Rreth nesh

Vetingu.Reporter.al

Vetingu.reporter.al është publikimi online i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania.

Kjo faqe ka për qëllim të përmbledhë në një databazë të vetme të gjithë skedat, artikujt dhe raportet e botuara nga BIRN Albania dhe Reporter.al rreth analizës së pasurisë dhe procesit të vetingut të gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmësve ligjorë që do të jenë pjesë e procesit të rikualifikimit.

Analizat dhe shkrimet e përfshira në këtë faqe janë produkt i një metodologjie të konsoliduar prej disa vitesh tashmë nga BIRN Albania, e cila synon të ofrojë më shumë transparencë për publikun e gjerë, si dhe të mbajë përgjegjës institucionet e reja të ngritura në kuadër të reformës në drejtësi në vend.

Ngritja e kësaj faqeje është mbështetur financiarisht nga Qeveria Suedeze, Projekti i USAID-it “Drejtësi për të Gjithë” dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë faqe i përkasin vetëm autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorëve.