Pas rekomandimit të ONM, edhe Komisioneri Publik i cilëson kontradiktore arsyetimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pasuritë e gjyqtarit Artur Malaj-përfshirë edhe vilën 3-katëshe në Vlorë për të cilën Komisioneri thotë se “është e paqartë se kush, kur dhe pse u ndërtua”.
Month: December 2023
Shkarkimi i Altina Xhoxhaj bëhet përfundimtar, konfirmohet në KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të konfirmojë shkarkimin e ish-anëtares së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj. Xhoxhaj u shkarkua nga KPK për “cënim të besimit të publikut te drejtësia” dhe “deklarim të pamjaftueshëm” në kriterin e pasurisë.
Apeli konfirmon shkarkimin e prokurorit Luan Kaloçi
Trupa gjykuese e KPA vendosi në dhomë këshillimi të linte në fuqi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili shkarkoi në korrik të këtij viti prokurorin e Apelit Luan Kaloçi, për kontrata fiktive, e deklarime kontradiktore.
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Bujar Sheshi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të mërkurën në detyrë prokurorin Bujar Sheshi, i cili ushtron funksionin e prokurorit pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
KPK rrëzon pjesërisht raportin e ILDKPKI, prokurori Bujar Sheshi drejt konfirmimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme në pasuritë e Prokurorit të Apelit për Krimet e Rënda Bujar Sheshi.Raporti i ILDKPKI që kishte konstatuar pasaktësi është rrëzuar nga hetimi i Komisionit. Sheshi rezultoi i përshtashëm në kriterin e pastërtisë së figurës dhe profesionalzmin.
Skeda e pasurisë së deklaruar-Bujar Sheshi-prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda
Prokurori Bujar Sheshi do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij përgjatë viteve 2003-2017.