Vendimi i zbardhur tregon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dolën në përfundime të kundërta bazuar mbi të njëjtat dokumente. KPK vendosi pro konfirmimit të Gentjan Osmanit, duke cilësuar deklarimin e tij të besueshëm. ONM thotë në rekomandimin e saj se e vetmja mënyrë që ai të mbulonte shpenzimet ishin […]
Month: September 2024
Organizatat e shoqërisë civile të shqetësuara për ngadalësinë e vetingut
Tre organizata të shoqërisë civile, KShH, ISP dhe CSDG, që monitorojnë rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve shprehen të shqetësuar për ngadalësimin e procesit të vetingut, hapësirën ku zhvillohen seancat dhe kohën e zbardhjes së vendimeve.
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Sokol Stojani
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Sokol Stojani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi procesi i hetimit administrativ ndaj tij nuk gjeti probleme në asnjë prej kritereve.
Transfertat bankare drejt Kinës vënë në dyshim “të ardhmen” e ndihmësit ligjor Artor Ylli
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se kishte gjetur sjellje jo etike dhe mungesë integriteti që cënon figurën e gjyqtarit, pas hetimit administrativ mbi pasuritë e ndihmësit ligjor pranë Gjykatës Administrative Artor Ylli. Ylli i cili vazhdon shkollën e Magjistraturës për tu bërë gjykatës, është studenti i parë që paraqitet para KPK-së.
Prokurori Stojani del i pastër në veting
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri të ditur se nga të dhënat administrative, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Sokol Stojani rezulton pa pasuri të fshehura, pa lidhje me elementë të krimit dhe me aftësi profesionale ndërsa dha shpjegime për tre kallëzime ndaj tij.
Skeda e pasurisë së deklaruar-Sokol Stojani-prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme
Prokurori Sokol Stojani do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e deklaruar prej tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.