Komisioneri Florian Ballhysa tha se nuk ishte njohur ende me raportin e ndryshuar të DSIK për drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano, ndërsa ky i fundit pretendoi se po sulmohej për shkak të detyrës.
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ardian Ylli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nda detyra të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli.
KPK konfirmon prokuroren Denisa Asko
Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Denisa Asko u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi hetimi administrativ nuk i gjeti probleme.
KPK shkarkon gjyqtarin Ken Dhima
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima, pasi e gjeti atë me probleme të pasurisë.
KPA shtyn vendimin për Besim Hajdarmatajn, kërkon një shkresë nga KPK
Kur pritej që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të shpallte vendimin për prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj, vendosi të ndryshojë rjedhën e procesit për t’u njohur me një shkresë të komunikimeve telefonike të njërit prej numrave të përdorur nga subjekti i rivlerësimit, dokument që gjendet i administruar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë hetimit […]
KPK ngre dyshime se gjyqtari Ken Dhima ka fshehur miliona
Sipas KPK-së Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Vlorës ka 60.5 milion lekë të pajustifikuara me burime të ligjshme, dy shtëpi dhe dy makina të dyshuara si pasuri e fshehura, si dhe dy raste gjykimi në konflikt interesi.