Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku
Artikull kryesor Investigime Investigime Korrupsioni Në Fokus

Hoteli me 5 yje në Barcelonë: zgjerohet hetimi ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku u mor në pyetje paraditen e të hënës në Prokurorinë e Tiranës, pas regjistrimit të një kallëzimi penal për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Mazniku u pyet në cilësinë e personit në dijeni të fakteve, lidhur me pagesën e faturës së akomodimit […]

Adriatik Llalla
Artikull kryesor ! Artikull kryesor Investigime Investigime Korrupsioni KPK Në Fokus

Punësoi kunatin emigrant të Adriatik Llallës, KPK konfirmon në detyrë Dritan Pekën

Gjatë procesit të rivlerësimit të prokurorit, Dritan Peka Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti një sërë pikëpyetjesh dhe dyshimesh- të bazuara mbi një denoncim, mbi praktikën e punësimit dhe pagesën e paligjshme të një magazinieri në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Peka akuzohet se e kishte rekrutuar këtë punonjës pa shpallje publike, pa arsim përkatës dhe […]

Adriatik Llalla
Artikull kryesor Investigime Investigime Korrupsioni Në Fokus

Raporti sekret i DSIK-së: Adriatik Llalla transaksione me biznesmenin me ‘precedentë penal’

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi të hënën të rrëzojë ankimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili kundërshtoi vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për zgjatje me tre muaj të hetimeve të nisura në ngarkim të tij për pastrimi parash. Seanca e drejtuar nga gjyqtari Bib Ndreca u […]

Adriatik Llalla
Investigime Në Fokus

Adriatik Llalla punëson lobistë në SHBA për të shpëtuar nga ‘lista e zezë’

Michael Gibaldi është një jurist i diplomuar ‘suma cum laude’ nga Universiteti Pensilvanisë dhe i Harvardit dhe specializohet me fokus në çështje penale, administrative si dhe gjyqet tregtare komplekse. Shefi i tij, Michael Tremonte është ish-prokuror dhe avokat me eksperiencë – partner dhe themelues i studios ligjore ‘Sher Tremonte LLP’. Me zyra në ‘Broad Street’ […]

Një ekip numëruesish hapin kutitë e votave në VNV Vasil Shanto në Tiranë, një ditë pas zgjedhjeve. Foto: Nensi Bogdani.
Artikull kryesor ! Artikull kryesor Investigime Investigime Korrupsioni Në Fokus

Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave

Në katin e tretë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, zyrat e prokurorëve që drejtojnë hetimet e dosjeve 339 dhe 339/1 janë të mbushura dëng me dokumente. Fletët e fashikujve gjenden të shpërndara mbi tavolina dhe dysheme, ndërkohë që një seri kutish kartoni të mbushura me CD presin radhën për t’u zbardhur. Mbi njërën prej […]

Biznesmi Sami Mane
Artikull kryesor Investigime Energjia Investigime Korrupsioni Në Fokus

Kompania e lidhur me “Balfin’ përfitoi 1.5 milionë euro për licensën e naftësjellësit të Bankers

Në nëntor 2012, Denis Alimehmeti, një 35-vjeçar që e kishte filluar karrierën një dekadë më parë si shitës në Qendrën Tregtare Univers në Tiranë, regjistroi një shoqëri aksionere të quajtur “Albanian Pipeline Services,” APS. Një vit më vonë, në tetor 2013- Alimehmeti përfitoi një transfertë prej 1.5 milionë euro nga kompania Bankers Petroleum në llogarinë […]