Seanca ndaj ish-prokurorit Besnik Cengu në KPA
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Lazër Sallaku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 25 prill lënien në fuqi të vendimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës, Lazër Sallaku. Vendimi u mor në mënyrë unanime të mërkurën më 24 prill nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama dhe Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Sallakut.

Gjyqtari Lazër Sallaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 26 maj 2023 për probleme në kriterin e pasurisë. Ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe për profesionalizmin u çmua se kishte arritur nivel kualifikues.

Lazër Sallaku punoi si avokat përpara se të niste karrierën në sistemin e drejtësisë dhe më vonë si inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2007. Ai u emërua gjyqtar në vitin 2010 dhe e ushtroi fillimisht funksionin në Gjykatën e Durrësit. Prej vitit 2013 e deri në shkarkimin nga detyra ai punoi si gjyqtar në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *