Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 3 shkurt pushimin e gjykimit të vetingut të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj, vendimarrje që e riktheu atë në detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash, ku shumica çmoi se Shehaj kishte qenë student në kohën kur ka hyrë në fuqi legjislacioni për vetingun […]
Tag: Gjykata Administrative Vlorë
KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 3 korrik ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Gentiana Xhelili dhe rikthimin e saj në sistemin e drejtësisë. Vendimi për konfirmimin e Xhelilit u mor […]
Astrit Shema nuk i përmbysi dot balancat negative në KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i gjeti të drejta një pjesë të pretendimeve të ish-gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Astrit Shema, të ngritura ndaj konkluzioneve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që çuan në shkarkimin e tij, megjithatë nuk u gjetën të mjaftueshme për ndryshimin e vendimit në shkallën […]
Vendimi i KPK: Argumentet për statusin dhe shkarkimin e Bevis Shehajt
Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj, është ndarë në vendimarrje lidhur me statusin e tij si subjekt rivlerësimi, por edhe për kriteret e pasurisë dhe profesionalizmit. Ndërkohë, nuk janë gjetur probleme penalizuese në kriterin e pastërtisë së figurës. Shumica e […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e Astrit Shemës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 28 qershor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të kyetarit të Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema. Shema u shkarkua më 21 shkurt të vitit 2020, pasi KPK konkludoi pamundësi financiare në vlera të mëdha […]
Gjyqtari Bevis Shehaj shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Bevis Shehaj. Kryesuesja e trupës, Valbona Sanxhaktari sqaroi para shpalljes së vendimit se gjyqtarit Shehaj i ishte dhënë përgjigje më parë për një kërkesë të tij për përfshirjen e të ardhurave […]






