Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Vlorës, Dritan Marku. Vendimi u mor më 4 shkurt në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomo dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas […]
Tag: Prokurori
Ish-Kryebashkiakja Rajmonda Balilaj deklarohet fajtore për paracaktimin e tenderave, por i pezullohet dënimi
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën më 15 janar të deklarojë fajtore ish-kryetaren e Bashkisë Patos, Rajonda Balilaj për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim me tre vartës të saj, të cilët edhe këta u deklaruan fajtorë […]
Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut. […]
Nga Qipro në Kanada: Dy shqiptarë nën hetim për skemë pastrimi parash
Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten më 20 dhjetor ndalimin e dy personave të akuzuar se nëpërmjet kompanive guaskë jashtë vendit, transferuan gjatë dy viteve rreth 11 milionë euro në drejtim të shoqërive shqiptare, me destinacion përfundimtar Kanadanë. Sipas prokurorisë, 34-vjeçari D.G. nga Tirana dhe bashkëpunëtorja e tij, A.M. 41 vjeçe nga Lezha, kanë organizuar […]
Zvarritje dhe zhvatje: Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kallëzimeve në Prokurori
Një ditë para vdekjes së tij tragjike, Pal Trashaj besonte ende te drejtësia. Pas denoncimeve të shpeshta publike dhe zyrtare për një skemë mashtrimi me mikrokreditë, 63- vjeçari nga Lezha kapërceu më 2 korrik portën e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë në kërkim të një takimi me një oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai […]
Ndani eksperiencën tuaj: Korrupsioni në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri
Një hetim i Prokurorisë së Tiranës zbuloi së fundmi një skemë të dyshuar korrupsioni në të cilën mjekët në spitalin publik të Tiranës, përfshirë personelin e lartë mjekësor, i transferonin pacientët me kancer në klinika private, ku ata do të trajtoheshin me një tarifë, me mjekët e spitalit publik që i referonin, duke marrë një […]






