Skeda e pasurisë së deklaruar – Mustafa Turku– Prokuroria e Elbasanit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Mustafa Turku– Prokuroria e Elbasanit

Prokurori Mustafa Turku i Prokurorisë së Elbasanit do të përballet të martën më 24 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Mustafa Turku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1986. Ai punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror i Prokurorisë së Elbasanit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Mustafa Turku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Mustafa Turku.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorj Mustafa Turku deklaronte pasuri me vlerë 6.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.4 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 5.4 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.4 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 1.2 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë rreth 46.3 milionë lekë, nga të cilat rreth 47% kanë si burim pagën e subjektit, 44% pagën e familjarëve dhe gati 3% të ardhurat nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” çmimin e një garsoniere në Durrës si dhe një transfertë nga Kanadaja për bashkëshorten e subjektit.

Më konkretisht në vitin 2005, subjekti deklaron blerjen e një garsoniere në Golem të Durrësit me sipërfaqe 33 m2 dhe çmim 300 mijë lekë.

Në vitin 2006, bashkëshortja e subjektit deklaron të ardhura nga Kanadaja në vlerën e 2200 dollarëve kanadezë nëpërmjet Uestern Union.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *