
16 Prokuroria e Rrethit Kavaje 6 69
17 Prokuroria e Rrethit Korçë 13 146
18 Prokuroria e Rrethit Kruje 7 74
19 Prokuroria e Rrethit Kukes 3 36
20 Prokuroria e Rrethit Kurbin 4 50
21 Prokuroria e Rrethit Lezhe 10 107
22 Prokuroria e Rrethit Lushnje 7 81
23 Prokuroria e Rrethit Mat 4 37
24 Prokuroria e Rrethit Permet 2 23
25 Prokuroria e Rrethit Pogradec 6 47
26 Prokuroria e Rrethit Puke 3 33
27 Prokuroria e Rrethit Sarande 5 39
28 Prokuroria e Rrethit Shkodër 20 224
29 Prokuroria e Rrethit Tropoje 3 25
30 Prokuroria e Rrethit Vlorë 21 182
31 Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda 21 249
Total 333 3669

Gjetjet kryesore

  • Pasuria akumulative e 333 prokurorëve dhe familjarëve të tyre në fund të vitit 2015 rezulton të jetë rritur me 4,446,305,215 lekë, ose 5 herë më e lartë krahasur me gjendjen fillestare të deklarimit.
  • Rreth 16.3% e vlerës totale të aseteve të prokurorëve mbahet në formën e likuiditeteve cash dhe huadhënies jashtë sistemit banker.
  • Në të gjitha formularët e marrë në analizë nuk ka asnjë deklarim për zotërim të sendeve me vlerë të vecantë mbi 300,000 lekë nga ana e prokurorëve dhe familjarëve të tyre.
  • Rreth 40% e vlerës së detyrimeve të prokurorëve lidhet me huamarrje/detyrime ndaj personave të tretë dhe kompanive të ndërtimit.
  • Rreth 20.8% e shumës së të ardhurave të prokurorëve buron nga biznesi, shitblerja e pasurive të luajtshme/paluajtshme, dhurata dhe qiradhënia.
  • Vetëm 2 nga 3669 deklaratat e analizuara përfshijnë në kategorinë e shpenzimeve, kosto të lidhura me konsumin jetik.
  • Rreth 58% e shumës së shpenzimeve të prokurorëve mbulon këstet e kredive bankare.
  • Rreth 9.4% e deklaratave Periodike/Vjetore të prokurorëve dështojnë gjatë kontrollit aritmetik dhe logjik.
  • Mbi 56% e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre për të paktën një vit deklarues.
  • Rreth 27% e pasurisë neto të deklaruar nga prokurorët rezulton e pajustifikuar me burime financiare.
  • Mbi 33% e deklaratave Periodike/Vjetore të prokurorëve dështojnë gjatë kontrollit aritmetik dhe logjik nëse shpenzimeve vjetore u shtohen kostot e konsumit jetik sipas INSTAT.
  • Rreth 38% e pasurisë neto të deklaruar nga 333 prokurorë rezulton e pajustifikuar me burime financiare, nëse shpenzimeve u shtohen kostot e konsumit jetik sipas INSTAT.

Kërkimi i avancuar

Artikujt e fundit

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182 183 184 185 186 187 188 189 190 191 192 193 194 195 196 197 198 199 200 201 202 203 204 205 206 207 208 209 210 211 212 213 214 215 216 217 218 219 220 221 222 223 224 225 226 227 228 229 230 231 232 233 234 235 236 237 238 239 240 241 242 243 244 245 246 247 248 249 250 251 252 253 254 255 256 257 258 259 260 261 262 263 264 265 266 267 268 269 270 271 272 273 274 275 276 277 278 279 280 281 282 283 284 285 286 287 288 289 290 291 292 293 294 295 296 297 298 299 300 301 302 303 304 305 306 307 308 309 310 311 312 313 314 315 316 317 318 319 320 321 322 323 324 325 326 327 328 329 330 331 332 333 334 335 336 337 338 339 340 341 342 343 344 345 346 347 348 349 350 351 352 353 354 355 356 357 358 359 360 361 362 363 364 365 366 367 368 369 370 371 372 373 374 375 376 377 378 379 380 381 382 383 384 385 386 387 388 389 390 391 392 393 394 395 396 397 398 399 400 401 402 403 404 405 406 407 408 409 410 411 412 413 414 415 416 417 418 419 420 421 422 423 424 425 426 427 428 429 430 431 432 433 434 435 436 437 438 439 440 441 442 443 444 445 446 447 448 449 450 451 452 453 454 455 456 457 458 459 460 461 462 463 464 465 466 467 468 469 470 471 472 473 474 475 476 477 478 479 480 481 482 483 484 485 486 487 488 489 490 491 492 493 494 495 496 497 498 499 500 501 502 503 504 505 506 507 508 509 510 511 512 513 514 515 516 517 518 519 520 521 522 523 524 525 526 527 528 529 530 531 532 533 534 535 536