Skeda e pasurisë së deklaruar-Bujar Sheshi-prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Skeda
Prokurori Bujar Sheshi do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij përgjatë viteve 2003-2017.

Bujar Sheshi, prokuror i Apelit për Krime të Rënda do të përballet të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  Procesi i rivlerësimit për prokurorin Sheshi drejtohet nga Pamela Qirko dhe me anëtare Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo

Prokurori Bujar Sheshi ka një karrierë të gjatë si jurist dhe përfaqësues i institucionit të akuzës në Shqipëri. Në vitet 1994-1997, ai ka punuar si avokat. Për më shumë se një dekadë mes viteve 2003-2015 ai ka punuar si prokuror i çështjeve të Gjykatën e Lartë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ndërkohë që në janar 2015 është emëruar si prokuror pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Gjatë periudhës 1994-1997, Sheshi

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Bujar Sheshi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].  

Skeda e pasurisë së deklaruar të prokurorit të Apelit për Krime të Rënda, Bujar Sheshi për vitet 2003-2017.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurori Sheshi deklaronte pasuri në vlerën e 500 mijë lekëve në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurive për zyrtarët e lartë. Referuar deklaratës së vitit 2003, ai zotëronte edhe një apartament banimi 2+1 në Tiranë, por që për shkak të përfitimit të pronës nga procesi i privatizimeve nuk rezulton të ketë vlerë financiare të deklaruar.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Bujar Sheshi është rritur me 16 herë dhe kap vlerën e 9.9 milionë lekëve. Pjesën kryesore të pasurisë e përbëjnë likujditetet në bankë në shumën 6.1 milionë lekë, të pasuara nga 2.4 milionë lekë kursime në cash dhe automjete në vlerën e 1.4 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të subjektit për periudhën 2003-2017 kapin në total 31.9 milionë lekë. Më shumë se gjysma e të ardhurave përbëhet nga paga e prokurorit Sheshi, 23 për qind nga pagat e familjarëve dhe 14.8 për qind nga statusi i bashkëshortes si ish-pronare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të prokurorit Bujar Sheshi dhe të gjitha deklaratat rezultojnë pa probleme.

Megjithatë, analiza e BIRN ka identifikuar se ndonëse vlera e deklaruar e pasurive të paluajtshme rezulton me zero, prokurori Sheshi dhe bashkëshortja e tij zotërojnë një apartament banimi të përfituar nga privatizimi si dhe pjesë takuese në një shtëpi private prej 160 metrash katrorë dhe në një apartament të përfituara nga trashëgimia.

Konkretisht, në apartamentin e deklaruar në vitin 2003 është ndërtuar një dhomë shtesë në vitin 1998, e cila është legalizuar në vitin 2015. Në deklaratat e pasurisë nuk rezulton të jetë shënuar kostoja e këtij ndërtimi shtesë.

Gjithashtu, bashkëshortja e prokurorit Sheshi ka përfituar gjysmën e një shtëpie private me testament nga halla dhe gjysmën e një apartamenti të trashëguar nga prindërit.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al