Seanca degimore e gjyqtarit Ken Dhima.
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon gjyqtarin Ken Dhima

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima, pasi e gjeti atë me probleme të pasurisë.

Seanca degimore e gjyqtarit Ken Dhima.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima u shkarkua të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Dhima, i cili mungoi në seancën dëgjimore, nuk ishte i pranishëm as në shpalljen e vendimit dhe sipas trupës së kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirko dhe anëtare Suela Zhegu, refuzoi të jepte shpjegime për barrën e provës që i kishte kaluar.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua të martën, 27 korrik, KPK ngriti akuza se Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Vlorës kishte 60.5 milion lekë të pajustifikuara me burime të ligjshme, dy shtëpi dhe dy makina të dyshuara si pasuri e fshehura, si dhe kishte gjykuar në dy raste në konflikt interesi.

Pasuria e Dhimës ka qenë edhe më herët objekt hetimi. Në vitin 2014, sëbashku me bashkëshorten Klorinda Çela – gjithashtu me profesion gjyqtare, Dhima u kallëzua nga Inspektoriati i Lartë për Kontrollin dhe Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktiti të Interesit, ILDKPKI, për fshehje pasurie.

Dhima e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Gjykatë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Në vitin 2004 ai është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në vitin 2013, Dhima është emëruar në Gjykatën Administrative Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *