Skeda e pasurisë së deklaruar –Përparim Kulluri –prokuror i Krimeve të Rënda
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Përparim Kulluri –prokuror i Krimeve të Rënda

Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri do të përballet të hënën me 4 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues që po kryen hetimin administrativ të prokurorit Kulluri përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi.

Përparim Kulluri e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2008, Kulluri është emëruar drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2013.

Me dekret të Presidentit të Republikës, ai është rikthyer sërish si prokuror i Krimeve të Rënda, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Përparim Kulluri nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri për vitet 2004-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Përparim Kulluri zotëronte një dyqan të deklaruar në vlerën e 600 mijë lekëve në vitin 2004, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij rezulton të jetë rritur me 37 herë, duke kapur vlerën e 22.2 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Kullurit ndahet në 7.1 milionë lekë likuiditete bankare, 6.5 milionë lekë pasuri të patundshme, automjete me vlerë 5.4 milionë lekë si dhe kursime të akumuluara në cash prej 3.1 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 40 milionë lekë. Paga nga funksioni i prokurorit zë 54% të të ardhurave, ndërsa paga e bashkëshortes 23%. Një zë të rëndësishëm në të ardhurat familjare të prokurorit zënë edhe të ardhurat e përfituara nga shpronësimi për interes publik i dyqanit që zotëronte në Vlorë në vlerën e 7.7 milionë lekëve ose rreth 19% e totalit.

Të ardhura më të vogla janë siguruar nga shit-blerja e automjeteve apo mësimdhënia në masën 1%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Megjithatë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, të cilat lidhen me transaksionet e shpeshta me automjetet si dhe një detyrim i pashlyer deri në fund të vitit 2017 ndaj një kompanie sipërmarrëse.

Më konkretisht, prokurori Përparim Kulluri deklaron blerje dhe shitje të shpeshta automjetesh gjatë periudhës 2004-2017. Nga këto transaksione, ai ka fituar rreth 291 mijë lekë.

Në vitin 2012, subjekti deklaron pakësimin e një depozite bankare të hapur në vitin 2011 në vlerën e 1.6 milionë lekëve. Kjo depozitë nuk rezulton të jetë deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2011.

Një tjetër “flamur i kuq” lidhet me një hua prej 1 milion lekësh, që prokurori Kulluri deklaron se i detyrohet kompanisë sipërmarrëse ku bleu apartamentin në vitin 2006. Në fund të vitit 2017, ky detyrim nuk rezulton të jetë deklaruar si i shlyer.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *