Kryetari i KED-së dëshmoi të premten përpara komisionit hetimor për ligjshmërinë vendimeve të Presidentit llir Meta për zgjedhjet dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku mohoi me forcë akuzat e kishte konsumuar shkelje të Kushtetutës, duke deklaruar se 6 ditë vonesë në dorëzimin e listave për emërimet e gjyqtarëve nuk përbëjnë një problem madhor. “Gjithçka mund […]
Month: April 2026
Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit, Asim Vokshi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Asim Vokshi, ndërsa një vendim i rrëzuar i tij u referua për t’iu shënuar në dosjen profesionale.
Gjykatësi i Kushtetueses cënoi besimin e publikut tek drejtësia
Mungesa e burimeve të ligjshme financiare për blerjen e një apartamenti; privilegjet e përfituara në blerjen e një banese tjetër nga një person i proceduar për përfshirje në një konflikt me armë zjarri, si dhe deklarimet e pavërteta e bindën KPA se anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.
Kolegji shkarkon nga detyra anëtarin e KLP, Besnik Cani
Më shumë se një vit nga konfirmimi në shkallë të parë, Besnik Cani u shkarkua në Kolegj për mungesë të burimeve të ligjshme për justifikimin e pasurisë si dhe për cenim të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
KPK shtyn seancën për t’i dhënë gjyqtarit Bib Ndreca kohë për mbrojtjen
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pranoi t’i jepte kohë shtesë gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme Bib Ndreca, ndërsa shtyu seancën dhe rrëzoi kërkesën për hapje të hetimit në dy kriteret e tjera veç atij të pasurisë.
KPA mbyll hetimin gjyqësor për Adnan Kosovën dhe pranon prova të reja
Dëshmia e pagesës së taksave me vonesë nga ana e prokurorit Kosova si dhe një raport i Prokurorisë së Përgjithshme mbi pyetjen nëse dy kushërinj të prokurorit janë apo jo subjekte të dyshuara të krimit të organizuar u pranuan si prova në seancën e së Mërkurës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit duke i dhënë […]






